Ndërsa liderët e BE-së diskutonin në lidhje me fatin e refugjatëve ditën e premte, me qindra të tjerë kanë mbërritur në Idomeni duke ngritur kampe të reja përgjatë kufirit Greko-Maqedonas. Aktualisht janë të paktën 10 500 persona të izoluar në kamp, pasi Maqedonia blloki kufirin e saj duke mos lejuar askënd të kalojë.