Grumbulli i jelekëve të shpëtimit në ishullin Lesbos, në Greqi, mund të quhet fare mirë edhe metafora e krizës së refugjatëve që ky vend, por edhe e gjithe Europa është duke përjektuar. Emigrantët që kanë arritur t’i mbijetojnë udhëtimit të rrezikshëm nga Turqia drejt Europës, kanë braktisur në rrugën e tyre jelekët dhe gomat e shpëtimit, të cilat kanë nisur t’i përngjajnë një mali artificial. Por, sipas BBC ato nuk mund të konsiderohen thjesht si objekte apo mbeturina që duhen shkatërruar. Kjo, sepse pas çdonjërës prej tyre qëndrojnë histori jetësh dhe vuajtjesh.