FAKSIMILE/ Faksi i Aldo Bumçit për Shkëlzenin dhe shteti paralel i Shkëlzenit brenda shtetit

15 Dhjetor 2022, 17:05Politika TEMA

Ish Ministri i Drejtësisë Aldo Bumçi është thirrur sot nga SPAK në lidhje me përfshirjen e tij si ish Ministër Drejtësie në lobimin e Shkëlzen Berishës në biznesin e demontimit të armëve në Gërdec. Ngjarja që lidh Aldo Bumçin me Shkëlzen Berishën, është një faks në të cilën është përmbajta e letrës miratuese nga Ministria e Drejtësisë për kontratën që do të lidhej në Gërdec, një kopje të së cilës nga zyra e Aldo Bumçit i është dërguar privatisht Shkëlzen Berishës. Kjo është dëshmia që tregon se kush interesohej për atë biznes . 
Dëshmia mbështet nga ish Sekretarja e Aldo Bumcit dhënë para prokurorëve, e cila pranon se Shkëlzeni ka shkuar në zyrë e më pas Aldo ka percjell porsinë për tek zyra privat e e Shkëlzenit brenda Ministrisë së Mbrojtjes. 
Faksi është sekuestruar nga prokurira në materialet e gjetura pas tragjedisë në Ministrinë e Mbrojtjes. 
Sot Aldo Bumçi tha se shënimi nuk është i tij dhe kjo është një përpjekje qesharake për ti ikur përgjegjësisë dhe dekonspirimit të Shkëlzenit. Faksi është nisur nga zyra e Aldo Bumçit dhe për këtë ka provë shkencore kokën e faksit. Shënimi është i Viktor Gumit, zëvendësministrit të Drejtësisë në atë kohë i cili fal atij shënimi për ta marrë me të mirë u bë deputetë dhe ministër më pas dhe u flak në rrugë sapo e mbyllën çështjen. 

Si qendron historia e Faksit që po "huton" SPAK

 

Ky është faksi që Aldo Bumçi ka nisur nga zyra e tij, në adresë të një zyre në Ministrinë e Mbrojtjes ku punonte në mënyrë informale Shkëlzen Berisha për projektin e Gërdecit.

Faksi është fotokopje e “Memo”-s zyrtare, që Bumçi si ministër Drejtësia i ka kthyer përgjigje Ministrisë së Mbrojtjes, për ta miratuar procedurën e koncesionit të Gërdecit me VKM nga qeveria.

Por për të informuar paralelisht Shkëlzenin, që “çdo gjë është në rregull”, një fotokopje të “Memo”-s, i ka vënë shënimin sipër “Për Shkëlzen Berishën” dhe e ka nisur në një numur faksi që i korenspondon protokollit në Ministrinë e Mbrojtjes.

Sekretarja e Aldo Bumçit në dëshminë e saj në Prokurori e pranon se e ka nisur ajo faksin me porosi të Bumçit dhe ka parë Shkëlzen Berishën të hyjë dy herë në atë kohë tek zyra e Bumçit.

Sekretarja e Ministrisë së Mbrojtjes, Anila Lala, pranon që ka marrë faksin nga Ministria e Drejtësisë dhe kur ajo e ka marrë, shënimi “Për Shkëlzen Berishën” ka qenë sipër faksit.

 

Ajo e ka çuar në një zyrë, ku ka menduar se mund ta merrte Shkëlzen Berisha.

Pra, gjithë rruga informale ka qenë e qartë.

Faksi është thjeshtë një informim servil i Bumçit për Shkëlzenin që “ja ka mbaruar porosinë” dhe nuk ka lidhje me rrugën zyrtare të “Memo”-s.

Mbrojtja që bën Berisha dhe Bumçi është pikërisht ky fakt që i implikon më shumë.

Ata thonë se Memoja origjinale nuk e ka atë shënim!

Natyrisht që nuk e ka dhe kjo është akuza: D.m.th në rrugë zyrtare dërgohej miratimi dhe në rrugë informale, informohej Shkëlzeni, që “detyrimi u krye”. Ky ishte shteti paralel i Shkëlzenit brenda shtetit.

Fakte të ngjashme ka dhe në Ministrinë e Financave dhe ende nga disa zyrtarë ruhen sms-të e Shkëlzenit, që u lutej ta kalonin shpejt “Memo”-n për Gërdecin.

Pra historia e këtij faksi nuk tregon asgjë më shumë, se sa faktin që brenda shtetit shqiptar, ishin njerëzit e Shkëlzenit, të cilit i raportinin atij privatisht. Si në çdo organizatë mafioze.

 

 

6 komente në “FAKSIMILE/ Faksi i Aldo Bumçit për Shkëlzenin dhe shteti paralel i Shkëlzenit brenda shtetit”

  1. Fatosi-kosove says:

    Pastaj babi kapety per koqe-dhimen de paska fituar tender si deputet kurse djali i tij nuk ka fituar sa ishte babi kryeminister!!!!
    Kjo eshte qudia dhe arsyeja se pse sali berisha ben lojra ne reformen politike per te vetmen arsye qe ti shpetoje pergjegjesise dhe gje,krijon e pjelle afera te paimagjinuara e lere me te ndodhura,prandaj qeveria nese e do shqiperine duhet ta beje reformen dhe ti fuse nje nga nje te gjithe ata qe kan shkaterruar vendin e deri edhe te gjykatesi i fundit qe liron vrases dhe presidenti e ùbrone,sali berisha,luli dhe PD e mbrojne jo vetrem ate dhe xenin por çdo kriminel.

  2. Ardit says:

    Ne cdo vend te botes vlen origjinali jo fotokopja mbi te cilen mund te heqesh e shtosht cfare te duash. Kjo eshte dhe aresyeja e vetme pse prok nuk e ka marre parasysh kete prove. Ajo qe te shtyn te dyshosh eshte edhe deklarimi i rreme i sekretares se shkrimi eshte i Bumcit pasi pas verif del qe nuk eshte i tij. Perse ka genjyer ?

    1. Celo Mezani says:

      Qeke cun shume inteligjent ti Ardit. E kapke lepurin me qere. Gjynah Xeni, ishte per bukuri ne jeten e vet, nuk e vidhte shtetin, nuk bente miliona dollare nga trafikimi i prones publie, nuk ngaterrohej me biznese qe shfrytezonin punen e te miturve, nuk shkaterroi nje fshat te tere (se dy shtepi mbijetuan). Kjo sekretaria u be xheloze qe Xeni ishte kaq i kulluar dhe vendosi ti prishte biografine.

  3. A says:

    Sa te vine ne “pushtet” dhe ne “pozite” Partia Socialiste me ne krye shokun EDI RAMEN, do te veproje me anen e ligjit dhe do te shqyrtoje qe ne “rrenje” ngjarjen apokaliptike te Gerdecit dhe do te denoje me “force” dhe me “vetmohim”
    kundrejt shkaktareve qe i ndodhi kjo katastrofe ku u vrane 26 persona dhe 300 vete u plagose dhe qindra ndertesa u shkaterruan. Nuk do te kene vrime halet ku do te futen SALI BERISHA, XENI dhe ALDO BUMCI me shoke.
    EDI RAMA eshte egersuar shume, por tani i ka duart e lidhura, porsa ti zgjidhen dhe ta votoje populli bindshem do te beje namin e zi. Do ta shikoni se eshte burre i fjales, i beses, fjalet i ka vepra.
    Bile direkt e mbrenda do te fusi edhe ndonje berber qe nuk ka prere kuponin e qethjes, 1500 lek te vjetra. Nuk po e ze vendi vend pa vene drejtesi. Tung.

  4. Luan Baci says:

    Ja si shkruan Rudina Xhunga:”…Atë që një natë pas varrimit, i doli në ëndërr vëllait për t’i treguar ku kishte mbetur biçikleta e djegur. Geraldo shkoi të nesërmen dhe biçikleta ishte vërtet aty. Shpirti i Erit nuk ikte, pa kthyer biçikletën që solli fatkeqësinë.
    Njeriu fajëson veten, çdo send, çdo pafatësi, kur ndodh një gjëmë, fajëson kë të gjejë dhe kë t’i dalë para. Edhe Zamira Durda, mund të kapej me biçikletën, siç do të bënte çdo grua e zakonshme, por Zamira nuk është e tillë. Ajo nuk ka pasur asnjë mëdyshje qyshkur varrosi të birin. I premtoi qe do gjykoheshin ata që e vranë të voglin. Dhe ata, për të, janë shteti.
    Ka 8 vjet, që nuk lë gjyq pa shkuar, nuk dorëzohet, nuk trembet, nuk lëshohet, nuk kthehet pas.
    Humbet dhe prapë nis nga e para. Ka vetëm një dilemë, shteti apo pushteti ia vrau fëmijën? Sepse pushteti u ndërrua, këta që erdhën i patën premtuar ndryshe. Dhe po sillen njësoj. I kanë lënë të kuptojë që vdekja e djalit të saj, është e rrethuar nga sekrete shtetërore, nga interesa kombëtare..
    A mund t’ia thuash këtë një nëne? Jo, ti mund t’ia thuash, por mos prit që të të besojë,

  5. Luan Baci says:

    Tragjedia Gerdecit nga Rudina Xhunga:”…Atë që një natë pas varrimit, i doli në ëndërr vëllait për t’i treguar ku kishte mbetur biçikleta e djegur. Geraldo shkoi të nesërmen dhe biçikleta ishte vërtet aty. Shpirti i Erit nuk ikte, pa kthyer biçikletën që solli fatkeqësinë.
    Njeriu fajëson veten, çdo send, çdo pafatësi, kur ndodh një gjëmë, fajëson kë të gjejë dhe kë t’i dalë para. Edhe Zamira Durda, mund të kapej me biçikletën, siç do të bënte çdo grua e zakonshme, por Zamira nuk është e tillë. Ajo nuk ka pasur asnjë mëdyshje qyshkur varrosi të birin. I premtoi qe do gjykoheshin ata që e vranë të voglin. Dhe ata, për të, janë shteti.
    Ka 8 vjet, që nuk lë gjyq pa shkuar, nuk dorëzohet, nuk trembet, nuk lëshohet, nuk kthehet pas.
    Humbet dhe prapë nis nga e para. Ka vetëm një dilemë, shteti apo pushteti ia vrau fëmijën? Sepse pushteti u ndërrua, këta që erdhën i patën premtuar ndryshe. Dhe po sillen njësoj. I kanë lënë të kuptojë që vdekja e djalit të saj, është e rrethuar nga sekrete shtetërore, nga interesa kombëtare..
    A mund t’ia thuash këtë një nëne? Jo, ti mund t’ia thuash, por mos prit që të të besojë,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje