Lubonja shpërthen ndaj Fevziut dhe Frangajn: Kanë marrë 5 leje ndërtimi nga Rama

12 Mars 2016, 13:05Politika TEMA

Analisti Fatos Lubonja ka sulmuar ashpër gazetarin Blendi Fevziu, duke e quajtur intervistën e tij ndaj kryeministrit Rama, si një teatër.

Ai tha se Fevziu ka marrë 4-5 leje ndërtimi nga Rama.

Lubonja tha se leje ka marrë edhe Sandër Frangaj duke përdorur TV Klan.

E pe ti si i thoshte Rama atij Fevziut, se më bëri shumë përshtypje.

I thoshte ju kur ishit ju në pushtet, sepse e fuste Fevziun tek pushteti i Berishës.

Kur ishit ju, ato që bëtë ju i thoshte.

Fevziu nga ana tjetër nuk i thoshte, ore vëlla i dashur unë jam gazetar, pushtet i katërt, nuk jam pushteti i Sali Berishës.

Nuk i tha asnjëherë.

Pse nuk i tha?

Për mendimin, sepse edhe mediat bëjnë lojë, nuk ju intereson përveç këtyre që bëjnë teatër.

Një nga problemet e mëdha që kam pasur unë me Fevziun, e kam se ai e ndante në dy, PS këtej dhe PD andej.

Ne jemi pushtet i pavarur.

Në fund fare asnjeri nuk doli të thotë, se ka nja katër e pesë leje ndërtimi Fevziu, Rama ja ka dhënë, nuk ja ka dhënë Berisha.

Nuk doli një gazetar t’i thotë Ramës pse i thuaj ju këtij, se ky me ty i ka marrë lejet e ndërtimit, Klani me ty i ka marrë lejet e ndërtimit, ato masakrat që janë bërë.

Të isha unë, do i thosha Ramës që t’i ja ke dhënë lejet këtij.

Ti ja ke dhënë lejet Sandrit, edhe pak kohë më parë.

Ndaj mos iu thuaj ju atyre”, është shprehur analisti Fatos Lubonja, në emisionin Oktapod të Turjan Hyskës në Vizion Plus.

Tonet e ashpra Lubonja nuk I ka kursyer as për Kryeministrin.

Dhuna tregon pafuqi qeverisjeje. Por, dhuna të ikën nga duart dhe krijon pasoja”, shtoi ai.

Lubonja theksoi se Rama nuk duhet të kërkojë vetëm varrin e shoqërisë civile, por edhe vrasësin dhe varrmihësin e tij.

Sipas tij, shoqëria civile duhet të rezistojë, sepse nuk ka shpresë tjetër.

Ai e quan “Idiot” projektin për Bulevardin, duke theksuar se Tirana duhet të ndalojë çimentizimin, pasi projektet duhet të bëhen ku ndodhet komuniteti dhe jo duke goditur komunitetin.

Po ashtu Lubonja ka kritikuar rëndë edhe nivelin e lartë të kriminalitetit në vend.

12 komente në “Lubonja shpërthen ndaj Fevziut dhe Frangajn: Kanë marrë 5 leje ndërtimi nga Rama”

  1. Andoni says:

    O karavidhe o karavidhe, Tosi të ka lënë fiqiri o i shkretë

  2. fuqia says:

    Fatkeqsisht ka te drejte.
    Kush abuzon me forcen apo dhunen, nje dite e humbet ate.
    Jo vetem rama, por dhe fiqite e medha, nje dite do ta humbasin fuqine qe po ushtrojne mvi tere popujt e botes

  3. TJ says:

    Cfare po ndodh?! Po percahen aleancat e vjetra berishiane? A eshte Berisha ne fundin e tij historik? A mori fund periudha beri[a]shiane e politikes drurit, thikes pas shpine ,vrasjeve me thika me helm etj.? Keni durim dhe prisni! Tradhetia nuk vjen nga “armiku” Rama ! Tradhetia, quhet e tille se te vjen nga njerezit tuaj ,qe i ke ushqyer me buke e para dhe te madhe bile! Tradhetia e Blushit, eshte hic gje para tradhetise, qe po i bejne Berishes keta “trima lepuj”! “Rrite qenin te haje koken ” i thone nje fjale te urte! Keta njerez berishiane,ish, nuk e kane per gje ” t’i heqin patkonjte kalit te ngordhur” Berishes! Ka per te qene edhe tragjedi edhe komedi! Le te presim! S’ka me keq kur kjo te ndodh ne pleqeri! Dhe ky njeri mizor ,Sal Ram Berisha, meriton c’do poshterim, qe mund t’i behet!

  4. sherifi says:

    Se kush ja ka vene epitetin “Analist” ketij Lubonjes,se ky vetem analist nuk eshte, ne kuptimin e plote te fjales Analistet,i bein analize politikes,gazetareve per artikuj te ndryshem dhe moderatoreve te emisioneve.
    Ndersa ky here pas herenuk bene analize te nje paneli apo interviste,por hedhe bomba tymese, pershembull,per rastin ne fjale;
    ky thote Rama i ka dhene 4-5 leje ndertimi. ok, edhe une si gjithe qytetaret jame i interesuar te dije te verteten,kur jane dhene keto leje,ku jane dhene dhe nese vertete jane dhene,a jane shkelur ligjet se edhe mund ti takoin simbas legjislacionit dhe i biem kote ne qafe fevzos.

  5. the trap says:

    As nuk diskutohetl,qe ne fillim dihej qe Fevzondhe Frangaj kishin mare leje ndertimi si ndertues te zot ne fushen e arkitektures.Shperdorimi i detyres si gazetar dhe si kryeminister dukej pa folur.Pse duhet te shkoje ky gomar kryeminister tek keta nevojtore te TV Klanit,lere qe la kokrren e namit kur i thane Genjen,pika kryeministrit.Karrliqe,asnje nuk i ha.

  6. zef says:

    Nga FEJZOT, FRANKAJT, BERISHAT, RAMAT, CILAT, VELIAT DHE I GJITH
    MENTALITETI KOMUNISTO-OSMANLLIJ VUAN SHQIPERIA SOT.

  7. Kosmos says:

    Kam shprehur te njejtin mendim per teatrin e Fevziut me Ramen . Per mua gjuha e ashper e Fevzos ishte nje marrveshje mes te dyve ,per ti treguar opinionit mbareSHQIPETAR ,se sa demokrat eshte Rama .KJO ERDHI PAS KRITIKAVE TE ASHPRA QE I BEHEN RAMES I CILI NUK PO TREGOHET DEMOKRAT ME PARTINE E TIJ .
    FEVZO NUK MUND TI BEJ TE GJITHE BUDALLENJ .
    KJO ESHTE NJE VAZHDE E TEATRAVE TE PERHERSHEM !!!!

  8. KALI SADIJES says:

    KUR BANDAT BEOGRAD-BIBERAJ-BERISHA———-DOGJEN 25 VJET ISH SHQIPERINE TASHME SHPREHJE GJEOGRAFIKE BANMDAT APO DINASTITE .BLUSHI,BASHAT,BUSHATET, LUBONJAT NGJELAT E TERE MINORANCAT ANTISHQIPETAREWV (çobenj) ME SE JANE MARRE!?

  9. Iliria says:

    Ehh more sllav i ndyre, nuk t’u mbyll kurre ajo hale qe ti e quan goje. Te te thuash je mut, eshte ofendim per mutin.

  10. Elton says:

    Nje teater i shemtuar , si dy femije tirane puniste ,i thane njeri tjeterit genjeshtar gjate gjithe emisionit . per hir te se vertetes vetem Fevziu genjente , por kryeminstri duhet te ngrihej pasi i kishin thene 20 here genjeshtar .Te kite treg te lire , dhe mos ta kishe pronarin shok e mik , Fevziu rrezikonte me te vertel te humbte vendin e punes , emision medioker .Dhe gjeja me e neveritshme ne keto emisione ,eshte se kur flasin vet duet ti degjosh , kur flet ai tjetri jane ne celular , pa pike educate , o se pyetjet ja ns njeri o per te cuar selfi sa i bukur jam . thjesht kafshe me rolex. dy fjale edhe per marsianin , akuzon cdo dite mediat , per dite e me shume i keqtrajton ato , ne te vertete disa e meritojne , por a nuk do ishte me mire ne proteste kunder genjeshtrave qe ata thone per ju ta bojkotoni televizionin per nje kohe , cthote Fug ja ???

  11. matteo says:

    Dhuna eshte dhune kur perdoret per inat a hakmarrje. Po ligji ç’eshte? Ledhatim? A duhet zbatuar ligji? Po pushteti, si pjese e shtetit c’eshte? Me duhet se po ia fusim pordhes kot. Nese dhuna perdoret pa ligj, behet padi dhe dhuna e ligjit ndeshkon dhunen.

  12. ilir says:

    Imagjinoni qe nje interviste e tille te ndodhte me ndonje lider te rajonit, europes ose botes.Cfar do behej valle?!.

    Une per vehte nuk mund ta imagjinoj.Por nese kjo do ishte e vertete, atehere pas intervistes, njeri prej te dyve minimalisht do jepte dorheqjen.

    Ketu tek ne, edhe pas kesaj menxyre televizive, te dy palet vazhdojne te paraqiten si cuba.Kjo ndodh sepse tek ne prej kohesh nuk ekziston nocioni i moralit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje