Aktivitetin për anëtarësimet e reja në Partinë Socialiste të mbajtur sot pasdite në pallatin e sportit “Asllan Rusi”e ka përshëndetur edhe kryetari I Bashkisë së Tiranës, i cili fjalën e tij ka falënderuar të gjithë ata të rinj që kanë vendosur ti largohen indiferentizmit dhe të bëhej aktiv në jetën politike të vendit. Vetëm një rini aktive dhe e angazhuar mund ta bëj Tiranën dhe Shqipërinë më të mirë ka theksuar Veliaj në fjalën e tij.
“Familja jonë politike është si ekipet që luajnë në këtë fushë.
Së pari, që të bësh kosh, që të shënosh, që të marrësh një pikë duhet të zbresësh në fushë.
Kur dikush vendos që të zbres nga tribuna e indiferentëve, nga tribuna e cinikëve, nga tribuna e komentatorëve dhe të zbresë në fushë për të shënuar ka bërë ndoshta hapin më të guximshëm, por edhe më të vlefshëm e të dobishëm të jetës vet.
Ndaj, për të gjithë ata që zbresin sot në këtë fushë për të shënuar me fanellën e PS unë ju them mirë se erdhët në lojë”, tha Veliaj.
Më tej ai e ka krahasuar PS-në me një skuadër, ku kapiten është Edi Rama.
“Kemi kapitenin më të mirë, Edi Ramën, kemi ekipin më të mirë, Partinë Socialiste të Shqipërisë. Por, si çdo lojë që bëhet në skuadër askush nuk ja del dot vetëm”, shtoi Veliaj.
Po foto me Aldrinin pse? ?
Nuk mund te kete qenie me te neveritshme se ky njeri.
Kete punen e kapitenit e ke thene dhe me pare. Pyetja eshte, trainer ke keni????
ore po ty sikur te vume te qeverisje tiranen? atehere shif “ekipin e tiranes”, cpune ke ti me “ekipin kombetar”. Ka kush e vlereson “kapitenin e kombetares”, jane gati 2 mil votues qe kur te vije koha do tja bejne radiografine punes se kapitenit, nese ka punuar mire, apo keq, sje ti qe vendos e vlereson! vazhdo punen per te cilen je zgjedhur, se edhe ti do vleresohesh ne fund, e leri elozhet e rendomta per te parin e partise, se po beheni qesharake si puna e atyre qe votojne njeri tjetrin me noten 10 ne eurovizion!