Zululand - Libri me historitë e grave "kriminele", Eni Vasili: Edhe unë do të vrisja…

15 Mars 2016, 00:01Politika TEMA
Zululand - Libri me historitë e grave "kriminele", Eni Vasili:

Eni Vasili vjen për herë të parë si autore e një libri, titulli i të cilit është provokator, dhe siç tha Mustafa Nano, nuk të lë indiferent.

Një libër me plot 10 intervista të grave që vuajnë dënimin prapa hekurave të ftohtë, ku ndër të tjera është edhe historia e Nazime Vishës. Këto gra pranuan dhunën nga bashkëshortët e tyre (jo të gjitha historitë), por që një ditë ju sos durimi dhe vranë. Histori të dhimbshme, por siç thotë vetë Vasili, nuk u bë ‘palë’ me to.

Nano dhe Vasili u ndalën fillimisht tek parathënia e librit e cila është bërë nga shkrimtari i njohur Ismail Kadare. Vasili ka shpjegaur arsyen përse Kadare pranoi të shkruante parathënien e këtij libri.

Në studion e Zululand, Vasili tregoi se si u vendos në kontakt me këtë realitet dhe më pas vendimin për të bërë një libër me këto histori femrash “kriminele”.

Titullli i zgjedhur “Kam Vrarë”, për Vasilin është provokator, por më shumë se kaq është një realitet i hidhur që ndodh jo shumë larg qendrës së Tiranës.

Madje Nano nuk nguroi të pyeste, nëse do të vriste Eni Vasili?! Përgjigjia e saj ishte: “Po mund të vrisja. Do mbrohesha, do kisha frikë se do të vdisja unë”, por duke sqaruar rrethanat në të cilat mund të ndodhej.

Në studion e Zululand, EnI Vasili përballë gazetarit Mustafa Nano foli edhe për epërsinë mashkullore në shoqërinë shqiptare, apo e thënë ndryshe për shoqërinë maskiliste shqiptare .

Por a është e vështirë të jesh një gazetare femër në Shqipëri? “Edhe në gazetari, sundimin e kanë marrë burrat”, thotë Eni Vasili. “Ke njerëz në media, tha Vasili, që janë më pak të aftë, pa integritet, por qëndrojnë aty se janë meshkuj”.

Gazetarja e njohur e emisionit “Studio e Hapur” foli edhe për një ngjarje personale në kohën kur kërkoi dhe lancoi lirimin e Nazime Vishës.“Këshilltarët e Presidentit nuk lanë gjë pa thënë… sa m’u drejtuan edhe me Ti”, – rrëfeu Vasili.

 

2 komente në “Zululand – Libri me historitë e grave “kriminele”, Eni Vasili: Edhe unë do të vrisja…”

  1. Beobachter says:

    I pelqen shum vetja ksaj te ashtuquajture gazetare….
    Them te ashtuquajtur, sepse Gazetar te vertet nuk kemi ne Shqiperi.

  2. nji kafe me pak te lutem says:

    Kujdes nga ENI VASILI se pak koh qendroi me te burgosurat mendja i shkon per te vrar, pale te futet tek xhamia mezezit kushedi ku perfundon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje