Mbretëresha e kaosit! Ana e errët e Hillary Clinton

14 Mars 2016, 14:47Politika TEMA

Nga Matteo Carnelietto*

Prej disa javësh dy mediat prestigjioze amerikane “Washington Post” dhe “New York Times” po tregojnë me përkushtim të madh dhe detaje “sipërmarrjen” në Libi të kandidates për presidenti dhe ish-sekretares së Shtetit Hillary Clinton.

Sipas këtyre gazetave është pikërisht ajo që ka vendosur ndërhyrjen në Libi në vitin 2011.

Mbrëmja e 14 marsit të 2011 nuk ishte si gjithë të tjerat për ish-sekretaren e Shtetit.

Ajo ndodhet në Paris. Pret të vijë Mahmoud Jibril, një ndër liderët e revoltës libiane. Një takim i rëndësishëm jo vetëm për historinë amerikane por edhe atë botërore. Një luftë e re është te porta. Jibril e di fare mirë që për të bindur Obamën që të nisë luftën në Libi është e nevojshme të bindë njëherë Hillary Clinton.

Ai ia del të realizojë qëllimin e tij dhe të zhysë Libinë në kaos, siç vëren edhe New York Times.

“Sot Libia përbën një kërcënim për sigurinë në rajon aq sa ngrihet pyetja se ndërhyrja amerikane më shumë se sa shmangu një katastrofë humanitare, thjesht e shpërndau atë në këndvështrime të ndryshme. Bastisjet e kryera gjatë ndërhyrjes bënë që të vidheshin shumë armë duke ushqyer luftën në Siri, duke forcuar xhihadistët dhe grupet e tjera terroriste nga Nigeria në malin Sinai”, shkruan NYT.

Gjithashtu kjo ndërhyrje bëri që të lëshoheshin më shumë se 250 mijë refugjatë që përmes Mesdheut synonin Europën dhe shumë prej tyre u mbytën.

Një muaj pas Parisit Clinton dhe Jibril takohen sërish. Këtë radhë në Romë. Një takim shumë i gjatë, më shumë se një orë. Jibril kërkon me ngulm ndërhyrjen dhe premton një të ardhme të ndritur për Libinë: zgjedhje, liri shtypi dhe mendimi. Clinton është entuziaste. Asnjëherë më parë nuk ishte gabuar në një vendim të tillë në politikën e jashtme amerikane.

Fytyra e re e Libisë është e përbërë nga mijëra të vdekur dhe të plagosur, ashtu si fytyra e kolonelit Gheddafi, i vrarë brutalisht në tetorin e 2011.

Zemërata e rebelëve është drejtuar e gjitha kundër tij: shkelma, grushta.

“Erdhëm, e pamë dhe e vramë”, këto ishin fjalët, sipas NYT, të thëna nga Clinton që organizoi marshin triumfal në Libi.

Por në kurrikulumin e Clinton nuk është vetëm Libi.

Është edhe Ukraina.

Siç shpjegon Diana Johnstone në shkrimin “Hillary Clinton-Mbretëresha e Kaosit” (Zambon Editor).

Clinton nuk u mor me organizimine protestave në Ukrainë, por më tepër me përhapjen e ndjenjave anti-ruse.

Menjëherë pas tragjedisë së Malaysian Airlines, Kievi akuzon filorusët për kryerjen e kësaj ngjarje dramatike. Por nuk ka prova. As në favor as kundër rusëve.

Por Clinton pavarësisht mungesës së provave u jep europianëve rrugën që duhet të ndjekin.

“Nëse gjenden prova që çojnë në fajësimin e Rusisë, duhet të veproni në tre fronte: E para, të vendosni sanksione kundër tyre, duke u lënë të kuptojnë se duhet të paguajnë një çmim. E dyta, të gjeni alternativa për Gazpromin. Dhe e treta, të bëni më shumë për të ndihmuar ukrainasit”.

Një incident që përdoret nga Clinton si një “casus belli”, shkak për lfutë. Rrezikohet konflikti botëror.

Në 4 dhjetorin e 2014m shkruan Johnstone, “dhoma e përfaqësuesve në SHBA aprovoi rezolutën që dënonte Rusinë për një ‘agresion imagjinar kundër aleatëve dhe partnerëve të SHBA….teksti u aprovua pa asnjë debat nga shumica e 411 përfaqësuesve në sallë që dukeshin indiferentë. Vetëm 10 votuan kundër kësaj rezolute.

Me këtë rezolutë mund të justifikohej një luftë kundër Rusisë së Vladimir Putin, dhe siç shkruan Johnstone, “kjo ‘shkarje’ tregon që problemi i përfaqësuar nga Hillary Rodham Clinton shkon përtej saj si individ, dhe zbulon krizën e thellë të sistemit politik amerikan”./ Përgatiti Amarildo Lumani.

*Gazetar freelancer italian i specializuar në konfliktet ndërkombëtare

11 komente në “Mbretëresha e kaosit! Ana e errët e Hillary Clinton”

  1. Genti says:

    Mos e shani, se kjo eshte idhulli i Shqiptareve budallenj. Si ka mundesi qe budallenjte degjohen me teper se ata qe i kuptojne gjerat ashtu si jane vertete? Kjo vjen sepse budallenjte jane shumica, e cila manipulohet dhe mashtrohet 24 me 7 nga nje pakice e lige. Ketu futen dhe ata qe per rehatin e tyre prej skllavi, mund te shesin dhe nene e babe.

  2. Klimax says:

    Obama nuk u “bind” as nga rebelet libian dhe as nga Clinton. Ne nderhyrjen e aviacionit amerikan ne Libi rolin kryesor e ka Franca dhe Britania. Ishte “plani” Sarkozy – Cameron qe “binden” Obamen dhe Pentagonin per te ndihmuar “revolucionet islamike te botes arrabe”!

    1. Genti says:

      Nuk ishin revolucione o Klimax, por plane afatgjata per te shkaterruar qeverite e pavarura te lindjes se mesme dhe per te vendosur kukullat e tyre. Filloi qe me Irakun, vazhdoi me Libine, Sirine dhe po te mos kishte nderhyre Rusia do te shkonte edhe me Iranin. Eshte nje lufte per jete a vdekje per mbijetesen e Petrodollarit, i cili u kercenua kur Sadam Husein filloi te shiste Nafte ne Euro dhe Gaddafi filloi ta shiste ne Dinar ar. Irani ka kohe qe e ka braktisur Dollarin dhe Siria po behej gati qe ta bente nje gje te tille. Duke llogaritur Rusine dhe Venezuelen keto perbejne 70% te vendeve prodhuese te Naftes, qe nuk do te pranonin me Dollarin si pagese. Kjo do ta kthente Dollarin ne nje leter pa vlere brenda nje kohe te shkurter, sepse e vetmja gje qe i jep vlere kesaj kartmonedhe eshte kerkesa per te, per tregtine boterore te Naftes e cila nuk kryhet vecse me Dollare. Dollari ka qe ne 1973-in qe eshte larguar nga garancia e depozitave te Arit. Prandaj edhe quhet petrodollar, pas marreveshjes me Arabine Saudite dhe vendeve te Opec-ut per te shitur vetem ne Dollare.

      Ketu nuk ka lidhje fare demokracia dhe te drejtat e njeriut, por mbijetesa e sistemit piramidal financiar Boteror te Rothchild-eve dhe Rokfelereve.

      1. 1 says:

        Bravo po ku dine gje injorantet , mjaftohen me genjeshtrat qe i thote media !

        1. 2 says:

          Ka dy lloje injorantesh: Ata qe hane kallup gjithe genjeshtrat qe thone mediat (e hane sapunin per djathe), dhe ata qe hane kallup gjithe komentet e megallomaneve injorante (qe i shesin djathe atyre qe u duhet sapun).
          USA eshte prodhuesi me i madh i nafter ne bote sot fale teknologjive te reja te 10 viteve te fundit. E dyta eshte Arabia Saudite. Rusia vjen vertete e treta por sot prodhon vetem 10% te naftes se botes. Prodhimi i energjise se rinovueshme po shumefishohet .

          Amerika lufton gjithmone per interesat e veta dhe pike. Kush nuk e ben kete?! Dhe interesi me i madh i Amerikes eshte ruajtja e modelit amerikan te demokracise dhe ekonomise. Nuk eshte nje model i mire, por eshte me i miri qe eshte shpikur deri me sot ka thene nje burre i madh i historise.
          Ky eshte nderi me i madh qe USA i ka bere botes, dhe ne Europianet e aq me shume ne Shqiptaret nuk lahemi as per 200 vitet qe vijne me kete nder. Pa USA, Europa do vazhdonte te rronte me Hitlera e Stalina, me Franko e Miloshevica, me IRA e me ETA.

          1. Genti says:

            Ti po te jetoje ne kohen e Hitlerit, do te thoshe te njejtat fjale si thua sot. Atehere do te thoshe se Nacional Socializmi dhe Hitleri luftojne per interesat e tyre dhe Gjermania e asaj kohe, sidomos ajo e viteve 30-te, eshte modeli me i mire i demokracise dhe se drejtes. Te gjithe Gjermanet dhe shume Europiane u genjyen ne ate kohe, por historia dhe eksperienca nxori dicka tjeter. Ketu behet fjale midis kufirit te se mires dhe se keqes, i cili kurre nuk ndryshon pavaresisht kohes dhe sistemeve qe shkojne e vijne.

      2. kapiten anije says:

        Bravo Genti , nje shpjegim shume i qarte dhe llogjik ,per ata qe kane sy e veshe ndersa per “amorfet” eshte e mjaftueshme se ç’fare thote “Daj Sami”. Bavo dhe njehere, sakte e qarte.

  3. arben says:

    Shikoni te mirat qe kjo zonje dhe i shoqi, i madhi Bill Klinton, i kane bere shqiptareve kudo ku jane. Ajo duhet mbeshtetur me te gjithe mundesite nga te gjithe shqiptaret kudo ku jane dhe jo te hidhet balte mbi te. Ajo do te jete me siguri Presidentja e ardhshme e SHBA! Kemi pare vetem te mira dhe presim vetem te mira prej saj. Shkrimet ne gazeta kuptohet qe behen per interesa te kundershtareve te saj. Por, interesat e shqiptareve kerkojne qe ajo te mbeshtetet!

    1. Genti says:

      Zonja Klinton nuk perfaqeson as interesat e Amerikaneve dhe as ato te Shqiptareve. Ajo perfaqeson interesat e bankiereve, interesa te cilat jane thjesht nje skllaverim per nje shumice nga nje pakice jo me teper se 2%-she. Zonja klinton eshte nje palaco ose nje kukull, qe eshte paguar per te shtremberuar realitetin dhe per te genjyer ata qe besojne vertete, se ajo do te beje ate qe thote. Zonja Klinton e ka pranuar kete pazar dhe kjo e ben automatikish ate nje njeri negativ, i cili behet pjese e se keqes se pergjithshme.

  4. Treviso says:

    O lumadh, a nuk je duke e tepruar me keto perkthime pro ruse? Po te jene 100% te verteta nuk kam pse te bej verejtie. Luften neLibi e nisi Sarkozi me Angline pa pelqimin e Italise. Italia nuk dontete sulmohej ne asnje menyre Libia. Pse? Italia kishte interesa ekonomike shume te medha. Kedafi ishte shok me Berluskonin qe ne ate kohe kryesonte qeverine italiane. Franca dhe Anglia nuk e perballuan dot ushtrine e Gatdafit dhe kerkuan ndimen e SHBA-se. Skandalet qe ndodhen ne ambasaden e SHBA-se ne Libi ishin te pregatitura per te mposhtur zonjen Klinton. Ju jeni te mirpaguar per ato qe perktheni, por eshte e kushtueshme per palen tjeter dhe per gjithe globin.

  5. Alban says:

    Tashme eshte fakt qe ruset jane leshuar ne fushata intensive shumeplaneshe, perfshire ato te imazhit. Dhe ky gazetar, Lumani, eshte ne listepagese. Nuk ka asgje te gabuar te besh reklame, mjafton ta deklarosh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje