PD e vendos dekriminalizimin, kusht edhe për zgjedhjet

14 Mars 2016, 09:27Politika TEMA

Parti Demokratike po synon të nxjerrë maksimumin nga ligji i dekriminalizimit.

Kreu i sja, Lulzim Basha, i cili po merr pjesë në takimin e organizuar nga Partia Popullore Europiane ka deklaruar në takimet me zyrtarë të këtyre partive se: “Zbatimi i ligjit te dekriminalizimit eshte njr kusht themelor për zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

“Raporti i OSBE/ODHIR-it për zgjedhjet e 2015-ës ishte një sinjal alarmi për shitblerjen e votës, intimidimin e votuesve, përdorimit të administratës, keqpërdorimit të Policisë së Shtetit etj. Shqipëria nuk mund të bëjë asnjë hap përpara pa zgjidhur problemin e rikthyer fuqishëm nga Edi Rama ne zgjedhjet e 2015-ës, të cilat u konsideruan si zgjedhje jo të lira dhe të ndershme”, tha ai.

Nuk dihet se çfarë garancish do të kërkojë PD-ja, por nëse u referohemi deklaratave të mëparëshme të drejtuesve të saj, përfaqësuesit e PS-së në disa zona të veriut të vendit, janë më së pari një problem serioz elektoral për të djathtën, përpara se të jenë njerëz që vështrohen në spektrin e kritereve penale, shrkuan Respublica.

Zgjedhjet e vitit 2015 konfirmuan gërryerjen e madhe të PD-së në Veri, aty ka pretenduar përherë se ka bastione.

1 komente në “PD e vendos dekriminalizimin, kusht edhe për zgjedhjet”

  1. qytetari B says:

    Po ç’eshte kjo pune, o shqiptare; krimineli kerkon dekriminalizim, mos valle kane ndryshuar rolet ne kete bote moderne dhe duhet te udheheqin dhe drejtojne kriminelet per dekriminalizuar ata qe vjedhi ndonje cope buke?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje