Partia Demokratike, nëpërmjet zëdhënëses Ina Zhupa, deklaroi se “Edi Rama tentoi dje të manipulonte opinionin publik, duke sajuar në mënyrë banale një fabul me një video nga takimi i zotit Basha me banorët e Klosit”.
“Kudo, në çdo cep të vendit, ka protestë ndaj Edi Ramës. Varfëria që ka sjellë, vjedhjet dhe abuzimet e tij, kanë shkaktuar revoltë dhe kudo njerëzit shprehen kundër tij. Siç ndodhi në Klos. Dhe ju mund ta shihni dhe dëgjoni fare mirë nga kjo video se qytetari është shprehur: “Zgjedhje të parakohshme, zgjedhje të parakoshme, Lul Basha kryeministër!” Përpjekja e Edi Ramës për të manipuluar opinionin, me anë të laboratoreve të tij mediatike, është shenjë e qartë e krizës ku ai ndodhet. Edi Rama jo vetëm ka humbur besimin e qytetarëve, por dukshëm ai nuk honepset më as nga partia e tij. Kjo është arsyeja pse Edi Rama nuk shfaqet në asnjë ambjent publik, në asnjë rrugë, në asnjë takim me qytetarët. Sepse do të ballafaqohej me revoltën dhe pakënaqësinë e tyre”, u shpreh Zhupa.
“Në ndryshim nga kjo, Basha është i pranishëm në çdo ambjent ku gjenden qytetarët, në çdo cep të vendit. Takimet e Ramës janë në salla të mbyllura, me njerëz që kanë kaluar në 10 filtra e kontrolle, me brohoritës të bindur. Manipulimet e mjera mediatike, tregojnë degjenerimin dhe fundin e tij të afërt”, shtoi zëdhënësja e PD-së.
Hahaha. Sa I ka djeg kjo video o Mero! Kryeministri I ardheshem qe ka frike se mos Rama sot i merr Byrone e Hetimeve duke shfrytezuar postin e Kryeministrit. Kryeminister si Luli qe do Gjum. Gjum, Gjum me gjyma.
Ik moj pirdhu kukumjacke…
Pafytyresia e PD-se do ta çoje ne nje parti pa elektorat ,vetem te verberit e PD nuk kane sy t’a shohin realitetin
O burra, ta shkulim kete qeveri kriminale dhe te montojme nje qeveri tjeter, gazmore,te bukur, te paster, te denje per cdo shqiptar, te montojme qeverine ” Berisha 15″ dhe do jemi te lumtur per mot dhe jete
Pd per 20 vjet te ardheshme,nuk vjen me ne pushtet ,se ato deme qe I shkaktoi ajo ati vendi me teorine digj e shkaterro se paguan lala GJONI ishkoi ne palce ati populli dhe ja dha pergjigjen -2 here PD me 2013 dhe me 2015.
PD duhet ta dije ,qe nga ana e propagandes eshte vite larg PS.Me kujtohet ajo historia e medemek gruas se kryetarit te bashkise se Kavajes.Nje xhip me kater veta te Saliut e moren e perdhunuan dhe i nxoren femijen.Bertit kryetari Rama ,ulerit sejmenet e Rames ,pellit histeriket e rrjeteve sociale.E kur na doli qe ishte inskenim ,as su beri pershtypje fare.E ca them une ,zyra e Agjit-Propit i mbushi mendjen ketyre qe ne Amerike po vdesin per buke ,jo me per PD qe e ka lene amanet Enveri….ta urrejme armikun e kllasese deri ne vdekje.” Ne ne goje te ujkut hedhim valle,lum moj Shqiperi qe na ke”
Shume te trashe e ke bere bastunin mor Avdi. Se une e degjova c’tha kjo cupa, po gje nuk mora vesh. Dmth, Edi paska hyre ne dhomat e montazhit te shqupit dhe ka bere gjemen. Se vetem kjo ka mbetur te thote kjo cupa