Babaramo sulmon Shkullakun: I vardisesh Ramës prej 10 vitesh për një leje ndërtimi, ndaj dhe e hape portalin

17 Mars 2016, 14:56Politika TEMA

Gazetari Ilir Babaramo ka sulmuar kolegun Armand Shkullaku pas një editoriali të këtij të fundit.

Babaramo thotë se Armand Shkullaku i vardiset Ramës prej 10 vitesh për një leje ndërtimi.

Madje sipas tij ndaj edhe ka hapur portalin.

Më poshtë komenti i Babaramos:

Pa dyshim që projekti i qeverisë mbi mediat online do shkaktonte debate. Dhe në këtë debat, si gjithnjë,  flamurin e moralit dhe të parimeve e ka marrë shefi i vetëemëruar i personelit të shtypit shqiptar. Sa herë flet për parime Bushati ka gjithmonë të drejtë: Panorama e medias shqiptare është një pikturë e dizenjuar nga Rama, që në kohën kur ishte kryetar bashkie sipas skemës: një gazetë një pallat.

Si në cdo biznes dhe në shtyp Koço është një pioner në llojin e vet. Ishte ndërtuesi i parë që hapi gazetë. Gati 20 vjet më parë thuajse e shkatërroi tregun ekzistues duke shitur gazetën e tij nën kosto. Pas tij një mizëri gazetash populluan mediat shqiptare. Dhe si për rastësi të gjithë botuesit ishin ndërtues. Tregu mediatik që atëherë ka hyrë në kolaps, në një inflacion total. Ka më shumë media se gazetarë. Bumi I gazetave shoqëroi bumin e ndërtimit të pallateve në Tiranë.  Ishte koha kur ndërtohej Don Bosko dhe Komuna e Parisit, monstruozitete të tilla që nuk e rregullojnë më as bombardimet e NATO-s dhe Rusisë bashkë,  si Homs të Sirisë. Për të vënë nën kontroll botuesit ndërtues Rama firmosi atë barbari. Dhe si të mos mjaftonte kjo disa prej tyre morën dhe koncesionin e linjave urbane të kryqytetit. Nëse përdorim terminologjinë e liberalit  Çili: kishim të bëjmë me një diversifikimin të portofolit të investimeve të sipërmarësve shqiptarë.

Shtypi i shkruar është një teknologji obsolete. Si në të gjithë botën dhe Shqipëri shtypshkronjat po i bëjnë gati ti çojnë në muze. Teknologjia e komunikimit ka pësuar revolucionin më të madh që ka parë njerëzimi që nga koha e Gutenberg. Mediat online janë e ardhmja, madje shpesh kanë filluar të jenë e tashmja. Bushati ka të drejtë kur shprehet i shqetësuar se Rama po përpiqet të vejë dhe këtë media të re nën kontroll me parimin : një portal një pallat. Por Bushati bën një lapsus frojdian. Nga  dhjetëra posedues të portaleve vetëm pronari i njërit prej tyre i jargavitet Ramës për një lejë ndërtimi.

A e di Bushati se ortaku i tij i vetëm pret lejen e ndërtimit  për më shumë se dhjetë vjetësh për pallatin që e shikoni në këtë foto? Vështirë të mos e dijë. Si shefi kuadri ai di gjithçka se çfarë ndodh në mediat shqiptare dhe e pamundur të mos ketë një shpjegim përse portali ku ai është bashkëpronar herë përdoret si shantazh ndaj Ramës dhe Veliajt dhe pas ndonjë kafe me Fugën pështymën e sharjeve e kthen në jargë felacioni. Sepse pallati 25 katësh andej nga Garda  duhet të ndërtohet me çdo kusht.

Kur shikon lapsin që  vë alarmin se Rama po kërkon të fusë në kontroll portalet  është për të vënë ulërimën. Sepse është pikërisht ky portal që duket se është hapur enkas për të marrë një leje ndërtimi. Në fushën e medias janë fiks si Koço, pionerë të diversifikimit të portofolit të investimeve. Bushati e sulmon Sandrin për moral e parime. Nuk dua të hyjë në llogaritë e tyre por Sandri më duket më pak i rrezikshëm se Bushati dhe Shkullaku. Të paktën pronari i tv Klanit nuk fshihet pas gishtit, nuk shet moral. Sandri kur ia do puna del ne ekranin e tij dhe thotë: ne qeveria po bëjmë reforma dhe qeveria  ime është më e mira e të gjitha kohërave. Shikuesit të paktën e dinë se me kë kanë të bëjnë.

A duhen vendosur rregulla loje në tregun e medias on line. Pa dyshim po. Por jo sipas projektit që ka paraqitur Harito e cila ka hyrë si një elefant në dyqan qelqurinash. Sepse direktiva e Komisionit Evropian që përdoret nga Amazon apo e bay për shitjen në internet nuk ka asnjë vlerë për portalet e informacionit.  Për të shmangur gjuhën e urrejtjes Rama duhet të hedhë një hap të parë: të shpërndajë çetën e Fugës dhe Veliajt. Janë rreth 20 vetë që para zgjedhjeve pushtuan zyrat e katit të tretë të selisë së PS dhe me identitete të rremë shanin me libër shtëpie këdo që mund të thoshte gjysëm fjale kundër Ramës apo Veliajt. Kjo bandë interneti më pas u zhvendos nga selia e PS dhe paguhet për të njëjtën punë nga fondet e Ministrisë së Punës dhe rishtas nga Bashkia.  Janë të G 99 ose gazetarë të dështuar ata që bëjnë këtë pisllëk.

Portalet duhet  ti nënshtrohen ligjit të shtypit. Nëse ai nuk mjafton le të bëhet ligj i ri , por jo ai që Evropa e përdor për të blerë sutiena në internet. Rama nuk ka përse tia kërkonte Haritos këtë gjë. Kaq konfuz është këto ditë sa ka harruar Remziun. Ca më tepër që Remziu e ka një hall për të zgjidhur  andej nga Ministria e Jashtme. Remziu është më i aftë nga të gjithë. Ia qep su misura. Më mirë dhe nga vetë Donato.

Liria e medias është një nga kolonat e shoqërisë. Pavarësisht se qeveritë shqiptare,  herë me kërbaç dhe herë me kulaç, asnjëherë nuk e kanë fituar këtë luftë. Media shqiptare ka 1001 të zeza , por në inflacionin e saj ka dhe një të mirë: asnjë e vërtetë nuk ngelet pa thënë.

Sado e zymtë të jetë situata dhe ata më pesimistët duhet të dinë një gjë: Marku i fejsbukut nuk besoj se do kërkojë ndonjë leje ndërtimi në kryeqytetin shqiptar.

7 komente në “Babaramo sulmon Shkullakun: I vardisesh Ramës prej 10 vitesh për një leje ndërtimi, ndaj dhe e hape portalin”

  1. Shkreli says:

    Spaska mare kepuce kete jave ky pucra e Bolinos

    1. gazetar says:

      Kjo qe shkruan babaramo eshte super e vertete. Shkullaku eshte turp i gazetarise shqiptare

    2. Hysni Dajaku says:

      Sipas versionit tend more Babai-Ramos,na del qe Shkullaku qenka per Kryeminister.
      Ai nje leje po kerkon dhe na qenka I keq????
      Edi!paska bere “barbari”dhe na qenka burr I mire???

  2. drini says:

    E vertete kjo qe shkruan Babaramo. Shkullaku eshte nje gjobevenes ordiner, turpi i gazetarise shqiptare

  3. Shkodrani says:

    Vetem per Shkerdhenin nuk mbarohen kurre fyerjet e sharjet. Asht person ma I ndyte,malsori ma pidh motre ne shtypin shqiptar. Po e favorizoi vetem nje miligram kete familjeshkerdhyem, EDI Rama e ka harram voten popullore.

  4. ylli says:

    Tani o Babaramo ne e nxorre sekretin e katit te trete te shpifesve te PS.Ate histeri skizofrene kunder Sali Berishes qe organizonte PS ne rrjetet sociale zor se do perseritet ne kete vend e kudo tjeter.Dhe tani qe po e ndjen mbi vete Rama na u kujtua per menaxhimin e shpifjes ne rrjetet sociale.Por harro z.Babaramo ,qe jeni ju gazetaret majtist qe e ushqyet sistematikisht kete popull me gjuhen e urrejtjes.Eshte e habitshme se si PD ka ndenjur 13 vjet ne pushtet ,ne kete mocal komunist shpifes.Jam kurioz ligji i ri do perfshije 7 xhuxhat shpifes ,te borebardhes Rama ,te cilet jane …Erjon Brace ,Alfred Peza ,Taulant Balla ,Shalsi ,Sajmir Tahiri ,Arben Ahmetaj e Damian Gjiknuri.Sa kane shpifur keta te shtate ,nuk do shpifi gjithe Shqiperia 100 vitet e ardhshme.

  5. Emigranti says:

    Te lumte dora zoti Babaramo, jo vetem ju e kini konstatuar se cfare servili dhe interesaxhiu i felliqur esht ky SHkullaku. Ne gjithe shkrimet e tije shikon vetem te vjelle vrere, kundre qeverise dhe kryeministrit Rama, sikur nuke eshte shqiptare, me gjithe veshtiresit dhe nonje gabim qe ka bere qeveria ne pune e siper ne gjendjen qe e mori pushtetin nga PD, ka bere dhe po ben rreforma te thella, qe edhe pse me dhimbje po e japin efektivitetin ne interes te shqiperise dhe shqiptareve, ndersa SHkullakut sYte I shohin po drite si bejne, pamvaresisht portalit dhe vrerit qe nxjere dote mbetet nje deshtak ne syte tona, pska vepruar jashtezakonisht mire ish kryebashkiaku Rama , qe si ka dhe truall per dertim pallati.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje