Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri gjatë raportimit përpara Komisionit të Sigurisë në lidhje me situatën e emigrantëve, ka deklaruar se Shqipëria ka një plan emergjence për të pritur emigrantët por ka kapacitete të limituara. Ministri Tahiri ka theksuar gjithashtu se nga ana e partnerëve ndërkombëtar është marrë garanci se Shqipëria nuk do të jetë vetëm.
‘’Po përpiqemi të adresojmë dy çështje. Nga njëra anë t’i përgjigjemi sfidës për solidaritet dhe nga ana tjetër të mbajme sigurinë në mënyre që elemente terroristë mos të futen në vendin tonë dhe të shkojnë në vendet e Bashkimit Europian.Tani për tani nuk ka sinjale që jemi perpara nje situate emergjente por për sa kohë janë afër me kufirin me Shqipërinë, ne jemi të vendosur që të jemi gati.Nuk mund te bejmë gabime si vendet e tjera për të qenë vonë, në një krizë që nuk të lejon të jemi me vonesë.Duhet të jemi një hap përpara për tu përgatirur’’ tha ministri Tahiri.
Duke qëndruar në garantimin e sigurisë dhe evidentimin e elementëve të rrezikshëm terrorist të cilët mund të hynë sëbashku me emigrantët, ministri Tahiri ka deklaruar se janë në bashkëpunim të ngushtë me partnerët për evidentimin e këtyre rasteve.
‘’Kapaciteti ynë për të bërë skedim paraprak, marrjen e gjurmëve biometrike nuk është i limituar pasi kemi shkëmbim informacioni me parnteneret, ndërkohë kemi rritur vëmendjen e skedimit të tyre.Kemi shkuar kapacitetin e verifikimit për personat qe vijne ne kufirin tonë’’ theksoi ministri Tahiri ndër të tjera.
Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri theksoi se nuk ka vend për panik ndërkohë bashkëpunimi i agjensive ligjzbatuese në lidhje me luftën ndaj terrorizmit është shumë i mirë.
Cfare urgjennce je,i,pergatitur ti o plehra e sorrosit.Prit se do,ju vije fundi se boll ka duruar ky opull me,ju laviret e shitura tek,te huajt.Gjith Evropa po i mbyll kufijte ndersa ky idioti do,ti,hape? Ku do ti coje? Italia nuk i,pranon nga deti.Mali I ZI,NUK I RANON AS MAQEDONIA,ME SERBIN. DO E KTHEJNE,SHQIPERINE NE NJE KAMP REFUGJATESH. DO E SHKATERROJNE PERFUNDIMISHT SHQIPERINE.NGRIHU O POPULL RREMBE ARMET SE KJO QEVERI TRADHETARE MBAS TE CILET FSHIHET TE HUAJT DUAN TE TE SHKATERROJNE