Batutat e Ramës në Shkodër: Para ca kohësh takova një kamerier dhe më tha na gjej një punë. Çfarë ke studiuar?-i thashë, “Jurist, si të gjithë shqiptarët”

15 Mars 2016, 17:58Politika TEMA

“Unë e di shumë mirë që nuk na duan, por se s’na duan na e marrin edhe të keqen, do thonë se e kemi mbushur Pallatin e Sportin me administratë, ndërkohë që e gjithë administrata e Shkodrës, aq sa ka nuk mbush dot as gjysmën, pavarësisht se një pjesë e administratës e ka opozita.

Fakti që ata vijnë në këtë takim dhe disa vijnë përherë të parë në Partinë Socialiste është komplimenti më i shkëlqyer që i bëhet qeverisjes sonë. Pavarësisht se na duhet të bëjmë reforma që nuk u bënë në 20 e kusur vitesh”, tha Rama.

Sipas tij, “prurjet në Partinë Socialiste janë më të mëdha se asnjëherë më parë. Kjo tregon se besimi tek Partia Socialiste nuk është lënduar, jo vetëm shpresa nuk është dobësuar”.

Rama permendi reformat e ndërmarra veçanërisht në fushën e energjisë, që sipas tij, nëse do të ishte kryer në kohën e duhur do të kishin investuar për dekadat të tëra me arsim, shëndetësi dhe në bujqësi.

“Sikur 20 vite më parë qeveritë të thonë se nuk prodhojmë më libra që nuk i merr vesh dreqi, jo më mësuesit dhe nxënësit. Ne kemi futur në arsimit parauniversitar libra të Oksfordit, të Kembrixhit. Sikur t’i kishim futur, sot do të kishim 1 milionë njerëz më të shkolluar. E njëjta gjë me universitetet. Sikur të mos ishim bërë vendi më qesharak në Evropë me 7 herë më shumë universitete se Britania e Madhe, por të kishim hapur rrugën për arsimin profesional, ne sot nuk do ishim një vend qesharak me numrin më të madh të juristëve për kilometër katror”, theksoi kryeministri.

Ai tregoi nje histori qe e ka permendur edhe me pare: Nuk hipën dot në taksi se shoferi është jurist, nuk shkon dot në kafe se kamerieri është jurist. Para ca kohësh takova një kamerier dhe më tha na gjej një punë. Çfarë ke studiuar?-i thashë, “Jurist, si të gjithë shqiptarët”-më tha.

“Ky kryetar bashkie (i Koplikut) ka sjellë një projekt mbresëlënës, Kopliku pas një viti do të jetë një realitet plotësisht i rregulluar. Nga një qytet që u katandis në një katund pa lidhje, do të bëhet një qytet që do të jetë zemra krenare e Malësisë së Madhe, tha Rama.

Ai iu përgjigj edhe akuzave të kryebashkiakes së Shkodrës, duke theksuar se nëse quhet diskriminim që investohen 15 milionë euro, “do të vazhdojmë ta diskriminojnë”.

“Ata që thonë se jemi me Vllazninë, e lanë atë të luante në një fushë si fushe stalle. Ne nuk e duam Vllazninë ashtu, por si skuadrës të krenarisë sonë.

Unë kam pas fatin të luaj këtu basketboll dhe të rrihem disa herë. Pallatin e Sportit do t’ia bëjmë Shkodrës siç e meriton. Ky apo një tjetër ne do ta bëjmë.

Rama u ndal edhe tek Fototeka Marubi, duke theksuar se atë e nxori nga një bodrum. “Po të ishin për ata, atë e kishte marrë Buna”.

“Me rastin e Ditës së Evropës unë do të vij këtu dhe do ta marr për krahu Voltanën (kryebashkiaken) dhe të inaugurojmë muzeun e ri. “, tha Rama.

Duke folur per PS-ne, ai theksoi se “Na duhet një Parti Socialiste më e fortë sepse duhet t’i çojmë reformat përpara dhe të mos dëgjojmë as majtas dhe as djathtas.  Nuk duhet të dëgjojmë asnjë zë që rri duke u ankuar, duke na sharë, duke na u kundërvënë. Këto reforma nuk përcaktojnë fatin e zgjedhjeve të ardhshme”. theksoi kryeministri.

22 komente në “Batutat e Ramës në Shkodër: Para ca kohësh takova një kamerier dhe më tha na gjej një punë. Çfarë ke studiuar?-i thashë, “Jurist, si të gjithë shqiptarët””

  1. betim says:

    ka filluar te perseris veten ky… me corapet e kuqe me kamarierin jurist…

    1. ee says:

      Ai Sala juaj na merziti kombesine! Po te mos kish ikur dhe 4 vjet Shqiperia do quhej Karagjozeri

    2. Altini says:

      ja hangsh te gjatin atij te gjatit ti…

    3. loli says:

      po te thoshte piktur, ca do i thoje o shoku edi???

      1. u dhim tu qesh says:

        do i thoshte hajde LOLO hajdeeeeeee

  2. zef says:

    Duhet te kishte studiuar per piktor qe tu bente krieminister.

    Leri batutat, por puno fort se pser kete pune te ka punsuar
    populli qe ti sherbesh dhe jo te besh ” VIP “

    1. spartaku says:

      Edi Rama po punon forte madje shume forte,dhe do punoi akoma me forte.Por qenet qe lehin,le te vazhdojne te lehin,se nuk na prishin shume pune.Edhe ne 2017-ten atij do ja japim votat,ndoshta edhe me shume,vetem Sali Berishes te mos ja beje zoti nbare te vije ne pushtet,se pastaj na mori lumi.Ai qen e katandisi kete vend ne kete varferi,sa edhe sote nuk po e merre dote vehten.Prandaj Edi Rama po punon ne kushte shume te veshtira,E para; ai gjeti nje shqiperi te shkaterruar dhe me borxhe te medha nga Saliu.E dyta;po perballon agresivitetin e pd-ke,te cilet nuk po punojne per kete vend te shkaterruar,por si e si ti krijojne pengesa qeverise,per te mos ecur perpara ne reformat e domosdoshme.Nje fitore e ps-te,eshte nje plumb ne zemer te Saliut,Lulit dhe pd-ke.Prandaj ata i dalin pengesek kesaj qeverie.

  3. Genti says:

    Politikane Shqiptare, pa bagazh, arrogant kafenesh dhe pa etike njerezore. Tallet me ata qe e votuan dhe mire ju a ben se e meritojne. Votojeni prape heren tjeter.

  4. plaku dhe deti says:

    Mall qe s’ka thene mafioz, si tere debudedet

  5. lori2 says:

    Po pse mor ZEF nuk po punon Rama? Ja punon ai, ja asni tjeter ne ket republike, apo s’ta mbushin syrin gjithe keto qe po behen?? Por s’te mbushet syri ty me keto, se te eshte mbush truri me lakrat e Sales e te Lulit!

  6. Rigoni says:

    Nuk eshte Zefi jo,eshte ..zefina qe flet ashtu.Lere te beje qefin e vete.

  7. duno says:

    Kamarieri dhe taksisti jurist jane taksirat i xhepave te tyre dhe qari i Henri Cilve qe mbushnin xhepat , po si tja bejme ketij te gjatit qe po i ngjan cdo dite e me shume merhumit Enver ne sjellje , e kohet e fundit edhe ne retorike . Une e di shume mire qe nuk na duan ,por se sna duan nae marin edhe te keqen , e fillon fjalen kapiteni yne , njesoj si komandanti legjendar . Pastaj : Qente le te lehin , karvani shkon perpara . Ne ne goje te ujkut hedhim valle . Ne gryke te pushkes na kana , ne gryke te topit i kemi . Ka lezet kur e degjon , se ne me te vjeterve na kujton xhaxhin ,ndersa me te rinjve qe se kane njohur xhaxhin tani kane Edvinin.

  8. ilir says:

    Disa shkodrane, e marrin kthesen me vonese, ne vecanti dallohen katoliket. Gjate luftes dhe pas clirimit me vonese u futen ne levizjen per te cliruar dhe ndertuar Shqiperine, po keshtu edhe pas 90-es ishin ne shumice shkodranet qe morren urat e zjarrit kunder Pushtetit Popullor, duke djegur me se pari vetveten: shkaterruan Uzinat, fabrikat ne te cilat punonin me mijra prej tyre. Tani u ngelet te hane fjale dhe mashtrimet e berishes dhe rames.
    Naive apo …? Nuk mund te pergjigjem, por le te rrjedhe koha qe Ata te piqen dhe te kuptojne mashtrimet e rradhes. Por kushedi se c ‘dem tjeter pritet t’i bejne vehtes dhe te tjereve-viktima te moskuptimit, naivitetit dhe interesave te ketyre shkodraneve.

    1. @ilir says:

      Ndersa te tjere i moren kaq shpejt kthesat sa majtas sa djathtas aq sa vrane e prene si kriminele e na dolen pa lagur. Keta jane te pafete enveriste si ky qe mban emrin e te birit te merhunit.

  9. rogu says:

    qente te lehin karvani te ece perpara

    1. @rogu says:

      Karvani kujdes se ka humnere perpara. Qente sherbejne per te paralajmeruar rrezikun po ti vazhdo me karvanin e mos degjo.

  10. buna says:

    Kush te tha mor ilir qe shkodranet e marrin kthesen me vonese vetem po te pyes krahasoje familjen tende me katoliket e shkodres mendoje sa vite drit larg jan medoje kur ato kishin piano flitshin dy tri gjuh te gjith ishin te arsimuar jasht kurse familja jote jetonte me qallma dhe nuk e njifishin as lugen as pirunin spo flas ma se te tjerat i kupton vete ti

  11. aleko says:

    Shqiperia ka shume probleme per zgjidhje shumica te lena nga qeverite e mepareshme.Edi me qeverin e tij po perpiqet te beje aq sa jane mundesite.Duhet pare per te ndertuar vendin dhd paret jane aq sa jane nuk bien nga qielli,.Opozita cirret por harron se cfare la prapa ,miljona deficite ,qe jane pare qe duhen shlyer nga kejo qeveri .Kollaj eshte te ankohesh ,por pa pare asgje zbehet dhe keto pare dalin vetem nga taksat te cilat deri dje nje numur i msdh nuk paguante.Pa taksa ska shtet.Qeverite ne ekonomine e tregut nuk kane me pare si qeverite komuniste qe e gjithe ekonomie ishte shteterore dhe parat i kishte shteti..

  12. Petro says:

    Po pra juriste.E ke mbushur administraten me te tille juriste.Deri dhe drejtore hipotekash.Po keta s kane as te mesmen.Keta do ta hane koken edhe ty si atij qe shkoi.S dini gje tjeter ju enveristet.Te mblidhni rreth vetesn te paaftet dhe injorantet qe t u duartrokasin.Ptuuuuu mentaltet anadollak.Dhe pushoni nga puna te rinjte perendimore me diploma te shkelqyera.Po kush do t i kontrolloje keta neper konkurse?Juristet tuaj qe jane per te ruajtur lopet me kollare apo per te gatuar ndonje gjelle qensh neper dasma?

  13. fieraku NGA ferrasi says:

    Lori 2 +rigoni =pordhe me rigon
    Radhet e partise po shtohen
    Deflacioni po shtohet
    Transparenca po zhduket
    Batutat vu
    Tallje b me kete milet qe ka pjerdh
    Lum si ne ca po degjojme
    Mjer si ne ca po shohim
    Ju le MOS te keni Pune
    MOS te keni buke
    Ne staduumin do tua bejme
    Se qe andej dalin paret.

  14. rrumpalla says:

    ta kishte mbaruar edhe Rama nje juridik si gjithe shqiptaret, do ishte pak me pak trap se ç’eshte !

  15. anticensurë 543234 says:

    piktura është talent o kalama 50 e kusur!!jo të gjithë e kemi atë talent,sidomos që kur e ke patentuar ti për vete!!të paktën bëhemi juristë!!nga e keqja!!të bëheshim gjithë piktorë ti do të kishe shumë konkurencë për postin e K/ministrit!!për pikturë nuke ke konkurent!!të gjithë janë më të mirë se ti!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje