Franca e alarmuar për lirimin e të "fortit" të "Rrugës Bardhyl" që akuzohet për 8 vrasje, letër Nishanit dhe Ramës

18 Mars 2016, 09:14Politika TEMA

Ambasada franceze në Tiranë i dërgon një letër autoriteteve më të larta shtetërore ku ngre alarmin për lirimin nga gjykata të Domart Konjarit, i njohur ndryshe edhe si një nga pjesëtarët e ish-bandës së “Rrugës Bardhyl” në Tiranë. Në letër thuhej se Franca ka shpenzuar miliona euro për hetimin e Konjarit ndërkohë që Shqipëria nuk ka respektuar Konventën  Europiane për ndihmë të ndërsjelltë gjyqësore në fushën penale.

Lirimi i Domart Konjarit nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka shkaktuar reagime të forta jo vetëm në Shqipëri por edhe në zyrat diplomatike.

Dita disponon një letër të Ambasadorit francez në Shqipëri, Bernard Fitoussi, i cili ia dërgon autoriteteve më të larta të drejtësisë në vendi tonë.

Në letër ngrihet shqetësimi kryesor për vendimin e Gjykatës së Apelit më 14 mars për heqjen e masës së arrestit me burg për Konjarin. Ambasadori Fitosussi e kundërshton lirimin e tij, pasi Konjari është i dënuar në Francë për vepra të rënda penale.

“Domart Konjari është dënuar në mungesë më 13 nëntor 2015, nga Gjykata e shkallës së parë e Rennes të Francës me 10 vjet burg, nga të cilat nuk mund të bëjë më pak se gjashtë vite burg, me ndalim të përhershëm në territorin francez, dhe me një gjobë prej 2,6 milionë eurosh.”- thuhet në letrën e ambasadorit Fitoussi.

Për të provuar këtë, ambasada franceze thekson se, pas arrestimit të Konjarit në nëntor të vitit të kaluar, në Shqipëri ka mbërritur një dokument prej 34 faqesh që janë produkt i një hetimi të imtësishëm të autoriteteve franceze që prej vitit 2011.

Ndër akuzat që rëndojnë mbi Konjarin dhe që përmenden në letrën e ambasadorit janë: import, mbajtje, transport, tregëtim i drogës, krijim i një grupi kriminal, dhe pastrim parash nga trafiku i drogës.

“Ai është i njohur si drejtues i një rrjeti ndërkombëtar trafiku kokaine, aktiv në më shumë se gjashtë vende, rrjet ku janë të përfshirë dyzetë e pesë persona nga pesë vende të ndryshme, mes të cilëve edhe Francezë.”- thuhet më tej në letrën diplomatike.

Boldnews.al mëson se letra zyrtare ka mbërritur në adresë të Presidentit të Republikës Bujar Nishani, Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani. Ndërkohë që në dijeni të letrës janë edhe kryeministri Edi Rama bashkë me Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Në fund të letrës së ambasadorit Bernard Fitoussi, lë të kuptohet se Shqipëria nuk ka zbatuar Konventën Europiane për ndihmë të ndërsjelltë gjyqësore në fushën penale. Kjo pasi drejtësia franceze i ka kërkuar drejtësisë shqiptare të ushtrojë ndjekjen penale ndaj këtij shtetasi shqiptar, por që gjykata tashmë e ka lënë të lire.

4 komente në “Franca e alarmuar për lirimin e të “fortit” të “Rrugës Bardhyl” që akuzohet për 8 vrasje, letër Nishanit dhe Ramës”

  1. Iliria says:

    Drejtesia franceze si duket harron qe ka te beje me “drejtesine” shqiptare..

  2. i papami says:

    mos u shqeteso France, se hakun do ja lajne ketu ne Shqiperi. do shkoje si “shoket” e tij

  3. MAJAKOVSKI says:

    Pas kesaj letre sebashku me Konjarin te futen ne nje biruce te burgut e gjithe trupa e gjykatesve,hetuesve dhe prokurori deri ne zbardhjen e fakteve qe sollen arrstin ne shtepi apo lirimin e tij.Kjo eshte cka kerkon reforma ne drejtesi.Hajde pra reformohuni.Filloni.

  4. gjergj fishta nga prishta says:

    shif kurva plak!
    Europa!
    nga njera an kerkon drejtsi dhe sistek gjyqsor te pavar nga politika,ndersa I dergon letra nxitse politikanve dominues te shtetit qe te nderhyjn ne sistemin gjyqsor !!!!!!1
    o jurop
    o kurv me grop!
    e ke pidhin
    si tynel
    ta kthen Karin
    kacurrel
    o jurop
    o kurv “me nder”!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje