Aktori Bruno shllaku flet për anëtarësimin e tij në PS.
Qytetarët shkodranë, por jo vetëm, ju njohin si artist dhe familje artistësh por dhe si aktivist shoqëror që shpesh ka ngritur zërinpër probleme të ndryshme që shqetësojnë shoqërinë shqiptare. Pse vendosët pikërisht tani të angazhoheni politikisht duke u bërë anëtar i PS-së?
Vendosa për një arsye: do ta ndjej veten më të fuqishëm; do ta ndjej veten jashtëzakonisht më konstruktiv si armaturë kur të jem i angazhuar në një krah politik; do ta ndjej veten jashtëzakonisht më mirë rreth njerëzve shumë të aftë, shumë të talentuar, njerëzve që kanë një ide të qartë mbi Shqipërinë dhe shqiptarët; mbi artin, mbi atë që kohët e fundit lë për të dëshiruar. Në të vërtetë, arti në Shqipëri ka mbetur në një pikë thuajse mortale, pikë vdekjeje; dhe unë e shoh edhe si një katastrofë dhe një genocid që i është bërë artit.
Në qoftë se flasim për shkatërrim pyjesh, unë me të njëjtën monedhë u kthehem autorëve të shkatërrimit të artit dhe sportit. Teatri, arti i skenës, është në një erozion të shfrenuar; është i pambrojtur nga të paaftit; gjë që duhet urgjentisht të operohet. Të gjitha këto i kam provuar si njeri jo i veshur me politikë, jo i pozicionuar në politikë, dhe kjo ka bërë që të bie në vesh të shurdhër. Vendosa ta vendos dhe këtë parzmore përpara meje që të jem më i fuqishëm, të jem më i mbështetur për një fushëbetejë, në të cilën gjithmonë pala luftuese lufton pa mëshirë me heshtat e helmosura ndaj të talentuarve. Kjo më ka bërë të pozicionohem politikisht.
Cila është vetëdija juaj politike dhe pse u përfshitë në PS ?
Me PS më lidhin shumë ideale. Nuk kam qenë kurrë anëtar i Partisë së Punës. Vij nga një familje e persekutuar në kockë. Xhaxhai im, helenisti i madh dhe përkthyesi i mrekullueshëm Gjon Shllaku, mban autorësinë e traktit të parë antiparti në vitin 1946; dhe unë jam krenar për këtë. U dënua me pushkatim, iu kthye në 101 vjet dhe bëri 16 vjet. Unë si origjinë politike nuk jam i majtë, por e majta është një parti e dyerve të hapura ku shpeshherë e gjen edhe pa çelës, hyn në të, mund të rrëfehesh, mund të të ndihmojë, mund të konsultohesh dhe gjithmonë gjen një zgjidhje.
Mendoni se duke u përfshirë tek Rilindja do të ndiheni edhe më i ri?
Unë nuk njoh plakje. Për vetë profesionin që kam, diçka e di të saktë: për aktorin është kënaqës iqë edhe kur këmbët nuk e komandojnë më, trurin ta ketë të kthjellët që të vazhdojë jetën e tij për të mirën e skenës dhe publikit që aq shumë na do dhe e duam. Këtë e kam trashëguar nga babai im, Artisti i Popullit Lec Shllaku por edhe nga pedagogët e mi, Pirro Mani, Serafin Fanko, Kadri Roshi, Ndrek Luca.
Cili është mendimi juaj për Edi Ramën si lider i PS ?
Absolutisht kam mendim suprem, pa ekuivok. Është njeriu më i përshtatshëm për të bërë operacionet e dhimshme pa narkozë që po bëhen në Shqipëri. Edhe unë jam i prekur nga reformat si çdo shqiptar, dikush më pak e dikush më shumë; por në rast se ne duam të heqim nga leksikologjia jonë shprehje të tilla si “ne jemi të nëmur nga Zoti”, “nuk bëhemi kurrë shtet”, ”shqiptarëve i vjen e keqja nga vetë shqiptarët” etj., duhet që ne vetë të bëjmë durim dhe të akomodohemi njerëzisht në familjen e madhe europiane për të cilën kemi nevojë.
Angazhimi juaj në PS mendoni se do ndikojë pozitivisht për teatrin në përgjithësi dhe atë “Migjeni” të Shkodrës në veçanti?
Një thirrje i kemi bërë zëvendësministrit të Kulturës. Z. Zef Çuni për teatrin “Migjeni” që ishte një “bombë me sahat” që mund të shpërthente çdo moment; një bashkëbisedim me kryeministrin Edi Rama ku iu shpjegua gjendja tragjike në tatrin e Shkodrës, dhe menjëherë u akorduan 600.000 euro dhe teatri ndodhet në rikonstruksion. Por nuk çalon këtu historia, çalon në kontigjentin njerëzor, rikonstruksioni i njerëzve që ka brenda. Bashkia nuk është e fuqishme ta mbajë teatrin e Shkodrës, siç nuk po mban dot as ekipin e futbollit. Duhet t’i themi gjërat në sy duke mos u fshehur pasi do të na qeshin njerëzit.
Nuk i vë faj bashkisë. Duhet patjetër që teatri” Migjeni”, kultura e Shkodrës të hiqet nga ky trekëmbësh ku ndodhet, i gatshëm me i ra dikush stolit dhe me e var. Duhet t’ja heqim lakun nga fyti. Vetëm kalimi në varësi të Ministrisë së Kulturës dhe jo vetëm i këtij teatri, por dhe atyre të Vlorës apo Korçës, vetëm kjo është rruga e shpëtimit tonë. Dhe unë mendoj që me negociata me selinë e PS në Shkodër,me kryeministrin dhe z. Ditmir Bushati, teatri “Migjeni”do të zërë vendin që meriton. Ky teatër merr dënime të pamerituara. Mbeta duke thënë ku ishte sepse gjithçka është kthyer në vobekësi, në një diçka që nuk e kuptoj sesi publiku na do e duartroket, sepse ne nuk po e themi dot fjalën tonë. Ky teatër është abandonuar plotësisht.
Tesheshi.com
Shembulli e aktorit te shquar te Teátrit te Shkodres ,
duhet ta ndjekin gjitheeeeeeee aktoret ARTISTE, ne Shqiperi ,
dhe kjo ,
jo per t’ju bashkuar X Partie ,
pooor , per ti dhene nji sinjal asaj shoqerie ,
sepse Artin ne Shqiperi nuk mundet ta gropose dot asnji politike antishqiptare ,
luajtur per 25-vjet me radhe ne Shqiperi ,s’mund ta zhduke asnji injorant ,qe rastesia e solli ne pushtet ,
por duke qen se jane shpirti nji kombi duhet te ringjallin shpirtin e vertete te shqiptarit ,
si nji Reflektion Qytetare ,per ate shoqeri te derrmuar psiqikisht ,te demoralizuar nga politikat skllaveruse e poshteruse ,
qe banditet e udhehequr nga nji shpellar ,nji injorant e idiot zbatoj per 25-vjet ne Shqiperi
Nuk jam i majte
i drejtohet socialisteve si Mimoza Hafizi
e gjithe socialisteve te ndershem……
Nuk jam i majte po jam rilindas.
Bruno Shllaku duket ne fytyre se cfare eshte
Domethene o Bruno qe te arrish te besh dicka qofte per vehte qofte per shoqerin duhet patjeter te behesh pjese e nje partie,ndryshe….rron kot.
Dakort jam me kete arsyetim.O burra te gjithe me tesera partie,ndryshe mbaruat.
Une jam dakort me Al pazarin, me Agron Llakaj, ku tha se:” O Erjon djale per se mbari na dole dhe ti rrot ka…ri,”
Mirenjohje dhe respekt per aktorin e madhe shkodran BRUNO SHLLAKU.Mendoje, se ka bere nje veprim shume te mire, dhe te matur mire.Te jeshe ne radhet e ps-te, do te thote te jeshe inteligjent,i thjeshte, i llogkikshem,dhe pro me ndjenjat e shqipetareve te ndershem.Ps-te eshte ndryshe nga partite e tjera.Ajo eshte per nje demokraci te vertete,me mirekuptim, dhe per zgjidhje problemesh me paqe.Nuk eshte si pd-ke, qe eshte nje parti terroriste,dhe agresive,ku sundon dhuna,kriminelet bejne ligjin, me ne krye kryekriminelin Sali Berisha.Ato qe thote pseudogazetari Andi Bushati,kundra Brunos,jane pordhe me rigon,dhe ti mbaje per vehte, se i bejne mire.
..ka thene nje te vertete te pamohueshme…respekte per kete kolos te artit shkodran!!
Pordha me rigon! Eshte e njohur boterisht se majtistet me te medhenj jane artistet,shkrimtaret dhe pergjithesisht njerezit e artit! Kjo eshte e thjeshte per tu kuptuar,pasi dihet qe qellimi dhe thelbi i artit eshte ndryshimi i realiteteve ne shoqerine bjerezore,perpjekja per ta bere me te mire shoqerine njerezore. E po kush eshte ai qe nuk e di qe nga pikepamja politike historikisht kete rol nuk e ka luajtur asnjehere konservatorizmi (qe ne shqip ka kuptim vjetersizmi). Konservatorizmi dihet qe politikisht mbeshtetet ne ruajtjen e status quo-s,pra te nje ekuilibri ekzistues dhe gjithmone eshte kunder ndryshimeve shoqerore.Ajo qe kerkon ndryshime shoqerore historikisht eshte kahu progresist (shqip perparues-perparimtar) pra e majta! Nese nje artist nuk eshte i majte (qe ne thelb eshte vetvetiu nese merret me art) atehere ai nuk eshte ne rregull nga trute e kokes,ose eshte hipokrit e mashtrues!
Keshtuqe Bruno Shllaku ja ka fut kot ?
Sa per ate se na rrjedh nga “te persekutuarit”,kjo eshte nje semundje idioteske e shoqerise se sotme shqiptare. Kjo mode delirante qe eshte e perhapur sot,kur te gjitheve u duket “dobiprurese” nese deklarohen te apo nga te persekutuarit,eshte me te vertete nje semundje sa qesharake aq edhe tragjike. Jeta e perditshme dhe realitetet njerezore kane qene shume me te thjeshta dhe jo kaq te mbingarkuara politikisht para viteve ’90.Natyrisht qe dikush mund te jete denuar,ashtu si dikush tjeter mund te jete nderuar,ashtu si dikush tjeter qe mbasi ka shlyer denimin te jete vleresuar e keshtu me rradhe. Por kthimi ne mode dhe aq me teper pergjithesimi i realiteteve te tilla ne kohet e sotme eshte vertet nje SEMUNDJE MENDORE e shoqerise se sotme shqiptare.Kjo semundje ka nevoje te kalohet dhe te sherohet,ne menyre qe njerzit te jene me reale dhe me normale ?
I pari intelektual qe degjoj qe flet zemren, me sinqeritet, ndershmeri dhe llogjiken e nje atdhedashesi.
Shpesojme qe shume intelektuale te tjete te ndjekin shembullin dhe ti japin grushtin atij mediokriteti te vjeter qe i ktheu shqipetaret ne te urryerit e botes, hajdute te vendit te tyre dhe mbi te gjitha antishqipetare me sjelljet e tyre.
Bravo Z Shllaku
Kur menderisht je ne rregull, c’te duhet militantizmi, kur kete problem e analizoje dje shtypi i shkruar,ku jane bere eksperimente shkencore dhe kane dale konkluzione simbas te cilit militantet jane te semur mendor,te paafte te gjykojne vete ne menyre te pavarur . Te futesh paraushtarak ne nje parti nuk eshte ndonje gje e zgjuar. Te djathte apo te majte te bene raporti qe ke me pronen dhe jo se te ka thane nana se je i majte apo i djathte, ku te majtet e kane zgjidhur kete problem nepermjet menxave publike, ndersa te djathtet npermjet pasurimit te popullates.Nuk e mendoje se si nje intelektual mund te qendroje ne turmat e partive qe anojne jo nga kultura qytetare por nga kafshet
Sa klase shkolle ke ti mor derdimen ?
S`me duket e arsyeshme zgjidhja.Jo prej krahut politik.Lirine qe i duhet artisti e gjen jasht partive.Kjo vjen era pragmatizem.
Bruno, te pergezoj per faktin se je ndoshta i vetmi nder emblemat e artit te Shkodres qe ke filluar qysh heret me dhane britmen kur njerez pa moral, pa identitet, pa integritet e cuan ne humnere te gjith ate tradite te artit shkodran, ne te gjitha drejtimet.
Kjo eshte arsyeja qe disa kerkojne te godasin apo te bejne “te cuditurin” per kete vendim qe more, pasi ata kerkojne qe ti te heshtesh, kerkojne qe ti te zvarrisesh, Ti, qe nuk harrojme sikur edhe nje rol tandin te vetem, ate tek “Gjaku i Arberit”, qe mund ta beje vetem nje artist i madh sic je ti e qe e ndjejme te gjalle rrenqethjen e mishit e gjakut, per nga mjeshteria e percjelljes se mesazhit nder ne (me kete rast mirenjohje dhe per Fadil Krajen). Dhe jo vetem per kete rol. Zoti te ka godite vec per skenen.. Pra, ka te tille, bile me shumice, qe u ke zane diellin, nuk duhet te te shohin ty te flasesh per artin, nuk duhet te te shohin ty te luftosh per artin, nuk duan tu prishesh qetesine disave qe vjedhin e shperdorojne neper bordello edhe ato pak pare qe gjoja kane qene caktue “per artin”.
E turpshme eshte edhe “cudija” e disa derdimeneve qe shqetesohen se ne cilen parti ke vendose me luftue, apo ma mire me thane, me mbledhe shoke e me brite (me bertite) per te ndigjue dikush se arti ne Shkoder po vdes.
Kam mendimin qe edhe Edi Rama duhet ta marri seriozisht faktin qe Ti i u bashkove kesaj force te madhe politike, ne te cilen bejne pjese shume intelektual shqiptar, njerez te mencur e me integritet. Ta dije Rama se Bruno Shllaku eshte nje intelektual qe shkodranet e duen dhe e respektojne. Pra Edi Rama e ka detyrimin qe bashke me Ministren e Kultures, bashke me deputetet qe merren me problemet e reformave ne Art e Kulture, te te degjojne, te te perfitojne nga patriotizmi, aftesite tua si artist dhe eksperienca e madhe, me qellim qe Shkodres ti kthehet dinjiteti edhe permes ringjalljes se Artit.
Ne se Qeveria do te arrije te ktheje vemendjen nga Arti e Kultura e Shkodres, artdashesit shkodrane do u jene Ju mirenjohes per ate qe keni nisur e me siguri do arrini te beni.
(Ndigjo ti Shkullak e ti Bushat e te tjere si ju. Bruno Shllaku nuk eshte i pasur, eshte njeri i ndershem dhe qe i ka dhane artit sa ju me punue 700 vjet, me shkarravite edhe 1000 vjet, ju sa te largoheni nga kjo bote as nuk do i bjeri kujt nder mend se keni qene ndonjihere gjalle. Bruno Shllaku uroj te plaket e te jetoje gjate, ai ka lane gjalle artin e tij, rolet e perkryera te cilat fatmiresisht jane te fiksuara ne celuloid. Bruno Shllaku per ate qe ka krijue ne art, nuk ka pase te pakten nje njeri te vetem ta kete qortue per ate qe ka bere ne dobi te artit, kurse ju, nuk e keni patur ate privilegj sepse paguheni per te tjera pune)
Respekt te madh per kete njeri, keta njerez duhet te ishin ne vendet drejtese, megjithse nga familje te persekutuar, flas per ata intelektuale te vertete, kane vuajtur, vrare, persekutuar nuk kane vjell vrer qe me te drejte kishin arsye, po cirren, bertasin disa sa kane fuqi qe nuk u ka hyre gjemb ne kembe ne ate regjim dhe bejne sikur u dhimbset ky popull, dhe ne i pame per 25 vjet rrjesht.Bravo, keta njerez i duhen ketij vendi, po ku te lene vend zorraxhinjte.
Une e njoh mire Brunon dhe familjen Shllaku. Nuk jane as te majta, as te djathte por jane demokrat te vertete dhe nje demokrat i vertete e gjen vehten vetem tek Partia Socialiste, sidomos ne Shkoder ku PD eshte kthyer ne nje bande horrash.
Shkodranet ja njerez inteligjente,por keto 26 vjet shkuan si DELET pas Sali Berishes duke kujtuar se po luftonin kunder FANTAZMES SE KOMUNIZMIT!
E keqja e shqiptareve nuk ka qene as KOMUNIZMI E AS FASHIZMI,por rruga qe kane mbeshtetur per te shkuar tek e verteta!
Ne se do kthejne koken prapa do te shikojne se ne Shkoder nuk investoi as Turqia,as Zogolli e as Sali Berisha,por vetem PPSH-ja!
Mjafton vetem nje FAKT:
-Kur ra termeti i prillit 1979 dhe u shkaterruan qindra shtepi,Enver Hoxha ngriti ne kembe te gjithe Shqiperine dhe arriten qe per 5 muaj te nderoheshin shtepi-vila te reja per 100 mije banore me te gjitha pajisjet shtepiake krejtesisht FALAS!
Ndersa Sali Berisha kur i permbyti vete,pra KRIM SHTETEROR po keto zona te dikurshme te termetit te 1979-tes,akoma edhe sot nuk kane marre lemosha!!!
Ky eshte dallimi midis SOCIALIZMIT DHE KAPITALIZMIT!
Te gjitha te tjerat jane PROPAGANDE E DEMAGOGJI E SHPLARE!!!
Normali-anormal……merr guximin dhe repliko denjesisht me emrin qe te ka vene nena,o frikacak qe flet I fshehur pas gjethes se fikut.
Bir selman i nenes ke te qaj me pare
Stambilli digjet kurva krihet
Mileti eshte pa buke
Ketà shtojne radhet me KOmuniste te rinj
Te shkosh neper zyrat e shtetit nuk zgjidh dot
Asgje vetem ik hajde neser
O popull MOS i mallkoni kriminelet se nuk i gjen gje lutjuni Zotit te na i heqi qafe
Se keshtu si è Kane nise prap85% KOmuniste vaj medet per miletin