Të hënën në “Dritare” të Vizion Plus, në një intervistë ekskluzive, do të zbulohen disa prej mistereve të tragjedisë së Gërdecit. Çfarë di Ministria e Mbrojtjes së Ramës, për Fatmir Mediun dhe pse hesht ajo? Cilët janë njerëzit e Ambasadës Amerikane në Tiranë që u përfshinë në këtë histori. Gazetari kanadez që ndoqi për vite të tëra dosjen Gërdeci, Guy Lawson, tregon për dritare.net çfarë zbuloi gjatë hetimeve për Gërdecin, çfarë përfshiu në libër dhe cilët janë emrat dhe detajet që hoqi.
Ja çfarë përgjigje i jep ai, në dritare.net, pyetjes së Geraldo Durdës, vëllait të fëmijës që humbi jetën në 15 mars 2008, duke u kthyer nga fabrika e Gërdecit, ku kishte shkuar me kushëririn, për t’i çuar bukën nënës së tij.
Geraldo Durda: Ish- shefi i Shtabit të Përgjithshëm, i dënuar 5 vjet nga gjykata e apelit, si përgjegjës në tragjedinë e Gërdecit, është tani azilant në Amerikë. Luan Hoxha, sipas një kabllogrami të SHBA, raportoi përfshirjen në Gërdec të djalit të kryeministrit. Kjo u mohua më pas. Si është e mundur që SHBA pranoi kërkesën e tij për azil?
Guy Lawson: Kjo nuk është vetëm e mundur, madje bën shumë sens në qoftë se e shikon nga këndvështrimi i amerikanëve.
Të gjithë njerëzit në pushtet, kur Gërdeci shpërtheu, kërkuan që problemi të largohej.
Ata nuk donin të bëhej një hetim serioz dhe nuk donin të zbuloheshin lidhjet me ministrin e Mbrojtjes, djalin e kryeministrit dhe ndoshta edhe vetë kryeministrin.
Brenda Ambasadës amerikane në Tiranë kishte më shumë se një sugjerim se zyrtarët amerikanë ishin në dijeni të projektit të demilitarizimit në Gërdec dhe se çdo hetim për ta zbuluar atë do të rrezikonte marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, pasi populli shqiptar do të merrte vesh se çfarë po ndodhte realisht.
Dhe kështu, kur shefi i Shtabit kërkoi azil.
Gjëja më evidente që mund të bënin Shtetet e Bashkuara së bashku me qeverinë shqiptare, ishte ta pranonin kërkesën e tij dhe ta nxirrnin atë jashtë vendit.
Unë e di që ai jeton këtu, kam tentuar ta gjej, por pa sukses, por edhe në qoftë se e gjej nuk mendoj se do të fliste.
Nga ajo që kam kuptuar dhe nga çfarë më kanë thënë burimet e mia, ai është shumë i frikësuar nga pushtetarët me të cilët kishte lidhje, jo vetëm nga pushteti shqiptar, por edhe qeveria amerikane.
Pra, ajo që dua t’i them vëllait të djalit është, faleminderit që e ke lexuar librin.
Shpresoj të mund të bëjmë diçka për të zbuluar të vërtetën, por realiteti është se si qeveria shqiptare ashtu edhe qeveria amerikane, të dyja ndajnë interesin për ta mbajtur atë sekret.
Gazeta juaj duhet te merret me gjera me interesante dhe sekrete qe jane veretet te tilla. Ky gazetari e ka trajtuar kete çeshtje si shume letrare dhe gazetareske pa bere nje analize te vertete. Edhe ju si gazete keni mbetur ne ato nivele. Por une desha te them qe duhet te shikoni me ne veçanti rolet e figurave qe nuk ndihen apo nuk shihen. Shkelzen MADANI, tropojan mik i Shkelzen BERISHES qe u “burgos” nga prokuroria dhe me kete pretekst filloi te fliste dhe spiunonte gjera per pune te prokurorise dhe nen kontrollin e Fatmir Mediut dhe Shkelzenit te cilet e nxorren palagur nga kjo çeshtje… Po drejtori aktual i pergjithshem ne Ministrine e Mbrojtjes, Ish Sekretari i Pergjithshem…pasi beri disa udhetime ne USA u be i pranueshem tani ne kabinetin e zonjes Mrika KODHELI.. Pse heshtni ju si gazete dhe merreni me viktima te pafajshme si Durda e kompani??
Kaq per sot.
Koment i sakt, BRAVO !!
Ambasadori Donald Lu, po te kete deshiren te burgose Berishen, apo Shkelzenin, shkon ne SHBA me nje Prokuror Shqiptar, dhe merr deshmite e Luan Hoxhes.
Donald Lu eshte perkrahes i familjes Berisha, ndaj e takon akoma kriminelein.
si per cudi,te gjithe shefat e shtabit strehohen ne SHBA.Luan Hoxha,por para tij eshte Adem Cobani pergjegjesi per 1997.Te dy emrat lidhen me Sali Ram Berishen.Pra nuk eshte rastesi strehimi ne amerike.
Dal nga dal do te arrijme tek rrahja e shpatullave te SALIHIT prej EDIT.
Ja qe Sala i ka patur shpatullat e ngrohta…edhe prej EDIT!
Bisnesmeni po vazhdon me sukses ndertimet….!
Ky eshte KAPITALIZMI…
…vazhdojne llogjet…..
Protokoll
I grupit hetimor te ceshtjes “Gerdeci”
Sot me date 16 shtator 2008, grupi hetues i ceshtjes “Gerdeci”, i
mbledhur per te vertetuar tezen e vdekjes aksidentale te deshmitarit
kryesor te
ceshtjes, arriti ne konkluzionet e meposhtme:
1. Se me date 12 shtator 2008, deshmitari i kryesor i ceshtjes, rreth
ores
14:04, krejt i vetem, ne gjendje te rende morale dhe shpirterore, u lye
me
benzine, piu fotoksine, futi gishtat ne prizen e korrentit dhe u hodh
nga
dritarja e motel “Voskopojes”, ku kishte kaluar naten krejt i vetem ne
shoqerine e motres se nje deputeti te opozites;
2. Se, pas renies nga kati i trete, ne gjendje shume te rende
shendetesore, i
ndjeri kishte pesuar nje parainfarkt dhe ishte shkelur nga nje kamion
mallrash i
komunes Lekas;
3. Se pas goditjes nga kamioni dhe parainfarkti, i tronditur thelle dhe
me
politraume te shumefishte, i ndjeri kishte goditur veten ne koke kater
here me
pistolete, gjithesesi pa e arritur qellimin e tij;
4. Se menjehere pas kesaj, i ndjeri i kishte hipur xhipit dhe ishte
nisur ne
drejtim te komunes Lekaj;
5. Se pesembedhjete kilometra para se te mberrinte atje, i ndjeri kish
frenuar
per te shmangur nje lepur, i cili i kishte zene rrugen. Si pasoje e
frenimit, i
ndjeri kishte perplasur koken ne xhamin e perparme te makines, duke
pesuar nje
tjeter frakture te shumefishte, dhe pastaj i kishte dale perpara xhipit
duke
rene nen rrotat e vete makines se tij;
6. Se, pas daljes nga rrotat e makines, i gjendur i vetem ne fushe te
hapur, ai
ishte goditur nga rrufeja, dhe, ne vijim te kesaj, ishte sulmuar nga
lepuri, cka
e kish detyruar te qellonte veten kater here ne kembe per
vetembrojtje;
8. Se gjate ketyre veprimeve, i ndjeri kishte refuzuar kategorikisht
oferten
per ndihme te njerezve te sherbimeve sekrete, te cilet kishin dale te
mblidhin
lule ne nje livadh aty prane;
9. Se, pasi dale pjeserisht i pademtuar nga ky incident, i ndjeri
kishte
shkelur mbi nje mine te paplasur te Luftes se Pare Boterore;
10. Se shperthimi i mines e kish hedhur te ndjerin ne kopshtin e
perimeve te
protodhiakonit Anesti Prokopulli, i cili, duke pandehur se behej fjale
per nje
dhunues varresh, e kish kercenuar me shkisherim me fjale shume te
renda;
11. Se i gjendur i papergatitur perballe ketyre fatkeqesive, deshmitari
kryesor
i ceshtjes “Gerdeci” pesoi nje infarkt te miokardit, humbi ekuilibrin
dhe vdiq nga nje politraume e shkaktuar nga perplasja me token.
12. Se, duke patur parasysh persa me lart, fundi i deshmitarit kryesor
te
ceshtjes “Gerdeci” erdhi ne menyre 100% aksidentale.