Në Kongresin e socialistëve do të marrë pjesë edhe lideri i së majtës europiane Gianni Pitella. Në një intervistë për Top Channel Pittella bëhet pjesë indirekte e debatit të brendshëm në Partinë Socialiste kur thotë se megjithëse u takon socialistëve shqiptarë që të vendosin, për punën që ka bërë, Edi Rama e meriton rikonfirmimin në krye të Partisë Socialiste.
TCH: Ju po shkoni në Shqipëri për kongresin e Partisë Socialiste, a jeni në dijeni të debateve të brendshme?
Ganni Pittella, President i S&D në PE: Sinqerisht jo. Mua më intereson më shumë situata në Shqipëri, ajo çfarë bën qeveria dhe se çfarë do të bëjë, përgjithësisht, kongresi i Partisë Socialiste. Por, nuk më intereson dhe nuk dua të interesohem për ndarësitë dhe nëse ka, ato janë çështje të brendshme të partisë.
TCH: Në përgjithësi, partitë e familjes suaj socialiste në Europë, a bëjnë zgjedhje për kryetarin e partisë, edhe kur ai fiton zgjedhjet e përgjithshme në vend?
Ganni Pittella: Po, sigurisht. Në shumë vende, roli i udhëheqësit të partisë përkon me atë të udhëheqjes së qeverisë. Matteo Renzi, për shembull në Itali, është në krye të këshillit të Ministrave, pra kryeministër dhe kryetar i Partisë Demokratike. Njësoj ndodh në disa vende të Europës. Unë nuk shoh ndonjë parregullësi, përkundrazi.
TCH: Por, në këto parti socialiste europiane, jo vetëm në Itali, a qëndron kryetari përtej mandatit, pa bërë zgjedhje partiake, edhe kur i ka përfunduar afati?
Ganni Pittella: Këtë e vendosin ekskluzivisht anëtarët e partisë socialiste në Shqipëri. Nuk e vendos as Xhani Pitela e as të tjerët. Ky është një vullnet i lirë dhe i pavarur, që u atribuohet atyre, që mbajnë teserën e Partisë Socialiste Shqipëtare. Unë mendoj se për çfarë ka bërë Edi Rama, si lider i partisë socialiste, si lider vendi, kryeministër i Shqipërisë, meriton që të konfirmohet udhëheqës partie.
Përgatiti Arta Tozaj
Ketà KO.unistet italiane Jane ma te dhimit e lloit te vet
Kush eshte ky trap Italian qe po na shet moral per politiken Shqiptare? Shko or mik rregullo ate bordellon tende politike aty ne Itali, para se ta na japesh mend per ate ketu ne Shqiperi qe e njohim me rrenje e dhemballe.
PALACO!
Gianni Pitella, gjithcka ne jete ka rregulla dhe norma. Partia ka norma statuore, shteti ka kushtetute, qeveria ka ligje dhe shoqeria ka norma. Kur keto shkelen atehere gjithcka shkojne ne drejtim te paditur dhe ne rrumpalle.
Prandaj sepse kemi prej 25-se vjetesh shkelen dhe ndryshojne ligjet, rregullat dhe normat sipas qejfit, Shqiperia eshte ne kete gjendje mjeruar, te varfer, ku asgje nuk funksionon si duhet.
Prandaj fjalet e juaja Signor Pitella jane brockulla dhe zduhet te merren per baze.
Bravo,shoku Petulla.
Kush I ka zene rrugen shokut Edi qe nuk e le te konfirmohet si kryetar???
Te njejtin mendim kemi dhe ne te tjeret,te konfirmohet patjeter ,vetem te lejoj votimin dhe te perballet me nje rival e te fitoje 135,7%.
Si puna jote jane te gjith Italianet ,o Petulle,
Iku Berluskoni qe na u be si Ulli bashk me shokun Sali ,e tani na vjen dhe ti.
zoti pitella—pre qee keni njee ndikim te duksshem ne kryeministrin rama —perse nuk i kerkoni ndalimin e ndertimeve te xhamive turke ne token ilire—-dhe te mos te jete me prezent ne inagurime tytash ,kete obligim ndaj shqiptareve —eevropa duhet ta beje —pare qe inteeligjenca shqiptare eshte nen dhunen dhe frikeen e nje pushtuesi kaq tee tmerrshem si —islamizmi