Mësuesi nga Bulqiza që masakroi nxënësit mohon rrahjet, kërkon "një teke konjak" në qeli

12 Mars 2016, 09:24Politika TEMA

“Unë nuk i kam rrahur kurrë nxënësit e mi. I kam dashur dhe vlerësuar si fëmijët e mi. Gjithçka është sajesë nga kushërinjtë e mi. Me njërin prej kushërinjve kam pasur një konflikt të vjetër pronësie”, kështu ka deklaruar dje gjatë marrjes në pyetje në polici, mësuesi Agim Muça, i cili dy ditë më parë u arrestua pasi rrahu me dru zjarri 12 nxënës të shkollës 9-­vjeçare në Orzhanovë të rrethit të Bulqizës.

63-­vjeçari ka thënë se nuk e ka goditur as vajzën e mitur, e cila sipas mjekëve ka pësuar hematoma në kokë.

“Mjekësia ligjore duhet të përcaktojë se çfarë ka vajza, pasi unë nuk e kam rrahur”, është shprehur Muça.

Ndërkohë, burime konfidenciale nga blutë pohuan se para se të merrej në pyetje, mësuesi u ka thënë që t’i çonin një gotë konjak, raporton GSh.

Nga ana tjetër, drejtori i shkollës ku ndodhi ngjarja ka thënë se dje mësimi ka vijuar normalisht dhe se kanë emëruar një mësues tjetër në vend të 63-­vjeçarit që ka përfunduar në pranga.

2 komente në “Mësuesi nga Bulqiza që masakroi nxënësit mohon rrahjet, kërkon “një teke konjak” në qeli”

  1. Iliria says:

    Mesues pijanec, qe ketu duket i ka rrahur apo jo nxenesit.. Mjere arsimi shqiptar!!

  2. rako ferra says:

    Ty Halim qe s di kendim
    do te beje minister per arsim
    Keshtu satirizonte Fan Noli qeveritaret anadollak te A Zogut
    Ndersa per kete te ashtuquajturin mesues ues do te shkonte
    TY Agim qe s di kendim
    Do te beje mesues ne arsim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje