Koço Kokëdhima: Kam siguruar anëtarësimin e 16 mijë njerëzve të rinj në PS-në e Vlorës

14 Mars 2016, 21:55Politika TEMA

Koço Kokëdhima shprehet për “Tonight Ilva Tare, se ka siguruar anëtarësimin e 16 mijë njerëzve të rinj në PS-në e Vlorës

Tare: Si e morët këtë mandat?

Kokëdhima: Jam deputet në qarkun e Vlorës dhe deputetët përveç detyrave funksionale si përfaqësues të popullit në Kuvend janë sigurisht përfaqësues të PS për zonat nga vinë sepse zgjidhen me mbështetjen e PS dhe punojnë përsëri me të. Është një gjë shumë e natyrshme që të punojnë me partinë.Në rajonin Vlorë-Gjirokastër punojmë një grup kolegesh dhe deputetë dhe jo deputetë që janë drejtues të rëndësishëm që ushtrojnë pushtet vendor në emër të PS. Kjo strukturë merret dhe me drejtimin e punëve të partisë.

Tare: Pozicionin e të deleguarit e kërkuat apo jua dhanë?

Kokëdhima: Nuk është diçka as e kërkuar dhe as e dhënë, është proces i natyrshëm pune. Një nga kolegët do ta bëjë një rol të caktuar, një tjetër do bëjë një tjetër. Reforma në PS në rajonin Vlorë-Gjirokastër është zhvilluar në mënyrë shumë interesante. Është reformë komplekse, e hapjes dhe shumëfishimit të radhëve të anëtarësisë së saj, reformë e strukturës politike dhe ekzekutive të partisë, përtëristjes së debatit polititik, vlerave në parti.Është reformë që prek gjithë anët e ndërtimit të PS atje. PS ka qenë në 25 vjet në reformim të vazhdueshëm, është në dialektikën e vetë partive. Tani jemi në një fazë tjetër, kjo reformë që po zhvillohet aktualisht.

Tare: Si e gjetët gjendjen atje?

Kokëdhima: Kishim rreth 6000 anëtarë aktivë të PS nga 12 mijë që ishin në lista, aktivistë politikë, njerëz të identifikuar me PS, komisionerë. U bë një ndryshim shumë i thellë pasi numri i anëtarësimeve të reja në parti u zhvillua shumë, aktualisht në Vlorë-Gjirokastër kemi 22 mijë anëtarë. Kemi bërë praktikisht 15-16 mijë anëtarësime të reja në parti, përgjithësisht njerëz me shkolla, të rinj dhe të reja, dhe sidomos gra dhe vajza.

8 komente në “Koço Kokëdhima: Kam siguruar anëtarësimin e 16 mijë njerëzve të rinj në PS-në e Vlorës”

  1. Nertila says:

    Duhet te krenoheni ju botues te kesaj gazete qe flisni per diskutimet e KK.
    Ai eshte nje person para se te jete personazh…kaq mjafton per te pershkruar veprimtarite e nismes se tij ne politik!

  2. Xhozi says:

    O Koco Trapi. Sipas rregjistrit te PS ne Vlore Gjirokaster ka rreth 20 mije anetare. Ti thua se ke futur ne PS 16 mije anetare te rinj. Pra PS ka patur sipas teje 4 mije anetare te saj ne rajonin Vlore Gjirokaster.
    Mirepo ne votime per delegatet e kongresit moren pjese ne votime vetem 12 mije socialiste. Sipas te dhenave zyrtare te PS kjo e dhene. Dhe kjo eshte anetaresia reale e PS ne keto qarqe. Pra mos ja fut pordhes duke thene se ne muajt janar shkurt ti pranove 16 mije anetare te rinj dhe sapo ti i pranove dhe i rreshtove per te votuar ne fund te shkurtit, nuk shkojne te votojne 10 mije socialiste.
    Po ky eshte skandal, qe Edi Rama duhet ta analizoje. Pse nuk shkojne per te votuar 10 mije socialiste te cilet dje moren dokumentin e PS dhe sot nuk vijne te votojne? Sepse faktikisht keta 10 mije anetare te PS nuk ekzistojne.

  3. durresi says:

    Me leket qe ka ai, te gjitha keto antarsime eshte ne gje dje ti paguaj edhe nga xhepi i vet

  4. Guvadari says:

    Kocua duket qe eshte prerje e sistemit komunist.Po ku te con mushka ai vrare me 16000 anetare te rinj ne PS?!!!!Qe kur erdhe ti ne Gjirokaster-Vlore u pakesuam me 10000 anetare o derman.Lumi qe morri Vunone pse nuk merr dhe Kocon tone me gjenjeshtra.Sot dime sa bageti ka ne gjithe zonen operative Gjirokaster-Vlore e jo me sa njerez ka PS-ja e sa PD-ja.

  5. Tani says:

    Te lumte e Koco. Puna juaj po merr meritat e duhura

  6. Ana says:

    KK jeni deputet i popullit.. krenari e Jugut

  7. Andrea says:

    Te lumte Koco. Puna juaj po jep frytet e saj

  8. Arber says:

    Respekte Kokedhima.Puna e pa lodheshme sot donte japi ftutet e nje mirqenieje dhe qeverisje te shendeteshem. Vetem zagaret dhe injorantet lehin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje