Ku kanë shkuar 1.2 milirdë eurot që ka marrë borxh qeveria Rama?

14 Mars 2016, 09:23Politika TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Pyetja se ku i ka çuar qeveria Rama 1.2 milirdë eurot që ka marrë borxh është bërë shpesh në media kohët e fundit, dhe ajo ka gjetur jehonë edhe në kafenetë shqiptare. Që t’i jepet një përgjigje rigoroze kësaj pyetje, duhen konsultuar të dhënat zyrtare të borxhit dhe buletinet fiskale të Ministrisë së Financave, të cilat janë monitoruar në mënyrë strikte nga FMN-ja — qysh kur kjo e fundit u kthye me kredi në Shqipëri, pas largimit të qeverisë Berisha.

Stoku i borxhit publik në shtator 2013, kur u largua qeveria Berisha, ishte 872 miliard lekë të reja. Në fund të vitit 2015, stoku i borxhit publik arriti vlerën 1043 miliardë lekë të reja. Pra, i konvertuar në euro, stoku i borxhit u rrit në 2 vjet e nje çerek me 1.2 miliardë euro.

Dhe për çfarë i ka shpenzuar qeveria Rama këto 1.2 miliardë euro borxh te ri?

Së pari, 560 miliardë lekë (400 milionë euro) janë shpenzuar për investime te paracaktuara publike me financim të butë ndërkombëtar (kredi të Bankës Botërore, Bankës Europiane të Investimeve, Bankës Arabe të Investimeve etj.)

Pjesa e mbetur ka shkuar për të shlyer detyrime shtetërore të pashmangshme si:

1-Pagesa e detyrimet e prapambetura që kishte qeveria Berisha ndaj bizneseve që kishin kryer punime infrastrukturore apo furnizime, etj., dhe që nuk i kishin marrë ende paratë (këto detyrime nuk figuronin si borxh në defterët e shtetit). Shlyerja e atyre detyrimeve (515 miliardë lekë) ishte kusht i panegociueshm për kredinë e butë që i akordoi FMN-ja qeverisë Rama.

2-Pagesa e interesave të borxhit të vjetër, të akumuluar ndër vite (915 miliardë lekë të reja). Edhe ky është një detyrim që asnjë qeveri nuk e shmang dot.

Të dy këta zëra bëjnë rreth 1 miliardë euro. Po të shtojmë edhe  investimet me financim të huaj që përmendëm më sipër (400 milion euro), rezulton se, nga 1 tetori 2013 deri në fund të 2015-ës, qeveria ka bërë 1.4 miliardë shpenzime të paracaktuara nga kreditorët e shtetit shqiptar, ndërkohë që ka marrë borxh të ri vetëm 1.2 miliardë dollarë.

Sidoqoftë, është legjitime pyetja sesi janë shpenzuar nga qeveria Rama paratë që nuk janë marrë borxh nga ajo – pra, paratë që ka mbledhur nga taksat tona. Por për t’i dhënë një përgjigje rigoroze kësaj pyetje, duhen bërë analiza zë për zë, e jo demagogji – si nga njëra, edhe nga tjetra palë politike…

19 komente në “Ku kanë shkuar 1.2 milirdë eurot që ka marrë borxh qeveria Rama?”

  1. qytetar says:

    Qeveria Rama po ndryshon faqen gjithe qyteteve te Shqiperise ,qe ishin lene mbas dore nga antishqipetari BERISHA . SHQIPERIA ME INVESTIMET E MEDHA DO TI HAPI RRUGE TURIZMIT ,

  2. selim says:

    Edhe ti po ben ekonomistin e qeverise.Shume i zoti je perderisa qeveria ta ka lene ty ti pergjigjesh pyetjeve dhe jo ministrave dhe ekonomistave te saj.Te lumte(sahanlepires)

  3. passionanti says:

    Kam pare ne fotot Lushnjen, permetin, Durresin e shume qytete te tjera. Te theme te drejten jam i emocionuar nga arritja e gjithe kesaj pune qe qytetet jane kthyer ne vende te qetesimit te shpirtrave te vuajtur prej kaq vitesh qe ishin mesuar me inagurime formale te rrugeve vetem ne pjesen e mesit te saj, pavaresisht cilesise, ndersa hyrja dhe dalja e rruges e bllokuar. Ja nje fakt: autostrada Fier Vlore s’ka as hyrje e as dalje. Ne hyrje te Nartes apo dalje per te pusi mezine, eshte rruge per qerret e romanit te Jakov Xoxs Lumi Vdekur, po ashtu dhe ne Levan. Keto pune beri ai qerrata qe leket i hodhi e gje s’beri. Rama me ndertimine ambjenteve te qyteteve do ngelet ne histori qe vetem ne dy vjet ka bere mrekullira, pavaresisht se nazi-fashizmi eshte ne intesitet te plote kunder vendit qe e moli, ropi dhe shperndau tek gjitonet, kuptohet ka mbeshtetjen nga jashte qe nga Amerika e deri tek Islamiket qe nga UDB-ja e deri tek Kgb-ja , ka paguar me flori zoti, Sali per kete dite te mos aprovoje reformen dhe eshte bere si gogol jo vetem per femijet por edhe ata me te meta mendore.

  4. Gjilpona says:

    Rroft partia socialiste me ne krye Edi Ramen

  5. spartaku says:

    Me gkithe ate Edi Rama po punon dhe do beje diçka per popullin dhe gjithe vendin,por jo si Sali Berisha qe u la dore te lire njerzeve te tij,ministra,deputet e te familjes se tij,qe vodhen pa esap dhe u bene miljarder,sa kaluan popullin ne nje fukarallek te tejskajshem.Emri Saliut mos u degjofte me,se na shkaterroi totalisht.U shkaterrofte ai, copa,copa,dhe familjarisht.

  6. qytetarit dhe pasionantit komunist duhet me fort te lavderoni punen e partise dhe shokut enverpasi keni ne pune babin dhe mamin

  7. Alban says:

    Per pjesen e borxhet te trasheguar qe ka sh lyer kjo qeveri duhet vleresuar. Por duhet qe invistimet dhe haute qe merren te kontribojne me shume ne hapje vendesh pune te qendrueshme. Nuk duhet lene pas dore veriu e favorizuar vetem pjesa qe voton ps. Mjaft me politika primitive.

  8. Genti says:

    Po perse duhet te paguajne Shqiptaret borxhet qe merr qeveria, si kjo dhe ajo e meparshmja? Une per vete dhe shumica nuk i kemi borxh njeriut. Kush i ka autorizuar keta te marrin borxhe qe i vjedhin vete dhe pastaj na i lene peshqesh neve dhe femijeve tane? Te shkundin llogarite e tyre e Bankare qe i kane degdisur jashte Shqiperise, dhe te paguajne ato qe kane vjedhur, sepse nuk u ka njeri borxh borxhin e tyre.

    1. oponence says:

      Artikull shkruesi njihet boterisht si seriv i qeverise, sepse me mbetjet e saj jeton. Por eshte fakt qe qeveria nuk ka trasparence me qytetaret.Qytetaret nuk duan qe qeveria te marre borxhe, ne duhet te jetojme me te ardhurat tona kombetare,pa borxhe.Te ardhurat kombetare te vendit shkojne per pagat e administrates gjigante te vendit, e cila ne vend qe te pergjysmohet ne numer qeveria e shton se leket e popullit jane, bolle te fusim miqte e shoket tane ne pune duke u krijuar vende pune ne kurris te taksapagueseve shqiptar. Praktikisht shoqera jone punon per te mbajtur kete administrate gjigande e te korruptuar dhe per te paguar interesat e borxheve qe qeveria merre. Ku vene parat qe shqiptareve? Asnje investim nuk po behet, te gjitha qytetet jane kthyer ne zona rurale, asnje qytet nuk mund te quhet qytet per shkak te degradimit te tyre.

      1. Genti says:

        Buxheti i Shqiperise mund te perballohet vetem me parate e energjise elektrike, si nga KESH dhe OSSHE. Sa per interesat e Borxheve, ne paguajme Banken e Shqiperise qe eshte Banke private, nderkohe qe duhet te ishte Banke Shteterore dhe te krijonte lekun pa interesa. Por politikanet tane nuk punojne per vendin, por per bankieret e huaj te cilet ne procesin e skllaverimit te Shqiptareve i lene te vjedhin dhe te pasurohen keta politikane. I keni pare si shtrihen ne toke, kur vjen ndonje i huaj me rendesi vizite ne Shqiperi. Jane shume te ndyre, te pabese, hajdute dhe genjeshtare profesioniste. Dhe kjo ndodh te gjithe krahet politike ketu. Keta partite i kane vetem per te mare pushtetin dhe per te coroditur ata qe ju besojne.

  9. petja says:

    kam pare kohet e fundit shume qytete te medha dhe te vogla
    jane bere te mrekullueshme nuk kane ta krahasuar me te kaluaren
    i lumte EDI RAMES per kete dhe haram qofte sali berisha ky intigrant,maipulator,karieriste e kriminel qe duhet te jape llogari per bemat etij para drejtesise

  10. aron says:

    Te habisin shume komentues ketu! Ne kohen e shokut te lavdishem Enver mburreshin qe Shqiperia nuk merrte borxhe, tani po te njejtet njerez, lene te kuptohet se borxhi eshte nje gje e mire, por po e mori Edi Rama, jo Sali Berisha. Askush nuk shqetesohet qe asnje qeveri deri me sot nuk boton ze me ze menyren se si jane prishur keto para. Natyrisht buletine te specializuara mund te kete, por perse nuk I botojne ne menyre te thjeshtuar dhe te kuptueshme per popullin? Ky besojme eshte problemi. Perpjekjet e zotit Zaloshnja duhen pershendetur. Ai nje individ eshte dhe aksesi I tij ne labirinthe te tille gjykoj se duhet te jete I kufizuar.

  11. bekim says:

    qeveria te mos merret me bojatisjen e pallateve apo rregullim lulishteje por te sielli invesitore te huaj qe te hapen vende pune ku me taksat qe do paguhen te bojatisen keto pallatet ,se merr borxh dhe rregullo trotuare fundi do jete shume i shpejte

    1. katarakti says:

      Keto “investimet” e huaja na e perlane kromin, bakrin, naften dhe na e kane lene buxhetin e shtetit zero. Nuk e ke kuptuar akoma qe investuesit e huaj vijne qe te te pijne edhe piken e fundit te gjakut. Qeveria duhet te investoje vete. Sepse i huaji edhe kur investon e nxjerr fitimin jashte! Nje qeveri normale dhe fare e zakonshme do te studionte tregun vendas. Sapuni vika nga Turqia, kepucet nga Italia, prodhimet bujqesore nga Maqedonia etj etj!!! Dhe nje qeveri e zakonshme do te investonte ne ngritjen e fabrikave te sapunit, te fabrikave te kepuceve si dhe te do te investohej ne mbrojtjen e prodhimit te saj te brendshem bujqesor. Keshtu hapen vende pune, rritet GDP-ja dhe niveli i njerezve. Eshte kaq e thjeshte…

    2. Grigor says:

      Ore, me thene te drejten, ti e ke shume mire, sepse vetem investitoret mund te hapin vende pune.
      Problemi eshte qe ne ato vende pune qe thua ti, kush do punoje? Tere prinderit duan qe femijet te shikojne ne universiteti ose te kene nje pune ne shtet (aresim, shendetesi, administrate).
      Popullsia fshatare qe ne fakt eshte gati te punoje nuk ka kualifikimin e duhur sepse ka 25 vjet qe jane pa shkolle. Qytetet jane mbushur me rini qe kerkon para te lehta. Militantet e te dyja kraheve kerkojne pune nga partite e tyre.
      Investitoret ndeshen me nje administrate te korruptuar qe ne veze dhe ikin. Jemi me keq nga Zimbabve.

    3. petrit says:

      Investitoret qe presim nuk vijne nga Burkina faso, por nga vende te pasura , te ndertuara e te paSTRA, te cilet kerkojne dhe ambientet perkatese me nivel te pastra e te bukura dhe per keto qe ka realizuar deri tani Edi Rama duhet pershendetur qe po e kthen Shqiperine ne nje qender atraktive, te bukur qe do te terheqe turiste, dhe per ne krijon cilesi te mire jete.

  12. Lpl says:

    Investimet ne sheshet e qyteteve jane me ju hell hi syve ju mor rrota qe se keni kaluar pragun e shtepise e shkruani ketu ne kohe te Berishes ska mbetur fshat pa asfalt rruga kombit Shkoder hani Hotit Milot fushe kruj veshja e autosdrates Tirane Durres unaza Durresit Durres Rrogozhine Fier Vlre Tepelene Pogradec Korce Diber Kukes e shume te tjera por keta nuk behen pa borgj edhe Ps neqoftese nuk len borgj mbas 4 vjeteve dote thote qe ska punuar por keta jane duke u ngutur ti shperblyer militantet ne pune te vogla siq jane qendrat e qyteteva per tu pasuruar shpejt se nje rruge kerkon vite pune . Partia socialiste me kete ritem i duhen 20 vjete me bere punet qe jane bere ne kohe te PD nuk them se nuk eshte abuzuar por ata investime doshin kurajo sot vidhet paraja shperblehen militantet vetem per makjazh elektoral .Berishen e morem inat se inaguron rruge ky na u be me keq inaguron nga 500 m livall e su hoq nga ekrani .

  13. Futja kot says:

    Rama po shkaterron vendin per 100 vjetet e erdhshme. Haram çdo gje more plehre.

  14. aqo says:

    Mos I thoni Sali Berisha, ai e ka emrin QEN BERISHA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje