All - Scripts - 1
All - Scripts - 2
All - Scripts - 4
Desktop - General - 1

Koço Kokëdhima gjithë inatin e ka me Ruçin

21 Mars 2016, 15:48Politika TEMA
All - Paragraf - 1

Referendumi i miratuar në kongres për legjitimitetin e mandatit të kryetarit  të PS është rikthyer si temë diskutimesh në mbledhjen e përjavëshme të grupit paralamentar socialist.

Ben Blushi ka kërkuar të dijë për teknikalitetet, përfshirë pyetjen të cilës baza socialiste do t’i japë përgjigje sikurse a do të ketë fushatë nga kërkuesi referendumit.

Pavarësisht se në mbledhje ishte kërkuesi i referendumit, kryeministri Rama përgjigjen e ka marrë nga Gramoz Ruçi.

All - Paragraf - 4

Një burim nga grupi socialist i tha Top-Channel se qëndrimi i Ruçit ka qenë i prerë.

“Për aq kohë sa anëtarësia është thirur të japë një mendim në referendum, PS nuk ka përse bën fushatë.

All - Paragraf - 6

Por, kush të dojë të ndërmarrë një fushatë është i lirë ta bëjë” ka thënë ai.

Ruçi përpara deputëtëve ka shpjeguar thelbin se si do të formulohet pyetja “Nëse partia fiton zgjedhjet parlamentare dhe kryetari i saj është mandatuar për kryeministër, a quhet legjitim vazhdimi i mandatit si kryetar partie?”, Po apo Jo.

All - Paragraf - 8

Ben Blushi, ndryshe nga javët e shkuara nuk bëri asnjë koment përpara kamerave për përgjigjen e marrë nga Ruçi.

Ndërkohë, Koço Kokëdhima e ka vijuar debatin me Ruçin atje ku e la javën e kaluar.

Ai ka kundërshtuar përgjigjen e kreut të grupit se çështjet e Gjykatës kushtetuese kalojnë automatikisht në për votim në kuvend.

Ai i ka lexuar Ruçit procedurën, duke ngritur pretendimin se rasti i tij nuk është ai për të cilën mori përgjigje.

Më herët deputeti i Vlorës e vijoi në distancë përplasjen tashmë të hapur me Ruçin, duke mbrojtur iniciativën e ndërmarrë për organizimin e partisë në jug të Shqipërisë, sipas modelit Kokëdhima.

“Ajo reformë që kemi zhvilluar në parti është përkrahur gjerësisht nga partia dhe qytetarët e rajonit”, deklaroi Kokëdhima.

All - ArticleEnd - 1

4 komente në “Koço Kokëdhima gjithë inatin e ka me Ruçin”

  1. filozof S.Katovica says:

    ‘KIJE INAT PO HAKUN MOS JA HA’–Kokedhima eshte e REJA ne partine 25 vjet te MAJMUR e qe per ti shpene tek BAZA SOCIALISTE duhet pa tjeter ti nxjeresh me VINÇ nga MAKINAT!

  2. Pionier Lubonja says:

    More i nderuari Mero,
    si gazetar me nje barre eksperience si e kupton ti me qe behet referendum partije per diçka qe u vendos me statut per kryetarin qe eshte votuar me me 1 MILION SHUPLAKA qe eshte sa 10 fishi i ANTARESISE SE PARTISE pse njekohesisht mos votohet edhe mandati 25 vjeçar i BLUSHIT qe eshte ‘MANDAT’ si ne krye te strukturave te partise ashtu edhe si ‘deputet’ jo nga POPULLI por eshte EMERUAR nga NENA PARTI!?Respekt!

  3. miri says:

    Anetaresia ne Vlofe as eshte pyetur per kete lloj organizimi te PS VL. Ashtu si edhe perzgjedhja e delegateve ne kongres u be sipas deshires se Kokedhierit. Te Shtunen njerezit shkuan per votim te delegateve dhe nuk gjenin emrin ne liste. Dhe Kokedhieri del edhe thote qe kete lloj organizimi e ka perkrahur socioalistet e VL. Genjen ashtu sic tentoj te fuste emrin ne liste si anetar asambleje kur nuk I takonte.

  4. lexuesi says:

    Vetem frika e ben kete gje,keto jane kungulleshka,1 antar+1 vote=1 kryetar, Koco e ka nje Hotel te pakten ,por ju cfare keni,?Statutin qe e beni referendum per nje tullum.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje

All - General - 32
All - General - 6
All - General - 2
All - General - 30
All - General - 31
All - General - 5
All - General - 17
All - General - 7
All - General - 8
All - General - 9
All - General - 10
All - General - 11
All - General - 12
All - General - 13
All - General - 14