Basha në SHBA, për të... (ri)punësuar lobistët e Podesta Group

16 Mars 2016, 09:16Politika TEMA

Podesta Group njoftoi se ka nënshkruar një kontratë të re me Partinë Demokratike të Shqipërisë për të lobuar në emër të saj në Uashington. Çmimi dhe kohëzgjatja e kontratës nuk është rënë ende dakord.

Nga Gjergj Erebara

Partia Demokratike e Shqipërisë punësoi Podesta Group në Uashington për të lobuar pranë qeverisë dhe kongresit të Shteteve të Bashkuara për llogari të saj. Lajmi bëhet e ditur nga dokumente të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së nën Aktin për Regjistrimin e Agjentëve të Huaj.

Sipas ekstraktit të publikuar, “Podesta do të këshillojë Partinë mbi politika revelante dhe aktiviteve të Kongresit, do të kërkojë dhe analizojë çështje të caktuara dhe do të mund të organizojë takime me zyrtarë të degës ekzekutive të SHBA-së, anëtarë të Kongresit, media dhe organizata jofitimprurëse.” (Kliko këtu për të parë dokumentin). Kohëzgjatja dhe kostoja e kontratës për Partinë Demokratike pritet të publikohet më vonë. Kontrata është nënshkruar 8 mars 2016. Po sot (15 mars), kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u nis për një vizitë zyrtare në SHBA.

Podesta, një kompani lobuese në SHBA e drejtuar nga Anthony T. Podesta, nuk është një kompani e panjohur për Shqipërinë. Qeveria e Partisë Demokratike e punësoi atë në vitin 2011 deri në vitin 2013, me një tarifë prej 60 mijë dollarësh në muaj, të cilat u paguan me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Zyrtarisht, Podesta duhej të lobonte për përmirësimin e marrëdhënieve politike mes qeverive të të dy vendeve. Gjithsesi, një investigim i mëparshëm i BIRN, zbuloi se Podesta pati lobuar në disa faqe konservatore amerikane për të bërë shkrime negative kundër Edi Ramës, në atë kohë, kreu i opozitës.

Partitë politike shqiptare janë përpjekur në të shkuarën të ndikojnë mbi qëndrimet e qeverisë amerikane ndaj tyre duke paguar lobues të kushtueshëm, veçanërisht gjatë periudhave të krizave të ndryshme politike ose gjatë periudhave zgjedhore.

Partia Lëvizja Socialiste për Integrim e Ilir Metës, punësoi kompaninë Global Security and Innovative Strategies LLC, GSIS, me një faturë mujore prej 30 mijë dollarësh. (Kliko këtu për të parë dokumentin)

Qëllimi i kësaj kontrate sipas dokumenteve të bëra publike nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA është “edukimi i qeverisë Amerikane dhe zyrtarëve të saj nëpërmjet kontakteve dhe komunikimit në lidhje me zotimin e LSI për implementimin e reformës në drejtësi.”

Partia Socialiste unësoi lobuesin Rasky Baerlain, e cila, në atë kohë, dërgoi me dhjetëra kërkesa në median ndërkombëtare në vitin 2010 në përpjekje për të organizuar intervista dhe për të promovuar mbulimin e krizës politike të asaj kohe në Shqipëri.

13 komente në “Basha në SHBA, për të… (ri)punësuar lobistët e Podesta Group”

  1. qibythsi diktator says:

    po kta,ca kan qe po kcejn naplonin
    si bythqimat ne diskotek

    1. O Popull, keta kercejne se me parate e vjedhura te PD ne Pushtet 6 + 8 = 14 vjet, qe nga lindja e sforcuar qe i beri nena Parti e P(S)umes ne Dhjetor 1990 per te mashtruar se ishte Parti Demokratike apo e Djathte, nderkohe qe u mbush e vazhdon te mbushet me ajken e rregjimit Enverist me bije e npera, ku jo pak jane Sigurimsa edhe pse te rinje ne moshe. Ska burre nene ne Planetin tone e as pertej qe kete SHQUP-Parti te familjes Sali Berisha, ta risjelle me ne Pushtet. Populli me shumice mbi 65% do te votoje per te Majten e Qendres me ne krye PS edhe per shume mandate dhe kurre sdo drejtoje vendin e vetme kurre PD-SHQUP_i me Partickat (PICKAT) qe i shkojne nga pas, se nuk dine te bejne shtet e Reforma, por vetem vjedhje e vrasje makabre qe po na kushtojne shume edhe keto vitet e fundit.

  2. ckarin jane kta podesta Firma qe prodhojne e licensojn Terrorista islamista ne bote ,
    per te shkaterruar jeten popujve ?
    e cuditeshme si lejohet ne shba nji organizate e tille qe kultivon terroriste si basha Berisha etj kriminele ,
    duke i shndruar shetetet demokratike ne rregjime diktatoriale ,
    qe shkaterrojn popuj e shtete.

    perse i mcifni komentet ju komentatore ,jeni pjes e antishqiptarise ksaj bote !
    nqs jeni ,shkofshi edhe ju me kta andej nga keni dale

  3. Bushi says:

    Ja kush eshte kapitalizmi,ku paguhen me mijra dollare per te lobuar ne favore te krimit. Edhe Sali Berisha,Lulezim Basha me partine e tyre terroriste,paguajne PODESTA GRUP me shuma maramendese nga taksat e shqipetreve, per te lobuar per pd-ke per te fshehur krimet e tyre.Ja pra kush eshte pd-ke,e cila mbeshtetet jo te vota e popullit, por te dredhit e mashtrimet e saj,si metode pune.Prandaj ka shkuar Basha me delegacionin e tij te beje lidhje te reja me PODESTEN,se vete nuk po ja del dote,por do ndihmen e tyre.Kjo tregon dobesine e pd-ke e cila eshte kredhur ne krime makabre kundra shqipetareve.Mos u kthefshin te gjalle ata qe shkuan ne amerike me Bashen ne krye,me urdher te Sali Berishes.

  4. al paci says:

    Keta jane mashtrusa me leje qe nuk denohen kure mashtrojne, dhe te gjitha fitimet i nxjerin nga vendet e botes se trete, zakonishte nga diktatore qe shfrytezojne popujt e tyre. Per fate te keqe dhe shqiperia futet ne keto vende, qe politikanet e te trejave partive kryesore ne vende paguajne miljona ne muaje per te rregulluare imazhin e tyre te qelbur qe kane. Turpe per ne shqiptaret qe votojme akoma keto tre parti pd ps lsi jane nje.

  5. brahoho says:

    Nuk ka problem,leket e popullit qorr jane.
    Mir ja bojne. Nuk ka ngel shkerdhat pa rrjepur ate vend.

    Amanet reformen e bythes ne drejtesi. Se na pelqe içik si popull 90 gradshi.

  6. DEFRIMI says:

    po behet rifreskimi agjenteve ne krye te shtetit.te mos presim qe shqiperia te behet jemi pjella me e keqe qe ekziston ne toke duhet ta pranojme.

  7. + says:

    Kjo foto tregon me se miri se cilet jane grabitqaret dhe hienat e kombit Shqiptare!miq te pd.Jane pasojat e podestas qe po vuajme sot Shqiptaret.

  8. Shoku shpati says:

    Nenen e pertej ketij populli

  9. Shoku shpati says:

    Nenen e pertej ketij populli

  10. taso kume says:

    Problemi nuk jane ” hijenat me ngjyre bojqelli ,ate kuqe” ,jane ajo pjese e turmes te ndergjegjeshme qe shkone pase tyre duke intercetuar heren e shures se tyre ne zonat e markuara texhungles . SHQIPTARE me prespektive se HIJENAT DO LENE NDONJE KOCKE.

  11. Safet Qose says:

    Duhet te ndergjegjesohemi te gjithe qe mos tu japim vota duke i braktisur krejte se po na pine gjakun . Eshte per te vene duart ne koke dhe te uluritesh e te marresh arratine .Psurohen amerikanet me gjakun tone vetem duke llomotitur neper tribuna dhe gazeta qe duke share nje pale te marre pushtetin pala tjeter. Nese dhe Rama ka vepruar keshtu sanje vote edhe Rames .

  12. y says:

    ti ndalohet hymja ne Shqiperi bijve te putanave amerikane podesta ,
    e te shpallen persona non grada ne Shqiperi
    dhe po qe nevoja gjithe atyre qe ushtrojne veprimtari antishqiptare

    Shteti Shqiptare duhet ti tregoje vendin shkerdhatave nga do te jene ata

    jane kushurinjt e obames bushit apo luluse , se po shkaterrojne kte vend

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje