Lidhja e Domart Konjarit me Franc Konomin dhe bandat e frikshme të Tiranës (dhe si i shpëtoi ai atentatit)

14 Mars 2016, 16:52Politika TEMA

Në fillim të viteve ‘90 në Tiranë u shfaqën “të fortët” e parë, që në fakt nuk kishin asnjë lidhje me grupet e krimit të organizuar që filluan të vepronin në vitet në vazhdim.

Por organizimi i tyre nuk zgjati shumë dhe filluan të ndaheshin në zona, më pas të vrisnin njëri-tjetrin, shkruan Panorama, që ka bërë një historik të krimeve ndër vite, në të cilat ka qenë i përfshirë edhe Domart Konjari, i cili në mënyrë skandaloze është liruar nga ana e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda.

Në zonën e “Trenit të vjetër” dhe të “Restorant Durrësit” drejtonte Naim Zyberi dhe miqtë e tij, Franc Konomi e Fatos Keta.

Ata kishin në zotërim tërë lagjen e tyre dhe bënin një grupim shumë të madh në kryeqytet.

Duke ndjekur unazën vinte lagjja e Gazmend Muçës, në “Rrugën Bardhyl”.

Në këtë zonë Gaz Muça ishte njeriu më i njohur dhe bënte ligjin sipas mënyrës së tij.

Duke qenë se ai dhe Naim Zyberi ishin “të fortë” lagjesh, kishin njohje me njëri-tjetrin por edhe konflikte.

Konflikti i fundit ndërmjet tyre ka lindur në prill të vitit 1992.

Franc Konomi, miku i ngushtë i Konjarit, do të mbahej më tepër si një nga ata që morën pjesë në atentatin që iu bë më 7 prill 1992 te “Xhamlliku” Gaz Muçës, edhe pse në atë ngjarje u tha se morën pjesë 4 vetë, edhe vetë Naim Zyberi.

Por, edhe ndaj tij u morë hak, më 6 gusht 1997, pasi u vra në një spital në Milano të Italisë.

Pak ditë para vrasjes, ndaj tij ishte bërë një atentat në të cilin mbeti i plagosur.

Zyberi në atë kohë u cilësua si autori i vrasjes së Gaz Muçës dhe Artur Grorit.

Ndërsa në dhjetor 1997, ekzekutohet Fatos Keta, i cili cilësohej si një nga miqtë më të ngushtë dhe të besuar të Naim Zyberit.

Më 31 korrik 1998 vritet edhe vëllai i Gaz Muçës, Taulanti.

Por vrasja e Fatjon Naxhakut më 3 gusht 2005 në afërsi të “Shkollës së Kuqe”, duket se është dhe pika e ndezjes së fortë të gjakrave mes Franc Konomit dhe kundërshtarëve të tij.

Naxhaku, që kishte mundur të arratisej në mënyrë spektakolare nga burgu i Marsejës në Francë, ishte nisur për të ekzekutuar Domart Konjarin, mikun e ngushtë të Franc Konomit, por nga përballja me të mbetet vetë i vrarë.

E i fundit që u ekzekutua nga të dy grupet ishte Franc Konomi.

Më 8 korrik 2010, 10 plumba u lëshuan drejt makinës ku ndodhej ai, pranë “Ushtarit të panjohur”, duke e lënë të vdekur në vend.

8 komente në “Lidhja e Domart Konjarit me Franc Konomin dhe bandat e frikshme të Tiranës (dhe si i shpëtoi ai atentatit)”

  1. maximus says:

    dmth keta te fortet kane ngrene kokat e tyre me njeri -tjetrin, dhe tani mbase jane duke u zene ne ferr per te ndare zonat e tyre

  2. tan tirona says:

    Gazetar demel,e ka Dorart dhe jo Domart.ke shkolla kuqe e ka shpin

    1. 3434343 says:

      Kujt po i rruhet se si e ka emrin e ku bano “gangsterra”72 oresh

  3. Pilo Lala says:

    Lapidaret ketyre bejuani sa me te medhenj, se ju duhen ne ate bote.
    Me duket se mblidhen e lozin domino.
    Thone qe nuk zihen atje ku jane, se kane pune me Zezake e Bin Ladenin.

  4. S'te mor vesh fare says:

    Ore po si i shpetoi atentatit?????????

  5. Dorarti ka qene nga te paret qe hyne ke ambasada franceze,cun mistrec qe i vogel,ishte nga grupi i rruges Bardhyl,po nderkohe Gazi ishte mrena per vjedhje pulash,iku ne France ku fitoi dhe nje cmin body bilder ,psstaj si duket u kthy ne origjine

  6. Dorarti ka qene nga te paret qe hyne ke ambasada franceze,cun mistrec qe i vogel,ishte nga grupi i rruges Bardhyl,po nderkohe Gazi ishte mrena per vjedhje pulash,iku ne France ku fitoi dhe nje cmin body bilder ,psstaj si duket u kthy ne origjine

  7. bcd says:

    Mire thote tfg,korraket vrasin njeri tjetrin,dhe nuk paskan te mbaruar kjo fare e keqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje