INTERVISTA/ Ben Blushi: Dua të ndryshoj PS-në nga brenda

12 Mars 2016, 18:26Politika TEMA

Në Shqipëri, deputeti socialist Ben Blushi thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës se përpjekjet e tij synojnë që të sjellin ndryshime në partinë socialiste nga brenda, përmes votës, dhe jo nga jashtë, ndonëse lë të hapur cdo mundësi në të ardhmen nëse gjërat nuk ndryshojnë. Ai kundërshton propozimin për referendum për zgjidhjen e cështjes së kryetarit të partisë, duke këmbëngulur se kjo cështje zgjidhet vetëm përmes votimit një anëtar një votë, dhe se paralelisht mund të zhvillohej një referendum për problemet e statutit

Zëri i Amerikës : Zoti Blushi, do ta nisja këtë intervistë me asamblenë e disa ditëve më parë. A mund të thuhet që ishte një “fitore” e vogël, duke qenë cështjet e ngritura nga ju zunë një pjesë të mirë të debatit e vecanërisht të fjalës së kryetarit Edi Rama, i cili në fund të fundit e pranoi se statuti ishte shkelur, dhe bëri një propozim të tij për referendum për cështjen e kryetarit?

Ben Blushi: Eshtë e vërtetë që debati që është hapur brenda PS po dominon të gjitha forumet e saj për më shumë se dy muaj ndoshta. Në thelb të këtij debati, është nevoja për të patur zgjedhje brenda partisë. Dhe kjo është ajo që unë kërkoj, të ketë zgjedhje, për shkak se jo vetëm precedentët shqiptarë, dhe në partinë socialiste, kanë patur zgjedhje, të gjithë precedentët ndërkombëtar, pra partitë europiane si ne, bëjnë zgjedhje periodike. Por cka është e rëndësishme është se statuti i PS-së përcakton zgjedhje për kryetarin e partisë, një herë në katër vjet. Ajo që po ndodh sot është se po zgjidhen të gjitha strukturat e partisë nga organizata më e thjeshtë deri të kongresi, delegatët e rinj, sekretarët e rinj, asambleja e re, kryesia e re, me përjashtim të kryetarit të partisë. Unë mendoj se kjo është e padrejtë. Sepse partia nuk mund të ketë dy standarte. Një parti që drejton vendin duhet të jetë më demokratike se të gjitha grupet që e konkurrojnë atë.

Më vjen mirë që ky debat ka dominuar, pavarësisht se ka patur nota të tepruara, dhe unë jam vënë në qendër të një debati ku nuk do të doja të isha në fakt. Sepse ajo që kërkoj, janë zgjedhjet brenda partisë, dhe më kundërshtojnë pa thënë se përse nuk duhet të ketë zgjedhje. Askush nuk e thotë këtë. Shpresoj të shkojmë në një Kongres që të jetë pak më i kthjellët, të dominojë arsyeja mbi vullnetin e forcës dhe të merret një vendim i përshtatshëm i cili në fund fare i jep mundësi socialistëve, jo mua, por socialistëve të Shqipërisë që të kenë të drejtën e votës.

Zëri i Amerikës: Megjithatë kritikat tuaja janë drejtuar dhe ndaj qeverisë, për mënyrën se si është qeverisur vendi në këta dy vjet. Kryetari Rama gjatë Asamblesë, mori thuajse një për një të gjitha cështjet që ju keni ngritur, duke thënë se brenda një partie mund të ketë opinione të ndryshme, por jo fakte të ndryshme, duke aluduar se ju po abuzoni me këto fakte, e duke quajtur të papranueshme që qeveria të sulmohet nga brenda partisë së saj?

Ben Blushi: Ka një pyetje themelore që e kam shtruar dhe do ta shtroj. Kush e dëmton më shumë një parti në pushtet, ai që thotë se është rritur emigracioni, papunësia, borxhi, ekonomia ka rënie sepse jemi zyrtarisht në deflacion, jo sipas qeverisë, por sipas meje, kanë rënë eksportet, ka rënë fuqia blerëse, dhe në përgjithësi në Shqipëri mbizotëron një sens pesimizmi i thellë. Njerëzit besojnë se nesër nuk do të jetë më mirë se dje. Ky pesimizëm është rritur në dy tre vitet e fundit. Masat e qeverisë, që nuk janë reforma sipas meje, kanë ndikur në tkurrjen e ekonomisë, nuk ka patur reforma reale që kanë krijuar më shumë vende pune që kanë rritur prodhimin e konsumin. Këto janë gjërat nga të cilat vuan ekonomia jonë. Dhe kush e dëmton më shumë, ata që e bëjnë apo ata që e thonë. Kush është i vetmi propozim real ekonomik që ka dhënë PS në tre vjet? E dini kush? Legalizimi i kanabisit. Unë jam kundër kësaj sigurisht. Po kush e dëmton më shumë një parti, kur dikush që thotë të legalizohet kanabisi, apo dikush që thotë hajde t’i japim fund politikave të austeritetit. Rrisim pak shpenzimet, rrisim pagat aq sa mundemi, i japim më shumë mundësi njerëzve të kenë para për të blerë dhe ato pak para që kemi për investime, nuk bëjmë investime estetike, por prioritare, që direkt rrisin prodhimin ekonomik dhe i japin mundësi prodhimeve shqiptare të jenë të konkurrueshme, të jenë me çmime të përballueshme në tregun tonë e të kenë mundësi të shiten në tregjet e huaja. Ky është debati themelor që kam hapur unë. Kjo nuk është arsye për t’u kryqëzuar, as arsye për t’u parë si palë armike. Sepse kjo klimë kundërshtie dhe armiqësie, coi në rezultatin e Elbasanit që ishte një shfaqje e turpshme e një partie e cila përvecse ka qenë partia më e hapur dhe më demokratike, sot nuk po merr guximin të distancohet nga Elbasani. Dhe Elbasani mund të përsëritet, përsa kohë që ka një frymë armiqësie dhe cdo debat e quan armiqësor. Unë nuk jam për debat armiqësor. Jam për një kongres i cili bën dy gjëra: zgjedhje të lira me parimin një anëtar një votë për kryetarin e partisë dhe një debat të madh për ekonominë, mënyrën se si duhet drejtuar ekonomia që të mos bjerë sërish në deflacion.

Zëri i Amerikës:  Por Kongresit do t’i shtrohet propozimi i zotit Rama për një referendum për çështjen e kryetarit të partisë..

Ben Blushi: Unë nuk e di se sa i bindur është zoti Rama për propozimin që ka bërë. Megjithatë do të jap mendimin tim për këtë. Unë nuk jam kundër referendumeve në përgjithësi. Unë  jam padyshim për parimin që anëtarët e partisë të kenë më shumë mundësi për të marrë vendime. Dhe sigurisht referendumi është një mundësi. Cështja është se referendumi nuk zëvëndëson zgjedhjet. Nëse do ishte në dorën time, unë do t’i bëja të dyja, edhe zgjedhjet një anëtar një votë për kryetarin e parties, çka nuk po ndodh, edhe referendum, për pika të diskutueshme të statutit të PS. Referendumi nuk mund të zvëndësoj zgjedhjet. Nëse zoti Rama është i gatshëm, dhe kjo është oferta ime le t’i bëjmë të dyja: zgjedhje për kryetarin e PS me parimin një anëtar një votë, dhe referendum ku mund të shtrojmë disa cështje për diskutim, për të cilat ne nuk po merremi vesh. Pra t’i japim mundësi anëtarësisë së PS të mblidhet dhe të votojë dy herë, dhe për njeriun dhe për temat

Zëri i Amerikës: Zoti Blushi, një grup deputetësh dhe anëtarë të asamblesë, përfshirë dhe ju, paraqitën platformën e Lëvizjes për Demokraci në Partinë socialiste. Cili është synimi i kësaj lëvizje, objektivat dhe aksioni i saj politik?

Ben Blushi: Shtypi ka abuzuar, pavarësisht se jam gjithnjë pro shtypit. Nuk mendoj se shtypi nuk ka të drejtë. Shtypi nuk ka të drejtë kur nuk ka informacion, dhe është rasti t’ja japim. Ajo që u paraqit në Asamble dhe që u quajt si Lëvizje, është një dokument parimesh. Nëse e lexoni, ato janë disa parime themelore mbi të cilat ndërtohet funksionimi i një partie politike. Ajo nuk është embrioni i një partie të re, apo një shizme (ndarjeje) brenda PS-së. Unë kam patur mundësi ta bëj këtë në vitin 2009 por nuk e kam bërë. Nuk kam pse ta bëjë sot kur PS është në pushtet. Qëllimi im nuk është të rrëzojë PS-në nga pushteti. Përkundrazi. Jam i interesuar që të jetë një parti e hapur, funksionale e qendrës së majtë. Gjëra që nuk po ndodhin. Pra partia nuk është e hapur, nuk është demokratike, nuk është funskionale dhe nuk po qeveris sipas qendrës së majtë. Shqipëria ka nevojë për një të majtë moderne që për fat të keq nën trysninë dhe presionin e Rilindjes si filozofi, Partia Socialiste nuk e ka më. Kjo është ajo që them.

Zëri i Amerikës: Në këtë platformë përdoren dhe terma të ashpër. Flitet për një kontroll të partisë apo qeverisjes nga oligarkë. Cilët janë këta oligarkë në PS apo në qeverisje?

Ben Blushi: Të gjithë njerëzit që kanë më shumë pushtet brenda një partie, në një kuptim janë të pabarabartë me stë barabartëve.  Njerëzit që vijnë nga biznesi të cilët asnjë gjë në të shkuarën nuk i ka lidhur me partinë socialiste, e janë afruar kur ajo pothuajse erdhi në pushtet, e kanë në disa raste konflikte interesi me të drejtën publike. Njerëz të cilët mund të influencojnë politika favorizuese,  të cilat devijojnë thelbin e një partie që duhet t’i shërbejë interesit publike, e që në disa raste i shkon më shumë interesit privat. Sic është rasti i koncesioneve. Koncesionet janë rasti tipik. Unë nuk jam kundër koncesioneve vetëm sepse janë një instrument relativisht i djathtë. Nuk jam kaq doktrinar i verbër. Por në rastin e koncesioneve interesi publik nuk është parësor, interesi privat është parësor. Interesit publik po i rritet kostoja, interesit privat po i ulet. E mora këtë si rast për të dëshmuar se për shkak të dominimit të interesit privat në disa raste, PS devijon nga nevoja për t’i shërbyer interesit publik. Dhe kushdo që e shtyn PS-në në këtë drejtim, në një kuptim është një i pabarabartë mes të barabartëve dhe unë këtë nuk e pranoj.

Zëri i Amerikës: Në momentin që u shpall kjo Lëvizje u bë menjëherë lidhja me Lëvizjen për Mendimin Ndryshe, LMN-ën, e cila nuk është se pati një fund fort të lumtur. Ju si i garantoni socialistët, se kjo Lëvizje e re do të jetë e qëndrueshme dhe nuk është në funksion të interesit të momentit?

Ben Blushi: E para, Lëvizja në të cilën unë isha së bashku me disa kolegë të tjerë deputetë në vitin 2009, i ka arritur totalisht qëllimet e veta. Ajo nuk është e lënë në mes dhe as e dështuar. Ajo kërkoi që PS të hynte në parlament se ishte në fazë bojkoti dhe kjo ndodhi. Kërkoi së PS-ja të kishte një koalicion më të madh dhe kjo ndodhi në 2013. Dhe kërkoi, cfarë ishte më themelorja, që PS-ja të kishte një program se në 2009 ne nuk kisim një program. Në 2013 ne e patëm një program sidoqoftë. Dhe kjo ndodhi. LMN-ja nuk mund të kthehej një parti brenda partisë, ko është arsyeja pse ajo nuk kishte arsye që të vazhdonte më. Vijmë sot. Sot ne po kërkojmë zgjedhje, nuk po kërkojmë të kemi një parti brenda një partie. Nuk është fare ky qëllimi im. As të ndërtoj një parti brenda Partisë Socialiste, as jashtë PS-së. Këto nuk janë qëllimet e mija dhe as të kolegëve të mi. Qëllimi është një parti funksionale, që është e detyruar të bëjë zgjedhje, që nuk kthehet në biznes privat të askujt, që nuk kthehet në pronë të askujt. Një parti e cila është e majtë, qeveris si e majtë sepse sidomos, kjo dekadë e fundit në Europë, dëshmoi se politikat e qëndrës së majtë, që janë më pak austere, më pak të rrepta, jo vetëm mund të kishin shmangur krizën, por mund të kishin garantuar më shumë harmoni e më shumë paqe në Europë, cka nuk ka ndodhur. Sidomos në Shqipëri, që është vendi më i varfër në Europë, që ka papunësinë më të larta, papunësinë më të lartë të të rinjve, që ka borxhin më të lartë në Europë, pas Greqisë, flas për vendet e rajonit. Sidomos në Shqipëri, nevoja për të qeverisur me politika socialdemokrate, të majta, që garantojnë më shumë barazi, që bëjnë më shumë për të varfërit dhe për ata që s’kanë, që garantojnë më shumë arsim dhe shëndetësi publike, këto janë pra nevojat që ka shoqëria sot, dhe unë shpresoj që influenca që ne kemi, ose që mund të kemi, përmes votës, brenda PS-së, mund të ndryshojë PS-në pa e dëmtuar atë.

Zëri i Amerikës: Zoti Blushi shumë nga kritikët tuaj thonë se ju për shëmbull në zonën tuaj të Elbasanit, morët mandatin dhe nuk jeni dukur më atje, apo se angazhimi juaj bëhet më i dukshëm në periudhë zgjedhore apo parazgjedhore. Pse besoni se do keni mbështetje?

Ben Blushi: Unë besoj se do kemi mbështetje, në rast se kjo mbështetje do të jepet me votë. Ne nuk e dimë së cfarë mbështetje ka sot Edi Rama në parti, apo cfarë kam unë. 1 milion votat që janë marrë nuk janë votat personale të Edi Ramës. Ato janë votat e Partisë socialiste që tradicionalisht ka qenë dhe është partia më e madhe në Shqipëri, me apo pa Edi Ramën, dhe janë votat e një koalicioni të madh më 40 parti. Dhe kushdo që do të më bindi se votat e PBDNJ-ës janë vota që Edi Rama t’i nënkuptojë si vota të Edi Ramës brenda parties, kjo është një shaka e pamundur.

Sa më takon mua, unë për hir të vërtetës, jam përjashtuar nga drejtimi i Partisë Socialiste në Elbasan, që prej një viti e gjysëm. Eshtë emëruar dikush tjetër, në një vendim pa vendim kryesire. Ne i bëjmë delegimet me vendime kryesie. Kryesia nuk është mbledhur kurrë për të bërë delegime të tjera. Por unë nuk fshihem pas gishtit. E kam patur të vështirë gjatë gjithë kësaj kohe, të isha më shumë i pranishëm në zonë time elektorale, aty ku jam zgjedhur, për shkak se PS nuk bëri thuajse asnjë prej gjërave për të cilat erdhi në pushtet. Dhe i hoqi mundësinë e përfaqësimit në administratë një mase aq të madhe socialistësh të cilët unë nuk pata mundësi t’i mbroj, në Elbasan e kudo tjetër.

Por kjo nuk do të thotë se nuk kam arsye të them të gjitha ato që po them. Po flas dhe në emër të atyre që nuk kanë mundësi të flasin. Dhe ka një masë të madhe socialistësh të nëpërkëmbur, të injoruar, të harruar, të refuzuar të cilët shpresoj t’i përfaqësoj. Ata nuk mund të flasin, nuk mund të dalin në televizor, nuk mund të japin intervista, nuk mund të ankohen në parlament, nuk mund të shkruajnë nëpër gazeta. Unë mund t’i bëj këto. Por ata kanë një mundësi për të shprehur këtë pakënaqësinë e re, është vota brenda PS-së. Edi Rama po jua refuzon këtë. Dhe ky është thelbi i çështjes. Pse I refuzon votën, 100 mijë socialistëve. Atyre t’u jepet e drejta për të votuar. Ata le të vendosin se kush ka të drejtë.

Zëri i Amerikës: Zoti Blushi, ju folët për pritshmëritë tuaja nga Kongresi. Por nëse këto pritshmëri nuk materializohen, cfarë do të ndodhë? Cili do të jetë aksioni juaj apo i kolegëve tuaj të Lëvizjes për Demokraci?

Ben Blushi: Mos prisni që unë të shkoj duke besuar se PS do të mbylli derën e vet. Unë po i bie një dere që shpresoj që hapet. Dhe nuk kam arsye të besoj se PS do rrudhet e do zhbëhet e transformohet negativisht, deri në pikën që do të detyrojë njerëz si puna ime, apo shumë të tjerë, që mund të jenë sot shokë shumë më të pikëlluar e të pashpresë nga ajo që ka ndodhur tre vitet e fundit që të rishikojnë vendimet e tyre. Unë nuk dua ta mendoj këtë gjë. Pra jam duke u përpjekur të ndryshoj Partinë socialiste nga brenda. Nuk kam akoma një motiv të madh që të përpiqem ta ndryshoj nga jashtë. Sigurisht kjo nuk përjashtohet për askënd. Ne jemi njerëz të lirë dhe unë kam thënë se i shkoj deri në fund lirisë sime. Ka dy rrugë, ose të ndryshosh dicka nga brenda, ose ta ndryshoh nga jashtë. Unë po përpiqem të ndryshoj nga brenda.

12 komente në “INTERVISTA/ Ben Blushi: Dua të ndryshoj PS-në nga brenda”

  1. Elton says:

    Ik o Blush pirdhu,se nuk e shef,aty po na rref ne te bytha jote.

    1. zef says:

      Injoranza nuk ka bringa,,, por eshte nje thes i madh qe te rendon shume mbi shpine,
      dhe popullit fukara i rendon me shume se dikujt tjeter.. po pse o tru shplare
      milionat qe marrin keta te korruptuar i ndajne me ju qe pellisni gjith diten
      duke mbrojtur korrupsionin vetem per nje vend pune, a nuk eshte edhe kjo
      egoizem individual qe duke meduar per interesin vetjak ju i fusni Shqiperise
      gishtin e mesit te Koco KOKEDHIMES. Prandaj larot e rilindjes e kane te veshtire
      te thone qe duam me shume Shqiperine se sa partine se Shqiperia eshte lopa
      per tu mjelur kurse partia eshte mjelsia e korrupsionit dhe pastaj na hiqen si
      atdhetare,, jo or popull keta jane anti atdhetare, nuk kan meshire njerzore
      kane kenaqesi kur shofin me perbuzje popullin qe vuan dhe mendojne se
      ky popull e meriton te vuaj sepse nuk behen njerez. Kurse elita, cunat e
      bllokut poooo keta dine te jetojne, te udheheqin deri ne perversitet diku
      me breke diku pa breke, diku me gra dashnore diku me njerez byth qirane tru ama.

    2. Pilo Lala says:

      Orkestra ka aktivizuar kurv..en tjeter te berishes, Biberaj, Radio e mbaruar.
      Biberaj , mbas pronave qe ka marre nga berisha, kerkon ta ktheje ne pushtet perseri, se mund te marri akoma.
      Keta Tropojane i jane sulur Tiranes, ne vend qe te shkojne atje ku pretendojne kane tokat, ne tropoje.
      Qeverija duhet te nderroje Radio ose TV kur vijne Qeveritret ne Amerike.
      Nuk kane pse te futen ne gracken e berishes.

    3. Mali says:

      Blush poake kellqe ti te ndryshosh dicka,ti nga qe ke pas kohe te tallesh me rrogen qe ke mare deri tani duke shkrojtur ca perralla te shpifura coc te duket vetja .ik o blush se nuk te do njeri , ky popull nuk eshte aq budalla si mendon ti.dhe lereni EDI Ramen te punoje ,se eshte MAL i Larte dhe nuk e rrexoni dot,

  2. Labi Vlore says:

    Blush.E kam thene qe ne krye te heres.Je karte e djegur qe nga LMN-ja.Per sa i perket Rames,atij ja ben shume mire qe kerkon ta damkosesh me te gjithe forcen.Ti nuk behesh dot kryetar i PS-se.Dhe kete ti e di me mire se kushdo tjeter.Beji te fala Elez Biberajt aty tek redaksia e VOA-s.

    1. O labi i vlores o koqe gomari pi ku merr vesh nga politika ti mor plesht! Shko beji ysmet atij vndit te punes kaq! Jane njerez si ti qe me dukesh si fahri balliu i koheve moderne qe jane semundja e partive politike dhe shoqerise! Kokedru fRe je me llogjike! Bole

      1. Labi Vlore says:

        Kam 13 vjet qe nuk banoj ne Shqiperi Daku.Banoj dhe jetoj jashte Shqiperise.Ngaterron Kekun me Byrekun.

        1. Grigor says:

          Ne qe kemi emigruar jashte nuk paskemi te drejte te flasim me. E drejta e te folurit I perket vetem atyre qe kane probleme personale me partite. PDja me hoooooqi nga puuuuna – maskara Saaaaaliiiiu – bertet njeri.
          PSja me ka lene pa puuuune, mua, socialistit miliitaant. Te dhjefsha Eeediiin. Rrofte Ben Blushi qe do me fuse ne pune – bertet tjetrin.

          Pra keshtu eshte puna miku im. Enveri ka 30 vjet qe ka vdekur, por ne shqipetareve akoma Partia na lind, Partia na rrit, Partia na shkollon, Partia na fut ne pune, Partia na marton, Partia na ben me femije dhe na rrit femijet, dhe Partia edhe na vdes pastaj.
          E kuptove tani? Prandaj behet shqipetari si bishe po t’i shash Partine dhe udheheqesin. Provoje, provoje te shash Saliun. Me njehere do te versulen nja 30 demokrate dhe po e moren vesh ku e ke shtepite, e hengre. Tritol ke.
          Socialistet jane me te bute. Ke ca te shara neper komente, por por e lene me kaq. Nuk merren fizikisht me ty.
          Ata qe jane ne pune nuk flasin fare. C’te flasin? Jane rehat. Po ashtu edhe ata qe e shiten voten per nje thes miell. Nuk flasin, se qysh te flasin? Ja si thua ti? Flet dot kur e ke gojen me miell?

  3. Faja says:

    Ndrysho njeherë veten , je kallanjgjosur me boje flokesh, pastaj te ndryshosh te tjerat.

  4. BUJARI JU DEGJON says:

    Si shkrimtar qe je do ishte mire te na e thoshje me figura letrare…
    Konkretisht,mund te thoshje:
    “Jam nje krimb dhe dua ta grryej nga brenda Partine Socialiste”…

  5. Sali kari says:

    edhe gruaja juaj e don nga brenda , injorant ,Idiot

  6. albpetroli i shndruar ne albjurist prej Rames says:

    Pamvaresisht kush po e interviston, vleresoj konseguencen ne kritikat e drejta qe eshte duke bere ne adrese te Rames dhe shpures se tij besnike, vleresoj arsyet e berjes se ketyre kritikave si edhe arsyetimin e brendise se tyre.
    Jam nje nga personat qe jetoj ne nje qyteze te naftetareve, qe kam pare dhe shoh nga afer vertetesine e shqetesimeve te B.Blushit, nje pjese e te cilave jane edhe shqetesime te pjeses dermuese te naftetareve, ne vecanti te atyre qe kane sakrifikuar pe PS-ne, kane provuar largimet nga puna prej ekstremisteve te pd-se, te berishisteve.
    Naftetaret e debuar nga puna shpresuan ne vendosjen ne vend te drejtesise, pra ne nje rikthim ne vendin e tyre te dashur te punes, ne te cilin kishin punuar plot perkushtim, ashtu sic edhe prinderit e tyre, qe e ngriten Naften Shqiptare me sakrifica qe Edi Rama sebashku me “rilindasit e vet” te perzgjedhur i kane injoruar pa asnje stepje te ndergjegjes se tyre, duke pasur si mision mohimin ne maksimum te gjithckaje te ndertuar nga baballaret per gati gjysem shekulli.
    Ne Nafte u emrua si Administrator nje person qe sherbente si nyje komunikuese midis EdiRames dhe K.Kokedhimes, ne periudhen kur ishte kreu i Bashkise se Tiranes. Pra, pa pyetur asfare PS- ne, vendos ne krye te albpetrol beniaminin e Koco K- se, sikur donte te nenkuptonte se Personi i cili e kafshoi i pari trupin e Naftes Shqiptare ( ne fillim te viteve 90- te), duke i shkeputur Transportin, ambjentet dhe automjetet perberese, tashme do te kullufiste pjesen e mbetur ne pronesi te dyshimte te Albpetrolit, pasoje e qeverisjeve te mbrapshta. Por nenkupton gjithashtu se, njesoj si edhe Saliu, Edi kryministri po kerkon te vulose edhe pjesmarjen e vet si aksioner ilegal ne kete prone goxha – fitimprurese.
    Fakti qe deklarata e Damiano Gjiknurit _ vdekjeprese per ata pak naftetare qe punojne por edhe per shpresat e atyre qe jane debuar nga Albpetroli, per privatizimin total te Albpetrolit brenda vitit 2016- te, nuk gjeti zbatim, tregon se zullumet e qeverisjes se “rilindasve” kane mare ere, ere te shpifur. Por edhe nje shprese agonie jete per naftetaret.
    Eshte teper e veshtire te besosh per nje autoritet te se majtes ne Shqiperi, pas gjithe atyre goditjeve shkaterruese qe ka marre, por kane ngelur pjese, embrione dhe terren, qe e majta shqiptare te dale hapur, dominuese ne ambjentin e politikes shqiptare, te qeverisjes qendrore dhe lokale ne Shqiperi. Por, Ben Blushi kerkon te sfidoje duke besuar tek trashegimia, tek baza e PS- se. Beni nuk pushon se ecuri vet drejte se majtes. Sukses!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje