Skandali/ Gjykata liron të fortin e bandës së "Rrugës Bardhyl", edhe pse ishte dënuar me 10 vjet burg

14 Mars 2016, 15:58Politika TEMA
Skandali/ Gjykata liron të fortin e bandës së "Rrugës

Lirohet nga burgu Domart Konjari, i dënuar me 10 vjet burg në Francë si kreu i një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të kokainës.

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, vendosi të lirojë nga burgu, 42 vjeçarin Konjari, i arrestuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës në nëtorë të 2015 me pasaport të falsifikuar.

Në momentin e arrestimit, Konjari i njohur ndryshe edhe si një nga pjesëtarët e ish-bandës” së Rrugës Bardhyl në Tiranë, ka tentuar të korruptojë punonjësin e policisë duke i ofruar 50 euro për mos ndalimin e tij.

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda i ndryshoi masën e sigurisë nga “arresti me burg” në “detyrim për paraqitjeje”, edhe pse objekt gjykimit nuk ishte akuza për të cilën 42 vjeçarit Konjari i është caktuar masa e sigurisë nga Gjykata e Korçës, raporton ABC.

Me arsyetimin e kalimit të afateve proceduriale, gjkykata i ka ndryshuar masën, edhe pse prokuroria kërkoi caktimin e një mase tjetër sigurie për Konjarin, për veprën penale të “korrupsionit”.

Akuzë kjo që për prokurorinë, dyshohet se Konjari e ka konsumuar gjatë kohës së qëndrimit të tij në burgun e Drenovës, duke tentuar të korruptoi prokurorë dhe gjyqtarë të Korçës.

Për këtë vepër, Ajykata e Apelit për Krime të Rënda, jo vetëm që nuk i caktoi masë sigurie, siç kërkoi prokuroria, por i prishi edhe vendimin e Gjykatës së Korcës për akuzën e “falsifikimit dhe përdorimit të pasaportës”.

Nga ana tjetër, autoritet e drejtësisë franceze, pas arrestimit të Konjarit në nëntor të vitit të kaluar, kanë sjell në Shqipëri një material voluminoz me një sërë akuzash në ngarkim të 42 vjeçarit.

ABC ka mësuar se drejtësia franceze e ka dënuar me 10 vjet burg Konjarin si drejtues i rrjetit kriminal të trafikut të kokainës, së bashku me 19 persona, mes tyre shqiptarë, italianë, francezë, holandezë e spanjollë.

Në dosje thuhet se Konjari, krahas dënimit, dyshohet edhe për një sërë ngjarjesh të tjera kriminale, të ndodhura në Francë, Spanjë, Itali dhe Holandë, që kanë të bëjnë me trafikun në sasi të mëdha të kokainës.

Ai dyshohet se përveç se siguronte mallin, rekrutonte shofer në moshë të vjetër me cilësinë e korrierit si dhe siguronte makinat të cilat i modifikonte më pas për kryerjen e transportit të kokainës.

Sipas mediave franceze, Domart Konjari dyshohet se bënte pjesë në krye të grupit të shqiptarëve në rrjetin e trafikut të kokainës, i përfshirë në rastin e sekuestrimit në ishujt Kanaries të një anije me vela që vinte nga Venezuela e që brenda saj kishte 3.5 ton kokainë.

8 komente në “Skandali/ Gjykata liron të fortin e bandës së “Rrugës Bardhyl”, edhe pse ishte dënuar me 10 vjet burg”

  1. sapa says:

    Po mire more kriminele qe doni te beni shtet:fusni ne burg gjykatesin qe e ka liruar APO jo?Sa mire e fusni ne burg krejt kollaj hajdutin e energjise elektrike o ju shkerllefte kina grate dhe femijet ku ti keni?plehra te ketij planeti!

    1. loli says:

      ne rradhe te pare gazetaret duhet te na tregojne emrin e gjyqtareve, te grave apo burrave te tyre dhe te femijeve qe meqe policia e prokuroria nuk kane ndermend te bejne te pakten kur ti shohim ne te te tjeret ne rruge ti felliqim si kriminel qe jane. vetem keshtu mund tja dalim, te mos ti lejme te gezojne ato pare qe kane bere me gjakun e njerezve.

  2. perkthyesi says:

    Keni plotesisht te drejte sapa! Une nuk arrij te kuptoj, pse mbrohem me kaq zell keta palo gjyqtare? Sigurisht qe keshtu nuk bejme asnjehere shtet! Neser, kur gjerat te kene vajtur ne vendin e vet, duhet qe , ligji i ri, te kete efekt prapaveprues, ku te dergoje brenda ne qeli te gjithe keta pushte qe sot po bejne si u do qejfi!

  3. Shoku Enver says:

    Bravo Sapa, keshtu te do Partia.

  4. Los Vjerda says:

    Po te dija se cilit krah politik i perkasin gjykatesit qe e liruan do te thonja psene e lirimit. GJithsesi mendoj se lirimi eshte dashakeq dhe ne dem te vendit. Krimineler te tille, te mbrojtur ka patur gjate gjithe kohes keto 25 vjet . Ato kane qene ne krye te detyres ne kohe te qeta gjate te ciles merren me trafiqe(droge, arme, prostitucion etj). Ne kohe te veshtira ato marrin koburen pse jo; t’u bejne shantazh qytetareve te Shqiperise e deri ne ekzekutime politiko kriminale te njerit apo tjetrit.

  5. Ladi says:

    Enveri i zgjidhte punet me kete mendjen tuaj…dhe vajtem ne hale te gomerve more…

  6. ai ajo says:

    adhadh, po gazetari ka mbaruar per radiologji apo gazetari qe sdi te shkruaje dy llafe?

  7. tomsojeri says:

    Gjyqtaret ! Kjo hordhi e shemtuar,e pangopur,e paprekeshme, ,jan bunkeri ku mbrohen kriminelet,hajdutet ,korupsioni dhe cdo e keqe qe qarkullon ne kte trup te semur me emrin Shqiperi ! Nuk gjen fole me te degjeneruar krokodilesh qe po gryejn shqiptaret qe rojn ne kte shtet dhe po nuk filloi ndeshkimi i tyre mos shpresoni e mos besoni se jeni te lir ! Pastrimi i ksaj foleje esht i vetmi kusht qe shqiptaret te ndjejn se kan Atdhe !! Jan te paprekshem e ne emer te pavarsis se tyre vendosin “drejtesi” ne interes te tyre ! Nuk gjej fjal te pershkruaj funksionin antishqiptar te ktyre hienave te pandergjegjshme qe tejkalojn cdo qenie apo me mir gjalles ne kte planet ! Kush i mbron ? Kush i mbeshtet? Kush i le te lir e te mos ju trembet syri edhe kur “vrasin” ,”djegin” “mbysin” viktima ne emer te pushtetit qe shteti ju fal ! Sa shembuj e sa vendime te padrejta jan regjistruar a ka vall ndonje gjykates qe te jet perballur me “gabimin”e tij ?? Jo nuk ka, sepse kjo band ka te njejten ngjyr te njejten ftyr te dal nga i njejti bark ! Prandaj “sapa” shai sa te duash ,lekur e tyre ska pore ma e zemrimin tend e kan barsaleten e dites !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje