Gjinushi: Rama nuk kërcënon Metën me zgjedhje të parakohshme, por Berishën

17 Mars 2016, 10:34Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka sfiduar dje Partinë Demokratike me zgjedhje të parakohshme, nëse nuk voton reformën në drejtësi.

Kërkesë kjo e bërë edhe nga Pandeli Majko disa ditë më parë, që nga mediat pranë PD-së u konsiderua si një kërcënim për Ilir Metën.

Por, Skënder Gjinushi thotë se ai që kërcënohet nga zgjedhjet e parakohshme është Berisha dhe opozita.

“Këto insinuata që hidhen, hidhen gjithmonë në mënyrë të parapërgatitur qëllimisht, se me këtë rast vrasim dy zogj: e zhveshim opozitën nga loja destruktive për të mos kaluar reformën, e pastrojnë opozitën nga një konflikt i madh interesi me reformën në drejtësi, se është ajo që ka baltosur, që ka deformuar e që ka çuar në këtë gjendje nivelin e drejtësisë në Shqipëri dhe është ajo që ka konflikt të madh interesi.

Sepse, nëse do të fillojë të funksionojë dhe e drejtë në ndëshkimin e krimit politik, siç është 21 Janari, të penalizuarit e parë janë ata që kanë bërë edhe krimet më të mëdha”, thotë Gjinushi për Sot.

2 komente në “Gjinushi: Rama nuk kërcënon Metën me zgjedhje të parakohshme, por Berishën”

  1. e verteta says:

    Po mor birbo i politikes ti je shume i zgjuar…….te rriti dhe edukoi partia me Ramizin per ti dhene mend ketij populli…. fare e keqe e komunizmit si ti dhe berisha , apo rama e meta.

  2. laps says:

    Ashtu eshte sepse Meta vetem i shton votat me zgjedhje te parakohshme se ka futur mijera militante ne pune. Kurse PD me Lulin do humbasi vota shume. Me e mira eshte qe Rama te largoje Lsine nga qeveria sa me shpejt. Deri tani vetem lsista po shohim edhe portokallia kshu thote. Duhet te bashkohen gjithe partite e majta qe te qeveriset mire dhe jo lsistat qe mbrojten vrasjet e 21 janarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje