Ervin Bushati: Teatër politik i opozitës në Komisionin Hetimor

11 Mars 2016, 13:09Politika TEMA

Deputeti socialist Ervin Bushati thotë se opozita po bën teatër politik në Komisionin Hetimor për “Serverin e Tatimeve.

Sipas tij përfaqësuesit e opozitës nuk merren me thelbin e problemit, por me detaje qesharake.

“Opozita po shfrytezon per teater politik gjithe punen dhe objektin e punes se Komisionit Hetimor per “Serverin e Tatimeve”.

Komisioni qe ngrihet perseri — per here te 3 dhe dosja e mbyllur e Prokurorise per “Serverin e Tatimeve”, e ka lene opoziten pa argumente–  ndaj opozita  nuk kerkon me thelbin e problemit por merret me detaje anesore dhe qesharake.

Teatri Politik i opozites nuk respekton vullnetin e vazhdueshem tone per te nxjerre ne shesh te verteten se: cfare cenimi sigurie dhe papergjegjshmerie te perseritur dhe te vazhdueshme ka pasur nga qeveria e vjeter per te dhenat me te rendesishme financiare te sistemit tone ekonomik, dhe te biznesit te ndershem shqiptar qe beson ne nje shtet te pergjegjshem dhe transparent.

Per mazhorancen e sotme eshte kriminale papergjegjshmeria per te mos audituar dhe garantuar asnjehere ne 8 vite truri elektronik i ekonomise dhe financave te shqiptareve”, tha Bushati.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje