Kreu i PS-së, Edi Rama foli pas miratimit statutit të ri të PS-së.
Ai tha se statuti i PS-së duhej ndryshuar tashmë që PS është në qeveri.
Rama tha se nuk është e nevojshme të shkohet në zgjedhje, duke shuar kështu shpresat e Blushit për një garë brenda PS-së për kryetarin.
Ai tha se mund ta vendosë referendumi dhe vota e anëtarësisë nëse ka zgjedhje apo jo për kreun e PS-së.
“Bindja ime është që shumica dërrmuese e këtij Kongresi nuk duhet të marrë fuqinë e atyre që e bëjnë zgjedhjen e kryetarit, pra anëtarëve të PS.
Janë ata që duhet ta ndajnë këtë muhabet të stitsur, s’ka rëndësi.
Janë ata që duhet të thonë me votën e tyre, nëse duhet të vazhdojmë duke konfirmuar mandatin mbi bazën e statutit të ri.
Nëse ata nuk do ta rikonfirmojnë mandatin mbi statutin e ri, sigurisht hajde të bëjmë zgjedhje në Parti dhe të bëjmë një gjë që nuk është puna jonë.
Puna jonë është që të qeverisim.
Unë kërkoj që Kongresi të japë miratimin që kjo çështje të mos jetë çështje debati me sebepe që bëjnë mu, por të jetë një çështje që e zgjidhim me votim të gjithë socialistët në të gjithë Shqipërinë”, tha Rama.
Politkrimi ne PS.