Letra prekëse e suedezit të vetëvrarë në Tiranë, shkruar më 8 Mars për gratë e jetës së tij

11 Mars 2016, 18:30Politika TEMA

Nga Jim Backlund

Sot është Dita Ndërkombëtare e Grave. Jam ulur në ballkon duke pirë kafenë e mëngjesit, ndërsa përpiqem t’ia gjej kuptimin.

Për mua, kjo ditë do të thotë mirënjohje, mendim dhe ndryshim. Do të doja t’i ktheja mendimet e mia në fjalë.

Së pari, për nënën time. I jam mirënjohës që më solli në këtë botë, dhe më dha formë për të qenë ky që jam sot, me anët e mia të mira apo të këqija.

E di; nuk ka qenë gjithmonë e lehtë. Për këtë, ty të jam mirënjohës deri në përjetësi. Mendoj për 2 gratë që ndihmojnë në shtëpinë time, këto 2 gra që janë bërë pjesë e jetës sime prej disa vitesh. Mendoj për luftën e tyre të përditshme e megjithatë, kanë kaq shumë pozitivitet brenda tyre. Ndershmëri dhe zemra të çiltra. Ju jam mirënjohës që më treguat se ka gjithmonë një anë të mirë.

Mendoj për gruan e tim vëllai. Nuk para flasim, dhe nuk takohemi shpesh, por të jam mirënjohës që kujdesesh për tim vëlla, time mbesë dhe tim nip.

Mendoj për kunatën time më të madhe, sesi ti ia ke dalë të bëhesh ajo që shumëkush ëndërron të jetë. Dhe mendoj të gjitha ëvshtirësitë që të duhet të përballosh. Të jam mirënjohës, sepse më lejove të isha yt vëlla. Mendoj për kunatën më të vogël. Ti ke vetëm një prioritet në jetë, dhe asgjë tjetër nuk është më e rëndësishme për ty. Diçka e bukur, sa e rëndë për ty. Një peshë që ti e mbart plot hijeshi. Edhe ty, të jam mirënjohës që më lejove të bëhesha yt vëlla.

Mendoj për mbesën e sime shoqeje. Me kaq shumë talente, kaq shumë zgjedhje, mundësi për atë se çfarë do të bëhet në jetë. Mendoj për problemet e tua si adoleshente, dhe se sa e vështirë të duket t’i përballosh. Të jam mirënjohës për energjinë tënde rinore, me të cilën na jep jetë të gjithëve.

Mendoj për gratë kudo nëpër botë, gra që vuajnë nga marrëdhënie të sëmura apo probleme familjare. Gra që vuajnë nga gjëra të cilat, një njeri i zakonshëm as që mundet t’i përfytyrojë. Mendoj për këto gra, jetët e tyre, çdo ditë, jo vetëm në Ditën e Grave; ne të Mendoj për Gjeneralin tonë.

E dashura, e ëmbla vjehrra ime. As që mund t’a imagjinoj gjithçka ti mbart brenda teje. Me gjithë problemet dhe dhimbjet, ti përsëri do t’i falësh gjithçka, gjithmonë, njerëzve që do. Je një shenjt i vërtetë, sepse nuk e vë asnjëherë veten përpara askujt. Të jam mirënjohës që më bëre pjesë të familjes tënde të bukur, plot dashuri, përkujdesje dhe më deshe si një djalë.

Së fundmi, por më e rëndësishmja për mua. Mendoj për gruan time të shtrenjtë. Një grua aq e bukur, sa s’do të mundem kurrë ta perceptoj. Një talent, dhe një forcë jashtë kësaj bote. Mendoj për ty, dhe adhuroj tokën ku ti shkel. Për kaq shumë vite, të kam quajtur të mirëqenë e përsëri, ti m’i hape dyert ku unë dikur shihja vetëm mure. Je një njeri aq i madh, një njeri që për mua ka kaq shumë vlerë. Të jam mirënjohës, nga fundi më i thellë i zemrës sime, sepse më rrëfeve bukurinë e vërtetë të kësaj bote, atë çfarë vërtet është e rëndësishme. Do të jem përherë thellë brenda teje.

12 komente në “Letra prekëse e suedezit të vetëvrarë në Tiranë, shkruar më 8 Mars për gratë e jetës së tij”

  1. + says:

    I ndodhur ne ate atmosfer idiote i eshte merzit jeta te shkretit ,
    nuk eshte e lehte qe ngado te kthesh koken te shofesh trinj qensh Maloku.
    Injoranca shkakton depresion dhe sigurishte vetvrasje .

    Te vetmit qe jane imun ndaj injorances dhe depresioni jane maloket

    1. bekimi says:

      Ti je i shterruar nga trute dhe energjite…Mund te jesh dhe grekziu! nje gje eshte e sigurte se nuk mund te mbjellesh urrejtje mes shqiptareve..Shqiperia jone Naryrale nuk mund te kaq e lakmuar pa Malet e Fushat e Veriut– Jugut–Lindjes –Perendimit.. pa popullsine me te njenjtin identitet kombetare me gjuhe zakone e gjak te njenjte me nje flamur e Ide ‘perparimin e kombit tone ne aleance me emancipimin boteror USA_EU.. Duket se komentuesi ‘+, nuk shikon per vehte te ardhme,jane erresuar mendja dhe arsyeja..ne depresion…dhe nuk shikon rrugdalje! Vertete me vjen keqdhe dyhet te kerkoje ndihme, kudo …dhe i uroj sherim . Sherimi nuk vjen me fyerjete zonave a krahinave te vendit, edhe ne qofsh grekzi! Per Jim Bachlund ndjej keqardhe,ashtu edhe per familjen e shoqerine e tij… Ngjarje te tulla jane tragjike!

    2. bekimi says:

      Ti je i shterruar nga trute dhe energjite…Mund te jesh dhe grekziu! nje gje eshte e sigurte se nuk mund te mbjellesh urrejtje mes shqiptareve..Shqiperia jone Naryrale nuk mund te kaq e lakmuar pa Malet e Fushat e Veriut– Jugut–Lindjes –Perendimit.. pa popullsine me te njenjtin identitet kombetare me gjuhe zakone e gjak te njenjte me nje flamur e Ide ‘perparimin e kombit tone ne aleance me emancipimin boteror USA_EU.. Duket se komentuesi ‘+, nuk shikon per vehte te ardhme,jane erresuar mendja dhe arsyeja..ne depresion…dhe nuk shikon rrugdalje! Vertete me vjen keqdhe dyhet te kerkoje ndihme, kudo …dhe i uroj sherim . Sherimi nuk vjen me fyerjete zonave a krahinave te vendit, edhe ne qofsh grekzi! Per Jim Bachlund ndjej keqardhe,ashtu edhe per familjen e shoqerine e tij… Ngjarje te tilla jane tragjike!

      1. + says:

        bekim , hiqmu sysh se po ta plas ate vrim njeri primiriv

        1. bekimi says:

          Peder i degraduar pa shpetim! pirdhu pe gjithmone…e meriton! Me krijesa te tilla nuk komunikohet.

    3. Jeronim de Rada says:

      Pasi qe ja fillove me fyerje, edhe une ( pa deshire) po te bashkohem dhe po ta kompletoj kete fyerje duke i shtuar edhe mocaloret ne ate grup qe “jane imun ndaj injorances dhe depresionit”.

  2. ee says:

    Vend i mallkuar! Sa te huaj kane vrare veten deri tani. Te shohesh si ben Sale Berisha te ik fiqiri

  3. ILIRI says:

    te gjithee maloket te q,,,,, fisin ne goj peder

    1. + says:

      te gjithe maloket shume shume mundet te shkedhejn ato qi kan brenda shpelle

  4. botanisti says:

    epo kan fitu imunitet maloket se jan rrit shpellave.
    edhe burgu osht hotel per malokun po t mendosh se nga c shpell majmunesh e ka zanafillen.
    a se shef sal malokun ti qe e qun shqipnin parajs?!
    gjith bota iken prej shqipnije,perndimin e ka zon belaja “si t ja bojm me kte vend”! kurse sala e quan ferrin shqiptar parajs!
    sepse ne shpellat e dragobis nga ka le ka fitu imunitet karshi ferrit

  5. Anton says:

    Jo se mocalaret jane shume me te perparuar se ne,por ne “maloket” vazhdojme te jetojme si ne kohen e osmanliut.vetem kur ik nga shqipnia e shikon cfare kafshesh primitive jemi.me vjen keq per brezin e prinderve te mi,se per keta brez shkerdhate qe po rritet ne shqipni nuk kam asnje lloj Respekti as dhembshuri.

  6. sopiqoti says:

    Akti i vetvrasjes ka nje shtyse dhe ai qe bie nen kthetrat e kesaj shtyse kryen aktin fatal se nuk gjen forca te brendeshme per ta perballuar shtyse,K E Q’A R D H J E. Mendimet e hedhura ne leter,sigurisht ne nje ghendje depresive qe thellohej gjithenje e me shume,jane shume mbreselenese.Ato duhet te na vlejne te gjithe nedve per te ritur me tej pergjegjesine tone ndaj seksit femer,per ti vleresuar e per ti nderuar e respektuar nenat,grate,motrat dhe shoet tona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje