Gazetari Lawson tregon për dritare.net, ku përfunduan “çunat”, armët dhe fëmijët e Gërdecit.
“Diveroli është jashtë burgut tani. Ai është i angazhuar në një sërë luftërash ligjore në përpjekje për të marrë paratë, që beson se qeveria e Shteteve të Bashkuara i detyrohet.
David Packouz, i cili ishte bashkëpunëtor i tij, ka filluar një biznes. Ai ka shpikur një pajisje, një makineri baterie të quajtur BeatBuddy. Alex Podrizki, i treti, po përpiqet të marrë jetën e tij në dorë, sepse siç mund ta imagjinoni, kur ke një dënim federal për mashtrim, bëhet më e vështirë për të gjetur një punë për të ecur përpara me jetën. Qeveria nuk i provoi kurrë deklaratat që përmbante artikulli i New York Times, ku thuhej se municionet që vinin nga Shqipëria ishin të vjetra dhe nuk funksiononin. Kjo gjë nuk është vërtetuar kurrë sepse në fakt nuk ishte kështu. Kjo ishte në thelb një ndjekje penale politike, sepse qeveria ishte e sikletosur me cilësinë dhe natyrën e municioneve që po blinte, edhe pse e dinin se çfarë po merrnin.
Do thosha se Alex dhe David, dhe jam i bindur edhe Efraim, janë të mërzitur me faktin se jeta e tyre është dëmtuar, në thelb për arsye politike. I pandehuri i katërt në ndjekjen penale është një burrë i quajtur Ralf Merrill, i cili ishte financieri. Ai ishte një burrë i vjetër, më shumë një biznesmen, ai sapo doli nga burgu gjithashtu. Ai ka qenë i detyruar të falimentojë dhe gjithë puna e jetës së tij është çuar dëm”.
I pyetur a është në kontakt me “çunat”, Lawson shpjegon se është në kontakt me tre prej tyre.
“Kam qenë në kontakt edhe me Efraim Diverolin, por nuk kam folur me të qysh kur doli nga burgu. Po, ata e kanë lexuar librin. Mendoj se të gjithë ndjehen të shpaguar, sepse historia deri më sot ka qenë e shtrembëruar nga New York Times, politikanët dhe prokurorët. Një nga gjërat që është fyerje për Shqipërinë është ajo çfarë u tha, se këto municione janë të këqija, sepse vijnë nga Shqipëria, kjo nuk është e vërtetë. Municionet punonin, bënë atë që duhej të bënin. Për fat të keq, jam i sigurt se tani ato municione po përdoren nga talebanët kundër forcave të NATO-s, në Afganistan dhe ndoshta edhe në Siri. Por kjo është një tjetër histori|.
Pyetje se dritare.net se a është në dijeni që Mihal Delijorgji është i lirë dhe ka marrë një leje ndërtimi, gazetari amerikan i përgjigjet:
“Po, jeta përfundoi për të gjithë ata që u vranë në atë shpërthim, përfshirë fëmijët e Gërdecit. Tragjedia më e madhe, them unë, është se jeta vazhdon e pandryshuar në Shqipëri”.
Rrofte Mbreti i Madhenishem Sali Berisha!!!
Folni po deshet, baba (Saliu), vret gjysmen e Shqiperise qe Zenushit te mos I hyje gjembi ne kembe. Keto pune jane te thella, ohuaaa….Salushi nuk e dinte qe Gerdeci “Ekzistonte”, Kunatin nuk E “kish takuar ndonjehere”. Trebicka I shkrete hapi gojen, donte te thoshte cdinte por nuk arriti se makina u permbys ne rruge te sheshte e ai me katapulte doli nga makina e vdiq pa asnje plage… e tjera e tjera… I forti Sali sa te jete gjalle, nuk I ndodh asnje gje Zenushit lepurushit……
Krimineli do vdesi, zoti do ja marri hakun atyre nenave te mjera qe I vdiqen femijet akoma me buzet me qumesht. Harram ore Zen krimineli, te vdekshin cke ty, Sal kriminelit, monstres, Gites e fisi juaj u zhdukte nga kjo toke. Zoti paste pune me ju familje kriminelesh.