Stacioni i metrosë në Maelbeek në Bruksel, është përfshirë nga skenat e makthit pas një shpërthimi të fuqishëm ditën e martë, ku mbetën të vdekur disa persona. Në pamjet e publikuara shihen re tymi që kanë mbuluar stacionin e metrosë, ndërsa dëgjohen klithmat e pasagjerëve në përpjekje për t’u larguar.