Heqja e mandatit të Rakip Sulit, PS-LSI rrëzojnë PD-në, tërbohet Berisha: Kusarizmi dominoi Parlamentin

17 Mars 2016, 14:07Politika TEMA

Shumica në Parlament ka votuar sot kundër kërkesë së PD për të dërguar në Gjykatën Kushtetuese mandatin e deputetit socialist Rakip Suli.

Opozita edhe pse kishte braktisur punimet e Kuvendit, u rikthye vetëm për këtë votim, pasi ka qenë kërkesë e saj dërgimi në Kushtetuese i Rakip Sulit.

Berisha duke folur për gazetarët në oborrin e parlamentit deklaroi: “Kusarizmi dominoi në Parlament, qytetarët t’i japin përgjigje me mjete të mosbindjes civile kësaj shumice të shndërruar në mënyrën më kriminale. Ata nuk mbrojnë Rakipin, është peshk i vogël, mbrojnë plaçkën e madhe që ka bërë kryeministri i tyre Edi Rama. Futën në mes edhe Madem Lokomotivën, Koçoja iu kërciti dhëmbët e dëgjuat vetë ju”,­ tha Berisha. “Atë që ushtuan në sheshet e qyteteve, o Edvin, o kusar do të varim në litar, ata të marrin karrierën politike të Ramës. Ta hedhin në Lanë dhe të vijojmë përpara”.

2 komente në “Heqja e mandatit të Rakip Sulit, PS-LSI rrëzojnë PD-në, tërbohet Berisha: Kusarizmi dominoi Parlamentin”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Futen ne mes Madem Lokomotiven.. Uhh sa kam qesh.. Ky eshte psikopat plako..

  2. Arturi says:

    Eh moj Lili, te kemi thene t’ia japesh ilacet cdo te enjte! Te shkuara Salukut! ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje