Venecia “zhyt” opozitën. Drafti final injoron shumicën e vërejtjeve

15 Mars 2016, 19:56Politika TEMA

Opinioni final i Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi ka ndryshime në 8 paragrafë. Krahasuar me dokumentin që Venecia nxori në fund të shkurtit, ndryshimet në përgjithësi janë teknike. Me përjashtim të njërit, që shton dy fjali në paragrafin 8. Fjali që mund të ndikojnë në ndryshimin e qëndrimeve politike për reformën në drejtësi. 

“Komisioni i Venecias është përpjekur të shmangë komentet përsëritëse nga Opinioni i Ndërmjetëm, që kishin të bënin me çështje të cilat janë eliminuar nga teksti i rishikuar. Atje ku Komisioni i Venecias ka kritika të forta për draft-amendamentet e rishikuara, ky kriticizëm është i shprehur në Opinionin Final.”

E shpjeguar, kjo do të thotë se Komisioni i Venecias e ka ngushtuar hapësirën në të cilën partitë politike mund të debatojnë duke shmnagur çdo çështje nga draftet e mëparshme. Politikisht, kjo do të thotë se Partisë Demokratike i janë rrëzuar disa pika nga 11 çështjet kritike që ajo ngriti si kushte për dialog politik me mazhorancën një javë më parë. Opinioni Final nuk përmend përshembull një nga insitucionet kyç të reformës në drejtësi, Këshillin e Emërimeve, që opozita e ka renditur të parin në 11 kushtet e saj. Opinioni Final nuk përmend as Gjykatën e Lartë Administrative, për të cilën opozita, por dhe LSI-ja, kishin shprehur kundërshtitë për ekzistencën e saj.

Opinioni Final e ka ngushtuar hapësirën për dialog politik vetëm tek shumica e cilësuar për përbërjen e disa institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë. Opinioni Final i Komisionit të Venecias me ndryshimet e papritura u publikua të hënën në mbrëmje, por partitë politike nuk kanë reaguar ende.

Çfare mbetet në fuqi është vetëm premtimi i nënkryetarit demokrat për reformën në drejtësi, i cili të hënën në mbrëmje, në padije të këtyre ndryshimeve, deklaroi: “Vullneti i opozitës është sipas Venecias”./ Top Channel

9 komente në “Venecia “zhyt” opozitën. Drafti final injoron shumicën e vërejtjeve”

  1. qytetar says:

    Nuk do te mundet ti shpetoje reformes ne drejtesi as Opozita dhe as Meta . Amerika e ka seriozidht me kriminelet antishqipetar ,qe shkataruan Shqiperine per 25 vjet .

    1. gjyshi says:

      Reforma i takon eksperteve. Eshte i natyrshem qendrimi i opozites e cila kerkon te zvarrise procesin me pretendime te ngritura sipas tyre ne pika te caktuara. Ceshtje si: 21 Janari, Gerdeci, vjedhja e 230 mln eurove ne rrugen Durres-Kukes, marreveshja per ti shitur Greqise nje pjese ujore qe i takon vendit tone, etj, jane te gjitha ceshtje qe rendojne mbi dy personazhet kryesore te Partise Demokratike, Sali Berisha dhe Lulzim Basha.

  2. kushtrimi says:

    Kush beson kete eshte naiv. Sala ne keto Momente po mendohet te gjeje diqka qe te kushtezoje Reformen.
    Eshte shume e thjeshte qe nese Sala miraton Reformen i ben varrin vetes dhe do ta refuzoje me qdo kusht.
    Ska fare rendesi se cfare thote Halimi,Basha etj.

  3. Lufte psikollogjike says:

    “Keshilli i Emerimeve” I propozuar nga PD-ja dhe “Bordi” I propozuar nga LSI-ja,ishin e njejta gje,ne kete para reforme kishte pika te perbashketa te PD/LSI !
    Ndryshimet e parapelqyera te PD-s,te shprehura me tifosllekun e saj ndaj Venecias,kane zgjatur heshtjen,por jo rebelimin berishjan !

  4. Luan Baci says:

    PD-ja e pagjume nga Byroja Kombetare e Hetimit qe po ngrihet si ajo “shtriga” e enderrave te keqija,

    “Bir Selmani i nenes, ke te qaj me pare, njerin e kisha nip dhe tjetrin e kisha djale.”Koto fjale, qe tanime ne kujtesen e popullit shqiptar jane kthyer ne vleren e nje fjale te urte popullore, me siguri kane te bejne me ndonje fatkeqesi familjare, ne rrethana qe sot ndoshta nuk dihen saktesisht, ku dikush ka humbur ne te njejten kohe edhe djalin, edhe nipin. Per krahasim do te thosha se “nena” e botes se krimit ne Shqiperi, nuk e din cilin te qaje me pare, “djalin” Sali Serbi Ram Berisha, apo “nipin” Edi Rama. “fatkeqesia” e Byrose Kombetare te Hetimit, po ngrihet si ajo “shtriga” e enderrave te keqija, “shtrige e zeze” per boten e krimit, qe kerkon tua kepuse koken politikaneve “te ndershem dhe atdhetare” te Shqiperise, si me ate kosen qe fshatari korr barin. Dhe kur “bari” I korrupsiponit korret, “lendina” behet me e shendetshme. A e din kush se sa vite burg mund te beje Berisha, apo prap do te jete i paprekshem kryekrimineli shqiptar?!

  5. fieraku NGA ferrasi says:

    Venecia me denek dashka te zhyse opoziten
    Te jua kete ndryshuar mendjen xhafa valle
    Do behet dhe reforma dhe populli sdo fitoje asgje.
    Zyrtarw te korruptuar do kete gjtqtare po ashtu
    Politikanet po e po
    O popull keni pare Dike te denoje veten e vet?

  6. QYTETAR says:

    Reforma e drejtesise,si dhe byroja e hetimit ,jane te domosdoshme per te ardhmen e Shqiperise , i cili po shkerdhehet nga tre partite me te felliqura te botes , jane bere milionera te fuqishem vetem me pushtetet e tyre . Nqs kjo byro hetimi do te funksionoj vertet e pavarur ,atehere i bie qe shumica e parlametit te futen ne burg per korrupsione dhe hajdutelliqe nga me madheshtoret ,duke e filluar nga Berisha ,Meta ,Rama dhe deri ne deget e tyre .Asnjera parti nuk ESHTE ME DUAR TE PASTRA , SEJCILA PERPIQET ME CDO KUSHT TE MBAJ PUSHTETIN ME FORCE , PARTINE ME FORCE . RASTI I FUNDIT SPETAKOLAR I RAMES ME BLUSHIN .
    KY VEND KA NEVOJE PER POLITIKAN TE RINJ ,TE CILET NUK I MUNGOJNE SHQIPERISE ,
    MJAFT ME AKTORET E VJETER TE POLITIKES ,TE CILEVE U KA DALE BOJA , SI TE PA MORALSHEM QE JANE .

  7. Dajti says:

    Berisha. Meta. Mediu. SHkelzeni Imami dhe te gjithe ata qe kone abuzuar me gjakun e popullit duhet ti shkojne drejtsise dhe te gjithe pasurija qe kane vene nemenyre te pa drejte te kofiskohet.

  8. Bushi says:

    Sali Berisha dhe Lulezim Basha te shkojne ne litar, e te varen me ceremoni ne mese te Tiranes,per te gjitha ato te zeza qe i kane punuar ketij populli, e ketij vendi.Mjafte u tallen keta maskarenje me shqipetaret,ka ardhur koha qe keta te japin shpjegim e llogari ne bangon e te akuzuareve.Dihet se Sali Berisha po e ndjene gjall te keqijat qe ka bere,denimin e pashmangshem,dhe do beje ç?eshte e mundur te pengoi reformen ne drejtesi.Por grushti i rende i popullit,do bjere i rende ne kokat e ketyre qe leshojne lote krokodili.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje