Pas takimit të djeshëm të Lulzim Bashës me ndihmëssekretaren amerikane të Shtetit, Victoria Nuland, PD ka lëshuar sot një deklaratë.
Në të, Basha shprehet se kërcënimi i Ramës për zgjedhje të parakohshme, nëse nuk miratohet reforma në drejtësi, është një bllof.
“Diskutuam për këtë impostim qesharak të qeverisë, e cila duket sikur ka interes për reformën në drejtësi por në fakt nuk po bën asgjë për reformën në drejtësi. Ka dy javë që refuzon dialogun politik, pikërisht që të sabotojë reformën në drejtësi sepse nuk i intereson reforma në drejtësi sipas Venecias. Ndaj dhe impostimi o reformë o zgjedhje, nuk është gjë tjetër veçse një blof i Edi Ramës”, thotë Basha.
Megjithatë, ai shprehet se Nuland i ka premtuar që SHBA do ta ndihmojë Shqipërinë për zgjedhje të lira.
“Pata një takim jashtëzakonisht të mirë me Ndihmëssekretaren amerikane të Shtetit. Diskutuam për sfidat kryesore të Shqipërisë, çështjen e dekriminalizimit, reformë e vlerësuar posaçërisht nga sekretari Kerry në Tiranë dhe zhvillimet shumë negative pas vizitës së sekretarit Kerry në kushtrimin që Edi Rama i dha personave me rekorde të tmerrshme kriminale. Kjo është një shenjë ogurzezë se Edi Rama nuk ka ndërmend të ndahet nga krimi por ka ndërmend ta përdorë përsëri krimin e në fakt po mbështet te krimi, pasi e ka krimin shpresën e tij të vetme për të kapur dhe prishur zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Duke mos pasur asnjë siguri dhe asnjë shpresë se shqiptaret do t’i besojnë, e duke pasur te gjitha garancitë se shqiptarët do ta ndëshkojnë keqqeverisjen e tij për krimin dhe për korrupsionin. Kjo vë në dyshim dhe motivet e Edi Ramës për reformën në drejtësi, tani që Komisioni i Venecias e ka bërë të pamundur për të, të kapë drejtësinë, të kapë prokurorin, të jetë vete kryeprokuror dhe kryegjyqtar i Shqipërisë.
Opozita ka vullnetin dhe vendosmërinë për të dhënë të gjithë kontributin e saj për reformën në drejtësi, për një drejtësi që do t’u shërbejë qytetarëve, jo politikanëve, që t’i shërbejë luftës kundër korrupsionit si një domosdoshmëri për Shqipërinë që të ecë përpara, që t’i shërbejë luftës kundër krimit, t’i shërbejë pra çmontimit të oligarkisë që është përgjegjëse për krizën ekonomike, për varfërinë, për papunësinë dhe për dëshpërimin që ka kapluar Shqipërinë dhe shqiptarët.
Zgjedhjet e lira dhe të ndershme ishin një tjetër temë shumë e rëndësishme e diskutimeve të mia me Ndihmës- sekretaren e Shtetit Nuland, ku ashtu si gjatë takimit me sekretarin Kerry në Tiranë, mora mbështetjen e plotë për të ndihmuar Shqipërinë të realizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme si një parakusht për të ecur përpara për zhvillimin e saj dhe në rrugën drejt integrimin në BE”, thotë Basha, që në takimin me Nuland nuk kishte asnjë nga anëtarët e tjerë të delegacionit që po viziton SHBA-të.
Ok o Kalamani Basha dhe uroj dhe shpresoj se do te kete zgjedhje te parakohshme ku PD-ja nuk do t’i kaloje te 10 deputete dhe kjo do te thote te jene para drejtesise(te reformuar) Berrisha ,Basha,Bode,Imami,Pollo,Ruli,Ristani,Topalli,Mediu etj ora e te VERTETES po afron
Rama duhet te qendroj 8 vite ne qeveri ,per ta rregulluar nga rrumpalla e kaluar . Zgjedhjet nuk jane te favorshme per Ramen .