Rama: Kur erdhëm në pushtet, rreziku ishte të përsëritej ’97-a

11 Mars 2016, 09:55Politika TEMA

Kryeministri Rama ka shpjeguar në emisionin Opinion, arsyen se përse u shkel statuti i PS-së për zgjedhjet.

Ai ka thënë se kur PS erdhi në pushtet në 2013-n, gjendja ishte dramatike dhe do ishte qesharake që PS të merrej me zgjedhjet brenda partisë.

“Qeveria jonë e mori situatën në shtator 2013 shumë më dramatike se ç’e dinim, sepse qeveria e shkuar kishte fshehur një mal borxhesh, dhe në fund të tetorit, Shqipëria rrezikonte të mos kishte para për të funksionuar.

Askujt nuk i shkonte mendja në atë kohë që të bënim zgjedhje, sepse rreziku ishte i ngjashëm me atë ‘97-s.

S’ mund t’u thoshim shqiptarëve, prisni që ne të bëjmë shfaqjen tonë një muaj nëpër Shqipëri, sepse Statuti na e thotë këtë”, tha Rama.

Ai e ka argumentuar këtë gjë, me një shembull nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë.

“I pyetur se pse për ndërhyrjen ushtarake në Kosovë ishte shkelur një rregull ndërkombëtar, Kofi Annan, u përgjigj se, – është shkelur se është legjitime”, u shpreh kryeministri.

2 komente në “Rama: Kur erdhëm në pushtet, rreziku ishte të përsëritej ’97-a”

  1. Klimax says:

    Dhe ti, Edi Rama, per te shmangur nje ’97-e te re, u “bere” me Sali se Saliu, me verior se verioret, me kosovar se kosovaret, me katolik se Papa, me filo-turk se turqit, me nacional-shovinist se Spahiu, me filo-nazist se Eqrem Vlora, me anti-socialist se Fatos Nano, me anti-ortodoks se osmanet!!!!
    Partia mbi te gjitha!!!!!!

  2. zef says:

    O Rryp 97 e bere ti duke ikur gjysma e popullsise ne emigrim.

    Apo thua 97 per te justifikuar mos zgjedhjet si krietar partie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje