Meta: LSI do votojë reformën për të cilën është shprehur Komisioni i Venecias

12 Mars 2016, 13:40Politika TEMA

Një ditë pasi Komisioni i Venecias miratoi draftin përfundimtar të reformës në drejtësi, duke e lënë topin në fushën e politikës shqiptare, Ilir Meta deklaroi se tashmë është koha që “të bëjmë një lexim objektiv dhe të paanshëm të opinioneve të Komisionit të Venecias”.

“Në rastet kur do të ketë lexime të ndryshme të kërkojmë edhe ndihmën e  EURALIUS-it si mision i paanshëm për interpretimin final dhe objektiv të çdo çështjeje. Qëndrimi zyrtar i LSI-së për këtë reformë është që do të votojë me të 20 votat e saj atë reformë për të cilën është shprehur Komisioni i Venecias dhe në atë mënyrë që është shprehur Komisioni i Venecias”, tha Meta.

Kur u pyet nëse LSI-ja do i bashkohet planit B të Ramës për miratimin e reformës pa Partinë Demokratike, Meta u përgjigj: “LSI-ja ka vetëm në plan që të votojë reformën në drejtësi. LSI-ja e ka thënë e para se standardi është vetëm Komisioni i Venecias. Ajo e ka gjykuar me thellësi draftin e reformës, pra ka qenë e ndërgjegjshme për një klimë politike jo shumë bashkëpunuese, kështu që nuk ka asnjë plan tjetër, përveçse të shprehet pro rekomandimeve të Komisionit të Venecias”.

1 komente në “Meta: LSI do votojë reformën për të cilën është shprehur Komisioni i Venecias”

  1. Dajti says:

    Bravo Like . di ta kthesh nderin qe te behet. Tu gjend Berisha ne dite te veshtira, gjendju edhe ti ne kete prag humnere ku ndodhet. Po ne fund te fundit mbron edhe vehten, se byroja e hetimit persembari, nuk i dihet sec kartara hap. Kete shiko Like , shpeto berishen, e lere Shqiperine ne lengaten e saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje