Deputeti Ben Blushi, duke marrë fjalën në kongresin e PS, ka kritikuar ashpër lidershipin e partisë, i cili sipas tij ka marrë monopolin e këtij subjekti politik dhe po imponohet përmes forcës.
Duke iu përgjigjur deklaratave të kryetarit Rama, se ata që kërkojnë ndryshime në PS janë një pakicë, Blushi është përgjigjur:
“Në këtë parti ka një shumicë dhe një pakicë. Një shumicë absolute që kërkon një parti të përbashkët për të gjithë dhe një pakicë relative që kërkon një parti vetëm për vete. Unë flas në emër të kësaj shumice, ajo mund të jetë e frenuar, por ekziston. Ajo po pret që të çlirohet, ajo është një shpirt i zënë rob me kusht, nga një grusht. Ne do t’i japim mundësi kësaj shumice të flasë dhe të votojë me votë të lirë”, ka deklaruar Blushi.
Duke nënvizuar se, “të gjithë bashkë duhet të kemi një gjë të përbashkët”, Blushi ka parashtruar një seri pyetjesh.
A jemi të barabartë ne në këtë parti? Apo i japim dikujt më shumë fuqi, apo disave më shumë pushtet? A ka shkelje në jetën e PS, a ka patur shkelje e deformime? A mund të fajësohet dikush apo disa se flasin në emër të kësaj të vërtete?
“Unë mendoj se e drejta e gjithësecilit po mbytet. Një pakicë e pavotuar po detyron një shumicë ta pranojë atë si shumicë pa zgjedhje. Nëse kjo pakicë ka një meritë, ajo është pengmarrja e PS”, ka thënë Blushi. Sipas tij, është pikërisht kjo pakicë që e konsideron atë armik të PS. “Për këtë pakicë, nëse kërkon zgjedhje, zgjidhje apo mbledhje je 3 herë armik. Nëse do më shumë punësim je shumë armik, nëse do rritje pagash je shumë më shumë armik. Nëse do pastrim të PS nga krimi je armiku i mikut dhe nëse do që të mos ketë njerëz me precedentë penal je miku i armikut. Ky është morali i kësaj pakice, kriteri, nderi dhe misteri i kësaj partie shumicë. Këtë unë nuk do ta pranoj kurrë. Poshtërimi dhe lincimi që i është bërë PS nuk ka ardhur nga mungesa e kohës dhe socialistëve, por nga arroganca dhe besimi delirant se të gjitha rrugët e PS janë të një njeriu, se të gjithë duhet të japin votën për një njeri. Ai është Edi Rama”, ka thënë Blushi.
Më tej, ai ka bërë edhe një sërë referimesh, të cilat, ka thënë ai, janë fakte dhe jo opinione, sikurse pretendon kryetari i PS.
“Që në PS nuk ka zgjedhje prej 3 vjetësh, nuk është opinion, por fakt. Që Rama është kryetari i vetëm i PS në Europë prej 7 vjetësh është fakt. Që në PS janë futur njerëz me precedentë penalë, nuk është opinion, por fakt. Premtimet që bëmë në fushatë e që nuk i kemi mbajtur, nuk është opinion, por fakt”, ka thënë Blushi.
Për të provuar se kush është shumica dhe kush është pakica, ka shtuar ai, “e vetmja gjë që duhet bërë janë zgjedhjet”.
“Kush ka të drejtë ta zhveshë PS nga kjo normë dhe parim i konsoliduar? Unë do pranoj këdo që zgjidhet, por nuk do të pranoj asnjë zgjidhje që imponohet pa zgjedhje”, ka thënë deputeti rebel.
Hafizi: PS e Shkodrës, në duart e aventurierëve
Deputetja Mimoza Hafizi, në fjalën e saj në kongresin e PS, ka kritikkuar lidershipin e degës së kësaj partie në zonën ku ajo është deputete, në Shkodër.
“PS e Shkodrës u la në dorë të aventurierëve, të cilët sot janë në dyert e drejtësisë. Kjo situatë i hapi rrugë arrogancës, në një kohë kur PS në Shkodër duhet të ishte barrierë ndaj korrupsionit”, ka thënë Hafizi.
Ajo ka nënvizuar se, kjo situatë e ka motivuar për veprimet e ndërmarra së fundmi, “për një parti më të mirë”, ka thënë Hafizi.
Ben Blushi: PS ka një shumicë dhe një pakicë
Ben Blushi: Të gjithë anëtarët e PS kanë detyrë të mbledhin vota për Edi Ramën
Ben Blushi: Në PS janë futur njerëz me precedent penal, nuk është opinion është fakt
Mimoza Hafizi: Drejtimi i PS në Shkodër iu la aventurierëve
Or blush ,ja fute kot fare . Me ramen eshte gati e sigurt fitorja e ardhshme ,ndersa ti dha hafizi e treguat dobesine organizative ne zgjedhjet e 2013 dhe 2015. Ne 2013 fitorja e ps ne elbasan ishte minimale kur strukturen e drejtoje ti ,ndersa ne 2015 kur struktura drejtohej nga balla u fitua ne cdo bashki te qarkut.Ndersa hafizi ne 2013 u lavderua me arritjet e doshit dhe mori meritat ,ndersa ne 2015 ne shkoder ps humbi me thelle se ne cdo qark tjeter .Pra ,ata nuk duhet vetem te kritikojne ps por edhe te njohin defektet e tyre.
Te degjova dhe kuptova, qe ti je nje debil qe do vetem te dukesh , je vetem nje i deshtuar qe do te ringrihesh me berryla , kjo nuk eshte nje ide KY ESHTE NJE FAKT z. Beni qe akoma nukpo meson te ecesh vete ! Dhe qe perqark ke mbledhur ca te deshtuar qe ben mire ti marresh me vehte kur te ikesh ! Keshtu do te nxjerri mesime dhe Luli nga ana tjeter , qe mos te mbetet dhe ai peng ! Dhe e fundit…ju lutem kuptohet qe i keni ne rradhet tuaja , por te pakten mos ju a jepni te gjitheve …se na ngaterruat zorret duke degjuar procka ! Epo te mos dine as te lexojne budallalleqet qe kane shkruar _?
hahhahaha o Moza o idiote po ma aventurier se u tregu Rama qe te vuni ty ne Shkoder nuk besoj te jete me keto qe ka vu tani.. Te ka ardh radha me leshu vendin sepse na ke injoru si elektorat komplet dhe ke ba nje pune jo te dobet se me than te dobet asht kompliment, puna jote ka ken baraz me 0. Prej se jane vu kshi “personalitetesh” si puna jote ne Shkoder qe kan llapen e egon ma shume se gjithca , ka hup gjithmone PS ne Shkoder.
Degjova Blushin qe thote se “une jame perfaqesuesi shumices” , por nuk kam degjuar dhe pare se kur eshte zgjedhur dhe cila shumice e ka zgjedhur. Thua qe te jete pak tekahyt ky Blushi? Vrejtjet , kritika behen , bile kerkohet dhe ndjese per ato gabime qe jane bere me dashje apo pa dashje dhe kjo eshte menyre reflektimi, por nje kritizer qe kritikon autoritarizmin tek Rama dhe thote jam perfaqesuesi shumices, eshte nje delir mendor apo nje idiotesi njerezore. Mire ben se e nxierr vete veten nokaut si dhe gjate diteve te shkuara. Blushi, tek Fevziu permendi per mire vetem reformen territoriale dhe vetem ate, ndersa sot degjoj dhe deputet kritik qe permenden per mire shume reforma me te drejte, gjithashtu dhe pune te tjera qe jane bere per keto dy vjet e gjysem qeveri. Blush thote qe Rama eshte i zi, ashtu dhe partia socialiste e soteme, ndersa Blushi eshte i bardhe. I bardhe eshte se nuk e ka nxire puna, por e kane nxire llfate poshte e larte qe po trumbeton prej kohesh. Nje degradim total prej shkruesi delirante. Dhe ato qe ka te drejta , si puna e respektimit te statutit, nuk kane me vlere para asja qe ben si i droguar per mendimin qe ka dhe shpreh.