Departamenti Operativ-Hetimor dhe Krimi Ekonomik në Tiranë finalizojnë operacionin “Vitamina”, arrestohen 2 shtetas
– Arrestohet për kontrabandë barnash administratori i kompanisë “Omega” – Farma dhe një agjent doganor
– Në bashkëpunim, shmangën detyrimin doganor në vlerën 40 milionë lekë.
Në Doganën e Tiranës, Drejtoria e Antikontrabandës dhe Hetimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave në bashkëpunim me Seksionin për Krimin Ekonomik e Financiar finalizuan operacionin “Vitamina”, ku edhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:
– F.Ç, banues në Tiranë, Administrator i kompanisë “Omega” – Farma
– M.B. banues në Tiranë, Agjent Doganor në Doganën e Tiranës
Administratori i kompanisë “Omega” – Farma u arrestua për veprën penale “Kontrabandë me Mallra te Tjera”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në doganë në ngarkesën e ardhur për llogari të kësaj kompanie rezultoi se kishte shmangie të detyrimeve doganore në vlerën 40 milionë lekë.
Për të realizuar këtë mosdeklarim ai ishte ndihmuar nga agjenti doganor, shtetasi M.B., i cili u arrestua për veprën penale “Shpërdorimit të Detyrës”, e parashikuar nga neni 248 i K.Penal.
Materialet në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur do t’i Kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale të parashikuara nga neni 174 dhe 248 të K.Penal.
Kapni “Peshkaqenet”dhe jo ate nene plake dhe te varfer qe shiste QEPE te njoma!!!
Shteti po ringjallet!
PO PO.PO fryn ere e mbare.Ah mor i shkrete.Atje ka vetem lufte klanesh.
Drejtuar ” Medias”
Nëse media shqiptare do të kishte dinjitet ose sado pak profesionalizëm këtë temë nuk do e trajtonte fare, e them këtë për dy arsye :
E para sot “media ” më dashje apo pa dashje por në mungesë të plotë profesionale ka kryqëzuar një punonjës të një agjesie doganore dhe nje firme farmaceutike per te cilën nuk dua ta justifikoj. E ka bërë ministri çani më një letër falënderimi.
E dyta, nje media profesionale do kishte nisur hetim serioz se pse nje prokuror delirant areston nje nëpunës dhe jo një sistem doganor që pretendohet se nuk ka funksionuar.
Sa e përgjegjshme është kjo media të mbajë përsipër kostot morale dhe financiare nesër kur kjo ngjarje mbyllet dhe të ndëshkuarit e sotëm dalin të pafajshëm .
Kush do paguajë dëmin moral ndaj nëpunësit të agjensisë, i cili jo vetëm që nuk ka lidhje me lajmin por është një nga nëpunësit që gëzon reputacion, një media profesionale nuk do ta kishte vështirë ta verifikonte.
Dhe me e bukura e media’s shqiptare është që të njëjtat rreshta janë copy paste në çdo gazetë.
Duket sikur të gjitha gazetat të kenë një gazetar dhe një pronar…. ( pronar. .. antikontrabanden që nuk mori bakshishin e vet ose…. kryeministrin që bën fasadë dhe njerëzit e tij rrjepin çdo vlerë të popullit )
“Shteti ka vdekur rroftë shteti”
Urime policise per realizimin me sukses te aksionit per kapjen e ketyre peshkaqeneve por mos u gezoni shume o njerez te ndershem pasi prapa qoshes se rruges se burgut fshihet nje gjykates i koruptuar qe pasi tja mbushin xhepat me milionat e vjedhura do gjeje ndonje nen te lene ashtu si pa dashur ne kodin penal dhe pasi ta kete interpretuar me mjeshterine e nje aktori profesionist do ti nxjere te pafajshem dhe do ta detyroje shtetin qe jo vetem tu kerkoje te falur por dhe ti demshperbleje.Ja pra ky eshte albanistani yne i shkaperdhyer nga prostitutat e politikes dhe nga pushtetaret e korruptuar.
po operacjonin “Vrima” kur do ta kurorzoni?
Arrestime vetem per propogande dhe me me vone lirime,qe keto te fundit nuk do ti marim vesh ,Lojra femijesh pa seriozitet ne nje shtet jo serioz arrestime dhe carestime.shtet I mirefillte nuk ka per te patur shqiperia, korrupsioni masiv gjitheperfshires ka kapur per fyti drejtesine e pa drejte .vetem tek vjedhja dhe vresjet e kane mendjen shumica e shqipetareve.