Meta i përgjigjet Majkos: Më shumë optimist për reformën në Drejtësi

14 Mars 2016, 14:58Politika TEMA

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta, i ka kërkuar socialistëve të jenë më shumë optimist për Reformën në Drejtësi, pasi sipas tij të gjitha palët kanë rënë dakord me rekomandimet e Venecias dhe se duhet punuar që gjithçka të arrihet para viztës së Komisionerit Hann në fund të muajit në Tiranë.

Duke komentuar nga Gjirokastra, deklaratën e Majkos për zgjedhje të parakohëshme nës enuk miratohet reforma, Meta tha se “të gjitha forcat politike kanë shprehur vullnetin për përmbushjen e reformës”.

Më poshtë ai theksoi se “të gjithë kanë rënë dakord që standardet evropiane të kësaj reforme i përcakton Komisioni i Venecias, i gjithëpranuar nga të gjithë dhe ky komision ka folur mjaft qartë për të gjitha çështjet ndaj të cilave janë kërkuar sqarime, interpretim, opinione, apo vlerësime.”

Padyshim që jam i sigurt se përveç vullnetit të përbashkët të gjithë forcave politike për të interpretuar këto rekomandime në mënyrë objektive dhe të paanshme, pra jashtë interesave të ngushta partiake, kam theksuar që për çështje ku do të ketë dallime të caktuara, ne përsëri kemi fatin që kemi EURALIUS-in, misionin e BE-së dhe OPDAT-in, atë të SHBA-ve, të cilët kanë kontribuuar që nga fillimi në asistimin e kësaj reforme dhe mund të jenë përsëri dy misione të cilat përbëjnë përsëri referencën e përbashkët dhe konsensuale për ato çështje ku ende ka disa lexime të ndryshme.

Por Komisioni i Venecias mendoj se i ka zvogëluar jashtëzakonisht dallimet dhe diferencat kështu që ka vend për optimizëm natyrisht të përmbajtur, por mbi të gjitha për përgjegjshmëri dhe konstruktivitet për të arritur një tekst përfundimtar të dakordësuar për ndryshimet kushtetuese përpara se Komisioneri për Zgjerimin, z. Hahn të vijë në Tiranë në fund të këtij muaji.

5 komente në “Meta i përgjigjet Majkos: Më shumë optimist për reformën në Drejtësi”

  1. EDI says:

    Optimist ne ate vend jane vetem kriminelet ,
    shkerdhatat e kombit,
    te pafytyret e bastardet e rraces me te ndyre qe njerizimi ka pare ndonjiher muzLlumnait shqipkare .

    Ja perse majko eshte pesimist !
    Jo pa te drejt .

    1. cane says:

      …avash me qetesi,me dashuri…keshtu e ka Likja.Mos u nevrikos.

  2. pellazgu says:

    Ilir, je i sakt, voto per te gjithe variantet,pamvarsishte se jane diametralisht te kundert.Po votove vetem nje variant e hengre.O Liro kur tu krijua besimi se te huajt jane me specialista se specialistat shqiptare.Ty ekspertet shqiptare te shpetuan nga qelia.Mos i moho se e hengre

  3. Devolliu says:

    Ti mor Like Floriri me bllok në dorë, sëbashku me Sali Kriminelin ini kundra Reformës në Drejtësi pasi ajo Reformë ju garanton burgun për vjedhjet e krimet që kini bërë. Mos kujto se Populli nuk e njeh fytyrën tënde të poshtër.

  4. passionanti says:

    Po pse do presim zotin Han te bejme reformen per shqiptaret?! I çuditshem ngelesh dhe ti o Ilir me keto qe thua e keto qe ben. Po ke pjesen tende dhe ti. Ishte per ne vjeshte, rane gjethet, u shty per ne 10 mars, fillouan sythat e pemeve te pellcasin, por juve u plaçin trute se s’keni per ta bere. Sikur te binte nje rrufe dhe te ishit te gjithe brenda ne ate parlament do te shpetonim nga kjo menxyre qe ka 25 vjet qe na ka zene, se drejtesi tjeter nuk ka dhe nuk do kete. Po therrisni dhe gjyqtaret e prokuroret aty me gjithe Nishanin kur te bjere rrufeja. Vetem kjo ngeli shpresa e vetme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje