Zenepe Luka padit Berishën për tritolin që iu vendos në shtëpi: Dua që gjykatëse të jetë Fatmira Hajdari

11 Mars 2016, 12:12Politika TEMA

Ish-gazetarja e “Koha Jonë”, Zenepe Luka, pas botimit të librit “Izet Haxhia përballë Sali Berishës” depoziton sot në Prokurorinë e Vlorës një padi penale për ish-presidentin Sali Berisha.

Izet Haxhia rrëfen në libër se tritoli në shtëpinë e Zenepes është vënë me urdhër të Azem Hajdarit, në një kohë që PD-në e kontrollonte totalisht Berisha.

Në faqet e këtij libri, ish truproja e ish Presidentit Sali Berisha, ka rrëfyer edhe për ngjarjen makabre të 10 majit të vitit 1998, vendosjen e tritolit në banesën time, kur punoja si gazetare e “Koha Jonë” në Vlorë.

Unë i dija të gjitha ato që Izet Haxhia, nënvizon në faqet 159-160 të këtij libri, por tashmë, që e kam në duar këtë libër, ai merr vlerën e provës dhe unë do t’i drejtohem gjykatës me një kërkesë-padi me objekt:

Padis ish-presidentin dhe ish-kryeministrin e vendit, Sali Berisha, për moskallëzim krimi, duke shpresuar se do të vihet në lëvizje dosja që është pushuar në Prokurorinë e Vlorës”. Unë e di që autorët kanë ndërruar jetë, për shkak të hesapeve të tyre. Por, ka një nen në kodin penal, sipas të cilit përbën vepër penale nëse vihesh në dijeni për këtë krim makabër dhe e fsheh atë, aq më tepër kur je kreu i shtetit.

Duke iu lutur Zotit, që më shpëtoi bashkë me fëmijët, nuk dëshiroj të ndëshkoheni penalisht, por do të kërkoj dëmshpërblim për dëmin që iu shkaktua banesës.

Do të dëshiroja, që në gjyqin e kërkuar prej meje, që do të kisha dëshirë të binte në dorën e bashkëqytetares sime, Fatmira Hajdari, të dëshmonte fizikisht edhe z.Izet Haxhia.

A do të kërkojë ndëshkimin për djegien e gazetës “Koha Jonë” z.Nikollë Lesi?

Për vetë natyrën që ka, zoti Nikollë Lesi, botuesi i gazetës “Koha Jonë”, shpresojmë se do të formulojë edhe ai kërkesë-padi për dëmshpërblim për djegien e gazetës “Koha Jonë”, aq më tepër që disa nga autorët që akuzon Izet Haxhia, janë këtu, në Shqipëri, qytetarë të lirë”, thotë ajo për Dita.

16 komente në “Zenepe Luka padit Berishën për tritolin që iu vendos në shtëpi: Dua që gjykatëse të jetë Fatmira Hajdari”

  1. Loni says:

    Te lumte padheska Zenepe, e verteta vonon por nuk harron

    1. Edkari says:

      Gjalle qenka kjo?
      Dogji Vloren e vete shpetoj.

  2. Pilo Lala says:

    Padite ne Gjykata jane shume te mira.
    Shikojeni si doli nga Vrima Argita Berisha, mbas gjyqit qe humbi.
    Padija ne Gjykate eshte shume efikase, po nuk vajti Berisha, automatikisht do penalizohet.
    Uroj Gazetaren te kete sukses, dhe padisklutim qe do kete.
    Eshte nje fillim i mire kunder krimineleve ne pushtet.

    1. lala pilo says:

      Pilo te betohem qe ti ja kalon per nga budallalleku zenepes.

  3. aleks says:

    Shume mire ke bere Zenepe, vetem se duhet te vije Izeti te deshmoje. Po i premtove qe do e vizitosh ne qeli jam i sigurte qe kthehet.

  4. Arben Sallauka says:

    Po pse moj zonja Zenepe libri i Izet Haxhise do te jete prove per prokurorine.Ik oj Zenepe se nuk ke lene gje pa bere ne Vlore. Mos na u hiq si e persekutuar se u ke sherbyer klaneve te ndryshme dhe asnjehere gazetarise apo te vertetes. E di fort mire ti Zenepe se duhen vetem njeqint mije leke dhe te botosh nje liber dhe ti na dashke qe prokuroria ta marre si prove librin e Izet Haxhise i denuar me burgim te perjetshem se ti Zenepe te paska shkuar mendja per para se nuk ke me se ke mashtron se boll e mashtrove ate çiftin e kengetareve italiane, pasi ato nuk po ta varin me dhe fillove pastaj duke u marre me çeshtjen kombetare.Po idete e tua komuniste nuk kane komb Zenepe…

    1. Renata says:

      Ti Arben duhet te jesh ndonje simpatizant I cmendur I Berishes. Po ke kishte ndodhur ky veprim ne vend tjeter ti vije bomben ne shtepi nje gazetarje, do kalbeshin ne burg ai qe e vuri (qe shyqyr e gjeti nga te tjeret) dhe ata qe e perkrahen.. berisha te jape pergjigje e ta demshperbleje gazetaren. Berisha ka bere krimi maabre ne kete vend e si ka hyre gjembi ne kembe, Te dije dhe ai cdo te thote drejtesi!!

    2. voica says:

      O Arben, mire, dakord, libri s’eshte prove… Po shperthimit si do t’ja bejme…se ka ndodhur. Apo c’i q. i. t.emen shperthimit…..as ky nuk eshte prove…

  5. zeni says:

    Zenepe bundra, une kam bere nje studim sefundmi mbi 1997 dhe kam pare te gjitha raportimet e tuanga Vlora gjate asaj periudhe. Nuk ka shtet sepse ti duhej te ishe ne burg tani me gjithe ato insinuata qe ke pas botuar bashkje me ate Ibrahimin tek Koha Jone.
    Te isha si ty mbyllja bucen dhe arratisesha sepse i ke bere shume keq ketij vendi. Berisha ishte mut, por me raportimet e tua ti dukeshe me mut se Bwerisha

    1. krokodili says:

      O zeni!
      Mut ti,mut ai qe te polli,mut ai qe polli tet ate!
      U ngjallet ju kelyshet e fashios berishiane?
      Ishalla ngjallet prap sajo situate dhe e sheh ti,o kellire se e sheh vrimen nga ke dale nje here e mire!

    2. Renata says:

      Bunder eshte gruaja jote e motra jote . Injorant si flet keshtu per nje femer. Mut je ti fund e krye, lyej surratin me mutin tend !!

  6. rigoni says:

    Heqte kemben zvarre ky denoncim!T’i nukerojme tani e tutje se sa denoncime do te kete per Qen Berishen e vici-dolit.Ate qe klane pas lepire ndonje kocke nga ky Qen,le te bejne gam-ham sa te duan.Haku do veje tek I zoti.
    Vonon por kurre nuk harron —-thote pop[ulli!

  7. Shaqo bregu says:

    KJO GRUAJA QE ME DUKET SI BURRE NGATERON KEKUN ME BUREKUN, ENE THOTE SE BOMBA I ESHTE VENE ME URDHER TE AZEMIT ENE THOTE SE DO PADISE SALI BERISHEN, HAJDE MER VESH OSHT TAMOM VLONJATE.

  8. Fatosi-kosove says:

    Do te isha i kenaqur nese nje dite do te kete nje gjykate qe do te guxoje ta akuzoje dhe ta gjykoje sali berishen per çfar do rasti çofte e siq dihet ka me qindra qe tmos them me mijera,prandaj zonje e nderuar Zenepe edhe gjykatesen e paske zgjedhur njeri te gabuar pasi dihet se kjo “gjykatese” e ka dekoruar sali berishen per vrasjen e burrit te saj Azemit e po pret ti qe te ndaje drejtesi per ju!!!
    Kurren e kurres.

  9. KOZi says:

    Po te lexosh me kujdes historine do arrish edhe ne nje perfundim ! Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha nuk kane qene mjeke !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje