500 euro për t’u falenderuar personalisht nga “guruja” komunist Varoufakis!

21 Mars 2016, 13:29Politika TEMA

Me 10 euro mund të dëgjosh ‘live’ diskutimin e Varoufakis, ndërkohë që me 25 euro mund të kesh edhe përkthimin në kohë reale.

Nëse paguan 500 euro mund të falenderohesh edhe personalisht nga Yanis Varoufakis, ish-ministri grek i Financave.

Është ai ylli i momentit.

“Një shans i madh për të patur një mendim më shumë në kokën tënde rreth ekonomisë, pse jo edhe një selfie”, lexohet në listën e çmimeve të “gurusë” komuniste Varoufakis.

Ai ka nisur turin e tij në Itali.

Që prej dorëheqjes nga kabineti Cipras, Varoufakis “e fiton bukën” duke dhënë leksione nëpër Europë.

Por megjithëse ai dështoi në misionin e tij në Greqi, në Europë ka shumë kërkesa për të.

Ministri që u bë i njohur për shkak të veshjes së tij të veçantë dhe kundërshtimit ndaj politikave ashpërsuese të Bashkimit Europian është një “Star” i cili performon kudo ku e kërkojnë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje