Deputeti socialist Koço Kokëdhima, gjatë një intervistë në emisionin “Top Story”, në “Top Channel” foli për ngjarjet më të rëndësishme në qeverisje dhe në Partinë Socialiste.
Kokëdhima e mohoi kategorikisht se ka për qëllim të garojë për postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Partinë Socialiste, për të zënë vendin e Gramoz Ruçit.
“Asnjëherë nuk do të konkurroj në Partinë Socialiste për t’u bërë Sekretar i Përgjithshëm apo për t’i marrë vendin Gramoz Ruçit.
Nuk bëhet fjalë të hyj në konflikte personale për qëllime të tilla”, tha deputeti socialist.
Kokëdhima dha edhe njëherë tjetër përgjigje në lidhje me shpjegimin që kërkoi nga kolegët e PS-së, se përse nuk e njoftuan që do të votohej për ta çuar mandatin e tij në Kushtetuese.
Ai mohoi se për këtë rast të ketë pasur përplasje me kreun e grupit, Gramoz Ruçi.
“Atë vërejtje dhe atë shpjegim e kam bërë publik, se kështu ka ndodhur vërtet. Nuk kisha dijeni dhe e mora vesh 15 minuta para votimit.
E dyta, çështja e votimit të mandatit tim nuk ishte në rend të ditës. Unë e thashë edhe më parë që do të kërkoj sqarime. Kjo nuk ka lidhje nëse shkon apo jo mandati im në Kushtetuese. Ajo që diskutoj unë është që nuk është normale që unë të ballafaqohesha pa e ditur. Unë fola, pasi askush nuk më mohoi të drejtën e fjalës, por nëse do e kisha ditur do kisha bërë një përgatitje më të mirë. Nuk e di pse ndodhi dhe nuk jam unë njeriu që mund ta shpjegoj.
Është një gjë e bërë në kundërshtim me procedurat e parlamentit. Çështja e Rakip Sulit nuk është një standard tjetër nga qëndrimi që ka mbajtur grupi ndaj meje. Edhe unë po të isha do votoja kundër, sepse ai deputet nuk ka bërë asnjë shkelje”, tha Kokëdhima.
Deputeti z.Kokedhima eshte nje deputet i cili i ka dhene nje vizion te ri drejtimit te Rajonit VL-GJ. Nje njeri me energji te jashtezakonshme dhe me ide avangarde.