Bashkia e Tiranës do të nisë së shpejti procesin e konsultimeve dhe prezantimin për qytetarët të projektit të madh të shndërrimit në pedonale të sheshit “Skënderbej”. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi sot një takim me ndërlidhësit e Njësive Administrative 9, 10 dhe 11, ku ka bërë të ditur se, ashtu siç u veprua për një sërë projektesh të tjera që kanë nisur të zbatohen, bashkia do të zhvillojë dëgjesa me banorët e Tiranës, kryesisht ata që preken direkt nga rindërtimi i sheshi “Skënderbej”, të cilëve do t’u prezantojë e diskutojë projektin.
“Për çdo projekt të madh, ashtu siç bëmë për këndin e lojërave dhe buxhetin e këtij viti, do ta prezantojmë në çdo njësi administrative. Kështu, do të veprojmë edhe me projektin e sheshit “Skënderbej”, tha kryebashkiaku Veliaj. Gjithashtu, ai theksoi se për këtë qëllim do të realizohet një kalendar dëgjesash me qytetarët, ndërsa tha se një vëmendje e veçantë do t’u kushtohet takimeve me banorët e njësive 9 dhe 10 që preken direkt nga ky projekt. “Kjo është arsyeja pse po përgatisim një kalendar dhe pasi të bëjmë një prezantim qendror të projektit të sheshit “Skënderbej”, do të shkojmë në çdo njësi”, shtoi Veliaj.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës theksoi se takimet e gjera me qytetarët për prezantimin e projekteve që kanë impakt direkt tek ata, janë zgjidhja më e mirë për të ecur përpara. “I kemi diskutuar në nivel njësie me qytetarët e interesuar jo vetëm projektin e këndit të lojërave, por edhe projektin e Unazës së Vogël, Unazën e Madhe, Bulevardin e Ri, si dhe çdo rrugë, kopësht e shkollë. Ka vetëm një mënyrë se si ne mund të ecim përpara, me punë”, u shpreh kryebashkiaku.
Ai informoi ndërlidhësit edhe me disa detaje të përgjithshme të projektit të transformimit të sheshit “Skënderbej”, i cili sipas tij është projektuar të jetë sheshi më i rëndësishëm i të gjithë shqiptarëve dhe simbol i unitetit kombëtar. “Është një projekt fantastik. Do të përfshijë pemë, gurë, bimësi nga e gjithë Shqipëria dhe që do të përfaqësojë unitetin tonë kombëtar. Arkitektët kanë projektuar atë që besoj se do të jetë padyshim sheshi qendror më i bukur në rajonin tonë, por do të duhet që t’ia shpjegojmë qytetarëve”, shtoi Veliaj.
Punimet për rindërtimin e sheshit do të fillojnë vetëm pasi të kenë mbaruar punimet e Unazës së Vogël, në mënyrë që të mos pengohet qarkullimi normal i mjeteve në qendër. Më tej, Veliaj tha se qyteti i Tiranës këtë vit do të kthehet realisht në një kantier të vërtetë punimesh, në funksion të disa projekteve të mëdha që ka ndërmarrë Bashkia e Tiranës. Ndaj, nisur nga puna e madhe, ai ka kërkuar nga ndërlidhësit që të bisedojnë me qytetarët për të kërkuar prej tyre mirëkuptimin për pengesat që mund të shkaktohen si pasojë e punimeve.
“Ky do të jetë një vit ku ne do ta hapim Tiranën për investime, ndaj na duhet mirëkuptimi i komunitetit. Siç kemi nisur në njësitë 9 dhe 10 me Unazën e Vogël, me të mbaruar aty do të fillojmë në segmentet e tjera, do të ecim shumë shpejt dhe kjo është edhe arsyeja pse do jemi më shpesh në kontakt edhe për t’ju informuar mbi kalendarin e këtyre investimeve”, tha Veliaj.
Gjatë këtij takimi, Veliaj i njohu ndërlidhësit edhe me disa nga punët e tyre kryesore të përditshme, duke vënë theksin sidomos te zgjedhja e administratorëve të pallateve. Ai theksoi se sa i përket administratorëve të pallateve bashkia ka nisur një projekt pilot në një grup prej 20 pallatesh në Fushën e Aviacionit, nga ecuria e të cilit do të varet edhe vijimi i procesit të zgjedhjes dhe funksionimit të administratorëve në të gjithë Tiranën.
per cfar degjesash behet fjal o pinguin, nuk ja keni ven nje her veshin popullit sepse jeni shum te zen duke marr vendime duke filluar nga egoja juaj, jeni ber te gjith “profesionista”. ne fund dihet si do perfundoje, bytha jote do justifikohet me nje pergjigje banale te tipit “ju degjuam dhe i morem ne konsiderat cfar tha populli” dhe si perfundim do miratohet ndonje projekt skandaloz, me siguri nje nga projektet e atelier albania, normalisht vetem nga studjot e administruara nga zoti edvin rama. kshuqe boll na bere si steve jobs se tashme te njohim kush je palaco
po te kete ndermend te beje ndonje gje ky ta beje, se pastaj vjen tjetri dhe e shtron me asfalt.
kurse pyetja e qytetareve eshte pyet njeaind vete por ne fund ben lali si di vete
Ka 25-se vjet qe politika shqiptare, pushteti qendror dhe vendor ka shkaterruar urbanistiken dhe arkitekturen shqiptare me ndertime pa kriter, ne te gjithe Shqiperine.
Ja ku jemi sot qe nuk kemi parkime per te vendosur veturat sepse nuk kemi ndertuar ose percaktuar asnje. Gjithashtu edhe kur jane percaktuar ne pallatet e reja qe te kene bodrumet per parkingje, ato kane devijuar qellimin duke u bere lokale. Keto jane bemat e ketyre poltikaneve gjate ketyre viteve. Cerek shekulli, ne vend qe te ecim perpara, te zhvillohemi, ecim mbrapa duke qene tani vendi, shteti dhe populli me injorant, me debil, me i varfer dhe me i mjeruar ne Evrope. Vetem keto jane reformat qe kemi realizuar me “sukses” dhe na del nje fare ERION VELIA, Kryetari aktual i Bashkise qe thote do te pyese masen si ne kohen e diktatures komuniste dhe ne anen tjeter bejne qejfin e vet duke shikuar interesat e veta personale. Tung.