Po me Ditën e Verës ç’patën xhanëm?

14 Mars 2016, 16:15Politika TEMA

Nga Mentor Kikia

Dita e Verës nuk është një ditë feste me aheng, disko dhe pub.

Ajo është më shumë se një ditë pushimi, për ata që punojnë në shtet.

Dikur ajo ishte një ditë feste popullore, ku njerëzit me shumë se hanin, respektonin ca rite, që i jepnin asaj natyrën e një dite të veçantë, që e kishte bërë edhe ti mbijetonte shekujve.

Unë kam lindur e jam rritur në një krahinë, ku këto rite zbatoheshin pa axhendë bashkie dhe ishin vërtet shumë të bukura.

Sipas ritit, fëmijët mblidhnin lule dhe në çdo derë shtëpie duhej të vendonim nga një tufë manushaqe ose lule vere.

Respektohej riti i vezëve me ngjyrë, ndeshja me vezë, duhej ti dhuronin fqinjit dicka nga darka e natës së 13 Marsit.

Duhej të zgjoheshim herët, që të bëheshim më punëtorë, fëmijët nuk duhej të ziheshin ditën e verës sepse ziheshin tërë verën pastaj, duhej bënim garë kush t’i shkonite fqinjit me herët në shtëpi, që ti merrte nisiativën gjithë verën…

Edhe pse nuk njihej zyrtarisht si feste, në Elbasan, ajo e kishte fituar statusin e festës zyrtare dhe shkollat nuk bënin mësim më 14 Mars, por organizonim ekskursione.

Pas 1990, festa u bë më masive, por sërish e ruajti natyrën e saj “konservatore”.

Por kur në mes u fut politika, dita e verës u bë si fushatë elektorale.

Me vendim qeverie(të Fatos Nanos) festa u bë kombëtare. Që nga ajo kohë, festa më shumë se traditë është panair, takime politike, qoka zyrtare, aktivitete me dhe pa lidhje me ditën e verës, dhe përpjekje të sforcuara të bashkive për të prezantuar “kujdesin e madh për qytetarët”.

Kjo nuk ka ndonjë të keqe, madje do të ishte mirë të organizohej edhe ndonjë paradë, apo shfaqe akrobacie me avionë sportivë. Të bësh festa është gjë e bukur, sepse harron hallet dhe në vendet e varfëra kjo është një manovër e bukur politike. Por këto s’kanë lidhje me Ditën e Verës.

Unë nuk jam nostalgjik për të vjetrën dhe e pranoj metamorfozen e gjerave, por Dita e Verës rezistoi deri sot sepse ishte e tillë, bazohej në ritet dhe traditën popullore, dhe si e tillë ajo po zhbëhet, duke u shndërruar në një festa tallava, me mish, raki, ballakume brumatriçesh dhe politike.

12 komente në “Po me Ditën e Verës ç’patën xhanëm?”

  1. Genti says:

    Dita e Veres eshte katandisur ne promovim per LGBT. Keshtu e duan boten keta, jo ashtu si e beri krijuesi. Duan qe burrat ti bejne gra e grate burra. Duan te martojne burrat me burra e grate me grate. Cdo gje te mundur, qe te shkaterrojne rrenjet e shenjta te familjes dhe vlerave njerezore. Keshtu i kthejne njerezit ne makineri pa vlera, pa besim shpirt dhe konfuz, per ti skllaveruar me lehte ne te ardhmen .

    1. Paloqe Palluqe says:

      Po ti Genti, ku e ke sumen, para apo mbrapa? Sumkapuc qe shkon qorrazi pas nje shkrimi medioker!

      1. Genti says:

        Ke ndonje koment tjeter per te bere ne lidhje me temen siper, se nuk kam kohe te merrem me traplleqet qe shkruajne te tredhurit.

    2. Sharmuta says:

      “NDESHJE ME VEZE” ne diten e veres!!??? ….. Hera e pare qe e degjoj.
      Mos e ke ngatarru me Diten E Pashkeve daku..

  2. Klimax says:

    Kalendarit hixhri si tia bejme, ke ndonje ide? Sa per “Diten e Veres” boll na dhat “mendje” se ku behej, si behej, kush e bente dhe me ke e bente!

  3. xxxxxxxxZZZZZZZxxxxxxxx says:

    I DASHUR KIKIA , TE DUA NJE PERGJIGJE TE SHPEJTE DHE TE SINQERTE ,,,,,
    PSE NOK E THUA TROC , NUK KA DITE VERE SE VDIQ QOFTELARGU , S A L I U ???????
    SHIKO NDONJE KOMENT SPORTIV TE BESH , DHE ATO COPE-COPE I BEJE……

  4. mentori2 says:

    Me diten e veres normal qe nuk duhet te kemi gje po me menyren se si u paguan leket per te festuar diten e veres sigurisht qe kemi se ato gjera nuk u bene vete ne ajer njeri i ideoi tjetri i solli tjetri i vuri. Kush i beri keto, si u perzgjodh, sa leke kushtoi, keto duhet te jene ne Bashki dhe publike apo ti mendon qe jo Mentor.

  5. aleko says:

    Po ne qofte se ste pelqen per historikun e Dites se veres ,ose mbyll veshet ose merru me ato qe te prlqejne z. Klimax se sa te te genjesh veten per te diktuar cfare duhet shkrusr dhe cfare jo,nese ste pelqen ty ka te gjere qe interesohen per te.

  6. Guri says:

    Kjo polemike pa buke ngjan me ate perallen “pse ma ngrohe gomarin, pse ma ftohe gomarin”. Sikur bashkite t’ia linte festimin e Dites se Veres spontaneitetit do te bertisnim me sa kishim ne koke: “Pse bashkia nuk ia vari fare popullit qe donte te argetohej”. Tani qe bashkia i bashkohet deshires se njerezve per te festuar dhe ndihmon per ta bere festen sa me te kendshme, themi “Pse nderhyn bashkia?” Ku eshte logjika e ftohte ketu z. Kikirikia?

  7. xxx says:

    Dita e verzez eshte fest pagane,Ilirt ishin me fe pagane.

  8. Endry says:

    Mentor, ik festoje andej nga ke ardhur! Do ishte mire edhe per komunitetin te degjonim sa me pak ankesa ?

  9. demo says:

    veze te kuqe kane pashket,nuk ka dita e veres.Apo i lyenit me bitumin e rafinerise,ju ne Paper?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje