Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka nxjerrë urdhrin për caktimin e strukturës së posaçme, pranë të cilës do të dorëzohen dhe administrohen formularët e vetëdeklarimit të zyrtarëve të zgjedhur, në kuadër të direktivave që rrjedhin nga ligji i njohur si “dekriminalizimi”.
Për këtë qëllim kryeparlamentari është takuar këtë të hënë me kryeprokurorin Adriatik Llalla.