Brukseli është zgjuar mëngjesin e së mërkurës nën masa të larta sigurie pas sulmeve qe iu morën jetën më shumë se 30 personave një ditë më parë. Megjithatë, pavarësisht frikës dhe ankthit që qyteti është duke përjetuar, banorët e tij nuk kanë ngurruar të nderojnë viktimat e së martës. Ata janë mbledhur jashtë stacionit të metrosë në Maelbeek, ku kanë vendosur lule, qirinj dhe mesazhe paqeje.