Astrit Rama
Ishin ditet e para te marsit 1991. Megjithese, siper mbi male, debora zbardhellonte gjithmone, dibranet, dalengadale, po shkundnin petkun e dimrit te gjate. Gjelberimi kishte filluar dhe lulet e para shiheshin neper fusha.
Ne nje dite te tille, bashke me nje kolegun tim arsimtar, Adrian Skuken, u nisem per ne Lishan te Poshtem, fshat malor i rrethit Diber per te krijuar celulen e Partise Demokratike.
Kur arritem ne fshat, disa fshatare na prisnin. Pastaj, te tjere, nga Katundi i Ri, nga Hoteshi, nga Arrapi e fshatra te tjere, u bashkuan me ne. Ne oren 11, para dite, kambana zhurmoi, por jo per te thirrur kooperativistet per ne are, por per mbledhjen qe do te mbahej.
U ulem ne lendinen, prane shkolles se mesme bujqesqore, ku kisha dhene frengjisht dhe filluam diskutimet. Mbaj mend t’i kem thene nje te riu, perkrahes i flaket i sistemit komunist, nga familja LLESHI, keto fjale : Dijeni mire se Partia Demokratike ju premton kthimin e tokes tuaj, te cilen do ta punoni vete. Do te jeni te lire te qendroni ne fshat, te organizoni punen, si te doni, te shkoni e te jetoni ne ç’do vend te Shqiperise dhe asnjeri nuk do t’ju pengoje, Mund te shkoni edhe jashte shtetit, me kusht qe shteti ku do te shkoni, t’ju pranoje. Por, ta keni te qarte se as Amerika e as ndonje shtet tjeter nuk do te vije e te punoje per ju, apo t’ju fale ndonje gje.
Pas shume diskutimesh, erdhi momenti per zgjedhjen e kryesise se PD-se se Luznise. Haxhi DAMZI u zgjodh kryetar.
Pasdita kishte filluar. Dielli ndriste shume ate dite, por pak ngrohte. Dikush vjen e me thote. : « Astrit, ne Durres, mijera njerez kan hipur, me force, neper anije e nga nje moment ne tjetrin, pritet te nisen per ne Itali». U ngazelleva. Nje force me mbertheu. Ndahem shpejt me pjesemarresit e mbledhjes e nisem per ne Peshkopi, ku banoja. Rruges i them vetes : Mjaft u ushqeve me endra ! As Partia Demokratike, krijuar ne dhjetor 1990, ne klubin e qytetit « Studenti » ne Tirane, ku vete Sali Berisha me kishte marre per krahu e me kishte futur ne salle, as shembja e bustit te gjakatarit e armikut te popullit te vet, Enver Hoxhes, as ky deilli pranveror nuk me ngrohnin me. Isha i ngrire nga dimri i gjate. Rreth 6 vjete ne burgun e Spaçit e 5 vjete internim me kishin bere te dyshoj ne gjithçka e te mos kem besim ne asgje. Kisha pare bashkevuajtes te arrestoheshin per se dyti, apo per se treti, te tjere te vdisnin, ne galeri apo dhe ne nevojtoret e kampit, pa asnje ndihme. Kisha jetuar ne ferrin e Dantes. Vete lirimi im nga burgu i Spaçit qe nje rastesi (amnisti per te gjithe te denuarit per agjitacion
e propagnde, denuar nga 8 vjete e poshte), por qe vazhdoi me 5 vjete te tjera internim ne Kutalli te Beratit (1983-1988). Pastaj, ne Partine Demokratike, u bene anetare persona qe i kishin sherbyer sigurimit te shtetit e te tjere qe kishin bere vetem nje gjest : ne momentin e duhur kishin ndruar ngjyren e xhaketes, apo xhaketen, njelloj si ne kengen e kengetarit francez, Jacques DUTRONC : Je suis pour le communisme, je suis pour le socialisme et pour le capitalisme, parce que je suis opportuniste. Il y en a qui conteste qui revendique et qui proteste. Moi je ne fais qu’un seul geste, je retourne ma veste, je retourne ma veste, toujours du bon côté.
Arritur ne shtepi, bisedoj me Milva Nusufin, gruan time. Dy muaj me pare, ishim martuar. Ajo sa kishte mbushur 25 vjete, por nuk kishte pare asnje pranvere. Kishte qene nxenesja ime ne 1975-1976. Ne prani te saj me kishin arrestuar, ne shkolle, ate 13 qershor 1976, nje dite para mbarimit te vitit shkollor. Ishte vajza e nje familjeje fisnike te Dibres. Babai i saj, djale beu, ishte ritur ne kampet e internimit ne Berat, e ne Tepelene. Me 1988, pas 9 vjetesh kaluar ne kampet e te burgosurvet te Spaçit e te Qafe-Barit, ishte kthyer tek femjet e tij ne Peshkopi. I shpjegoj Milves se nuk mund te qendroja me ne Shqiperi, se duhej te ikja me çdo kusht. Mbi te gjitha, duhej te zgjidhja problemein tim shendetesor ; vuaja prej vitesh nga zemra dhe duhej nje nderhyrje e shpejte kirurgjikale. Me thote : « Bej si te jete me mire, por kij parasysh se jeten time e kam lidhur me ty ».
Te nesermen, i shoqeruar nga vellau, nisemi per ne Tirane. Kudo kishte kontrolle, por mundemi te kalojme ne saje te certfikatavet mjekesore qe tregonin se isha me teper prane vdekjes sesa jetes.
Kur arrijme ne Tirane, mesojme se anijet ishin larguar pothuajse te gjitha per ne Itali, se ne portin e Dursit kishte mbetur vetem anija PARTIZANI dhe se ishte shume veshtire te ngjiteshe ne te, pasi ishte e pushtuar nga nje numer i madh njerzish. Sa degjoj emrin e anijes, pergjigjem : « Nuk hipi ne ate anije ; vete emri i saj eshte ogurzi » dhe ashtu ndodhi. Ajo anije nuk u nis kurre se komisari i saj e braktisi ate, duke marre me vete çelsat e saj.
U detyrova te kthehem ne Peshkopi.
Disa persona qe i njihnin, si mendimet po ashtu dhe perpjekjet e mia, me ngushullojne : Mos u merzit se brenda disa ditesh, do te nisemi per ne Maqedoni. Do te hapin kufirin ne Kllopçisht.
Dhe ajo dite nuk vonoi.
Kisha dalur ne ballkon te nje apartamenti qe nje shok i mire me kishte dhene, pa qira, per aq sa kohe do te qendroja ne Peshkopi dhe po sodisja, ate te shtune paradite te 23 marsit 1991, si majat e malevet ku kishte akoma bore, po ashtu dhe qytetin e Peshkopise me njerezit ne levizje e fshatrat perreth. Nga bulevardi dikush me therret e me lajmeron se ishte vendosur per te dielen, d.m.th, te nesermen e asj dite. Ngela si i shastisur. Shpejt vishem dhe dal ne qytet. Takaoj njerez te ndryshem e shume vete me pohojne se te dielen do te hapnin kufirin. Nuk e kuptoja se si do behej e mundur, por shume gjera kishin ndodheur ne ate menyre : hyrja ne ambasada me 2 korrik te 1990, pushtimi i anijevet ne Durres, Vlore, nisja e tyure drejt Italise, etj.
Kthehem ne shtepi. Motra e madhe qe banonte afer meje, vjen e shoqeruar nga nip Eltoni, 8 vjeçar e me thote. « He pra, ne do te ikesh, pergatitu, merr Milven dhe eja se do te te shoqerojme, bashke me tim shoq, Luanin deri ne kufi. Bile, meqe nuk ec dot, do ta kalojme naten ne Kllopçisht, te nje teze e tim shoqi. Eltoni, 8 vjeçar me thote. Daje, do te vij edhe une me ty.
Ate te shtune, nga ora 17, arrijme ne Maqellare e zbresim nga makina. Ne shesh kishte shume njerez. Operativi i Peshkopise, Agim LESHI ndodhej atje e shoqeronte Presidentin e Shqiperise, Haxhi LLESHIN. Kishte ardhur per fushaten elektorale per zgjedhjet legjislative, pluraliste te 31 marsit 1991. Pyetjes se operativit se perse kishim dalur andej, i pergjigjgjet kunati qe justifuikohet se shkonim ne nje rast gezimi ne Kerçisht.
Ne te ngrysur arrijme te tezja e Luan Seferit, burri i time motre. Tezja ishte nje grua shume e dashur por kushtet ishin te tilla qe ishte shume veshtire te prisje miq, ne ato kohera. Atje ndodhej dhe vajza e saj Sanie Skenderi. Pasi hame darke, shkojme per te fjetur tek nje dashamires i kunatit, Sabaudin
QOKU. Kishte dy djem. Me i madhi me thote. – « Mos u merzit, po s’e kalove kufirin ketu, te marr neser mbrema ne erresire, te hip une ne kale e te dergoj, ku te duash ne Jugosllavi ». Shtoj se ky djale ben pjese ne viktimat e Otrantos te janarit 1996. Flejme ate nate. Te nesermen rreth ores 9 e gjysem, i shoqeruar nga ime shoqe, Milva, ne muajin e peste te barres, nga nipi, Eltoni dhe nga motra, e madhe, Hasia, zbresim per te sheshi i fshatit Kllopçisht. Atje, nje turme prej qindra individesh ishte mbledhur. Sa me pane, filluan te therrasin : Astrit Rama, Astrit Rama e padashur, ndodhem ne krye te tyre. Nisemi drejt klonit, rrethimit me tela me gjemba, qe nuk lejonte as lepur as mace te kalonte ne Jugosllavi (Maqedonia, ne ate kohe ishte republike e Jugosllavise). Ka rendesi te sqaroj se kloni, apo gardhi, ne forme T-je, me tela me gjemba zbriste nga malet siper fshatit Kerçisht te Eper, kalonte mbi fshatin Kllopçisht e merrte drejtimin nga lindja ne jug-perendim, duke ndare fshatin Bllate te Shqiperise (posta kufitare) nga fshati Spas i Maqedonise se sotme e per te tejkaluar, pastaj, lumin Drin te ZI, prane fshatit Gjorice.
Pas 100 metrash ndodhemi balle per balle me klonin. As 10 metra larg rrethimit, ne lindje te turmes fshataret kishin bere nje hurdhe apo rezrve uji per vadidje. Nga veri-lindja, ngjitur me klonin, vije re prezencen, ne çdo 10 metra te dy apo tri ushtarevet shqipetare, te armatosur. Matane rrethimit, ne token shqipetare, rrreth 15 apo 20 oficere e police te Deges se Brendshme te Peshopise e te kufirit, te gjithe te armatosur e me automatike ne duar, qendronin perballe nesh, sigurisht te krekosur e provokatore e gati per te hapur zjarr. Ishim ne nje distance prej 15 metrash, nje pale, larg nga tjetra Ne shtangem si nga frika po ashtu dhe nga perdja e hekurt qe na pengonte te shkonim me tutje. Nje nga oficeret, mer fjalen e thote : – Perse keni ardhur e ku doni te shkoni ? Dikush nga turma i pergjigjet : – Duam te shkojme ne Diber te madhe per vizite, per te pare e takuar njerezit tane e pastaj do te kthehemi. Oficeri ia kthen : Ju jeni shtetas shqipetare. Ky vend ka ligje e kush tenton te preke telat me gjemba e te kaloje kufirin do te vritet. Ju perseris se do te qellojme. Dikush ia kthen : – Nuk jeni te marre ta beni nje gje te tille. Dhe i njejti oficer pergjigjet menjehere : – « Provojeni atehere » !
Ishim te papergatitur e nuk kishim as pinca, as ndonje vegel tjeter per te keputur telat me gjemba. Por turma e papembajtur, me nje force gjigande mberthen telat me gjemba e kloni tundet. Nje bresheri automatikesh oshetin. Dikush nga turma bertet. – « Qelloni ne ajer sa te doni, nuk na trembni » ! Nuk kaloi as dhe nje sekonde, armet u drejtuan mbi ne. Nje bresheri e dyte na tmerroi. Degjohen klithma e te qara. Ne krahun tim te djathte, dikush bertet – Me vrate qena ! e bie pertoke. Shpejt zbrapsem bashke me Milven, motren Hasie dhe Eltonin e vogel. Kishim hyre instiktivisht, ne hurdhe. Kodra perpara na mbronte dhe i pengonte oficeret te na vinin ne shenjester. Plumbat kalonin mbi kokat tona e binin tri metra larg nesh, ne uje duke bere pluf plui, pluf. Njerzit filluan te shperndahen. Nje fshatar, kopshti i te cilit ndodhej siper hurdhes filloi te bertiste : Po ku shkoni se me prishte kopshtin e me shat ne dore mundohej te pengonte individet qe iknin te llahtarisur. Atehere, nga hurdha ku isha, ngre zerin e therras : – « Ku shkoni mor djema, perse beme te gjithe kete sakrifice ? Nuk e shihni se po derdhet gjak, ndaluni se ose e hapin kufirin sot, ose nuk do te hapet kurre e asnjehere ». Atehere, Remi, apo dikush tjeter me drejtohet : « Hajde pra Astrit, meqe je trim, dil ne krye » ! Ia kthej : – « Ju e shihni mire se mua me kane ne shenjester e duan te me vrasin ». I njejti person vazhdon – « E po mire atehere, na e jep Milven ». Kthej koken nga Milva qe ishte ne krahun tim te majte. E shikoj. Papritur, ajo pergjigjet : – « Jam gati dhe del nga hurdha. Pastaj del dhe motra, Hasie e Eltoni 8 vjeçar. Dikush shton : – « Te veme grate perpara ». Shpejt, nje grua e trete u bashkohet dy te paravet. Pastaj nje e katert Sanie Skenderi, te nena e se ciles, kishim ngrene darken, nje nate me pare. Me ne fund, nje grua zonje, e moshuar e me levere te bardhe ne koke u bashkohet kater te paravet. E njihja. Ishte Nadire Beça. Ishte bije ne Spas te Maqedonise, Pas mbylljes se kufirit, vellau i saj martohet. Diten e marteses se vellaut, lodrat binin ne Spas e Nadirja e gjore, hidhte valle ne ballkonin e shtepise se saj ne Kllopçisht. Ndersa djali i saj i vogel, Nasli Beça, kalon me marifet klonin, ne vitin 1976, por UDB-ja, ne marrveshje me Tiranen komuniste e kthen ne Shqiperi, dy jave pas arratisjes se tij. Nasli Beça qe sa kishte mbushr 16 vjeç denohet me 10 vjete burg, e regjet ne kapin e Spaçit bashke me nje mije te tjere ku bej pjese dhe une. Pas lirimit ne vitin 1987, e internojne Bulqize. Dhe punonte ne miniere. Por, le te kthehemi ne ngjarjen tone.
Pese grate dhe Eltoni i vogel, te shtyre nga turma, gjenden parballe klonit e oficerevet te policevet te Ministrise se Brendshme. Dikush vjen me nje kazem, nje tjeter me nje shat. Jo larg meje, dergjej perdhe, i mbuluar me gjak Skender BALLIU. Papritmas tundet perdja e hekurt, por reziston. Duart e Nasli Beçes, te Xhemal Totes, te Rem Selamit, te Qemal Kupes, te Saimir Shehut e dhjetra te tjerevet jane me te forta. Nuk zgjat shume, dhe kloni shembet pertoke, ne nje gjatesi rreth 10 metrash. Bie dhe shkelet me kembe, nga vete dibranet, perdja e hekurt. Njerezit vershojne perpara e kalojne midis forcavet te Ministrise se Brendshme. Tre a kater oficere e police ia mbathin e nder ta nder ta, Agim LLESHI, operativi i Peshkopise qe me kishte ndjekur me kelyshet e vet, gjithkund. Ve re se dikush nga kalimtaret e kufirit, heq kemishen e bardhe, e var ate ne maje te nje shkopi te gjate e me gjysmen e trupit lakuriq, e valvit ate, si flamur paqeje. Nuk e harroj ate skene qe me ben gjithmone te kujtoj tabllone e Delacroix -se « Liria udheheq popullin » (La liberté guidant le peuple). Milva ishte ndalur dhe me priste mua qe kisha veshtiresi ne ecje. Kaloj ndermjet oficerevet e policevet shqipetare. Ndalem e i drejtohem nje oficeri shkodran qe kishte ulur si armen, ashtu dhe koken e rinte i menduar : – « Tungjatjeta », i them, – « kjo qe keni bere sot, eshte nje poshtersi. eshte nje maskarallek i papershkruajtur, Nuk qellohet mbi vellezerit, nuk qellon shqipatri mbi shqiptarin, aq me teper se ishim te pambrojtur Ju uroj shendet se bashke nuk shihemi me »!
Ai ma kthen : – « Kush jeni ju qe m’i thoni keto fjale » ? I pergjigjem : – « Jam Astrit Rama ». Me nje buzeqeshje te vogel, me thote : – « Rruge te mbare, o Astrit e paç fat ! Eshte e vertete se nuk do te takohemi me bashke »!
Mrekullia e asaj dite ka qene se asnje ushtar nuk qelloi mbi ne, perndryshe do te ishte bere kerdia.
Nje te hyre ne token jugosllave, ne te dy anet e rruges kembesore, kishte ushtare qe na drejtonin. Pastaj na ndaluan ne nje lendine te vogel rreth 4o m². Na urdherojne te ulemi. Ishim te rrethuar nga ushtare jugosllave e ne prani te tre civilevet. Njeri perj tyre burre i gjate e i pashem, rreth te pesedhjetavet na drejtohet ne gjuhen shqipe : « Tungjatjeta, ju them se jemi te derguar nga qeveria jugosllave, bile jemi kapur ne befasi se nuk ju prisnim. Perseris se ky vend ka rregulla e duam te dime se perse keni ardhur. Prandaj, duhet te zgjedhni nje perfaqesues tuajin me te cilin te komunikojme ». Te gjithe shqiptaret e pranishem therrasin : « Astritin, Astritin »! – « Mire », thote, perfaqesuesi i qeverise jugosllave e folesi ne shqip qe, siç mesova me vone, quhej Sakip KULARI. – « Atehere Astrit, na shpjego se kush jeni dhe perse keni ardhur ne Jugosllavi si ju, po ashtu dhe personat e tjere ». Shkurt, them se quhesha Astrit Rama, profesor i gjuhes frenge, se kisha kryer studimet e larta ne Paris, nga viti 1970-1975, se ne 1976 me kishin arrestuar per agjitacion e propagande (neni 73/1) se kisha bere 5 vjete e gjysem burg (hetuersi e Spaç) e 5 vjete internim (1983-1988), se Shqiperia per mua ishte nje sketerre e vertete. Shtoj se personat e pranishem ndahen ne tri grupe ; ne grupin e pare hyjne individe te kategorise time qe largohen nga Shqiperia per motive politike ; ne kategorin e dyte jane ato persona qe vuajne ekonomikisht e kerkojne nje te ardhme me te mire ne Jugosllavi apo tjeterkund dhe nje grup tjeter qe kane ardhur te shohin njerezit e tyre ne Diber te madhe, pasi kufiri i ka ndare per me teper se 40 vjete. – « Mire, Astrit RAMA, do te zgjedhesh dhe dy individe te tjere nekryesi ». Zgjedh nje minator, djale te ri nga Bulqiza e nje bashkevuajtesin tim te kampit te Spaçit ne Mirdite, Xhema TOTEN qe kishte kaluar 18 vite neper burgje ne Shqiperi.
Pastaj, ne kollone per nje, nisemi drejt nje tereni pas postes kufitare te Bllates. Nje teren rreth 1 hektare fushe ishte rrethuar me ushtare. Per fat te mire, dielli ndriste dhe nuk bente ftohte. Pastaj fotorepore te televizorit te Shkupit na prisnin. Sa shoh Brankon e madh me mustaqe, spikerin e televizorit te Shkupit, shkoj dhe e takoj. I flas ne anglisht. I them se kush jam. Me interviston dhe me premton se do te me ndihmonte.
Isha i ulur ne nje qoshe dhe shihja drejt kufirit nga fsahti Kllopçisht. Shqiptaret vinin ne drejtimin tone, sikur te shkonin ne festen e Pezes. Nje xhips vjen e ndalet shume afer nesh. Zbret Sakip KULARI i shoqeruar nga nje jugosllav Eja Astrit, me thone. Ngjitem ne xhips e nisemi per ne Diber te Madhe. Makina ndalet ne oborrin e komisariatit te policise jugosllave. Me dergojne ne nje zyre dhe hetuesia fillon. Mund te them se pjesen me te madhe te gejravet i dinin. Ajo qe i preokuponte ishte programi i Partise Demokartike shqipetare qe, ne ate kohe, perfshinte krijimin e Shqiperise se Madhe.
Si ne ate dite ne Diber, po ashtu dhe ne Shkup, ku kalova 14 dite ne burgun qendror, hetuesia qe e rrepte, me nje ndryshim me ate shqipetare : nuk perdoren dhune. Ate dite, me sollen nje dreke, pakete makdonaldi qe nuk e hengra, por ia dhurova nipit, kur u ktheva tek vendi i rrethuar me ushtare, pas kater oresh hetuesi, si shperblim te plumbavet qe s’e kishin goditur.
Dielli po i afrohej perendimit, kur shohim nje sere autobuzash e makinash ushtarake te rrjeshtohen, 100 metra larg terenit, ku qendronim e ku numri yne, tashme, e kishte kapercyer 1000. Nje ushtar shqipetar refuzonte te ngjitej ne autobuz e çirrej me te madhe : – « ku me dergoni, a s’e veni re se jam ushtar. Nje te hyre ne Shqiperi, do te me vrasin si dezertor » ! Drango, spikeri i televizionit te Shkupit vjen, me takon e me thote : « all is ok, for You, have a good luck (gjithçka eshtte ne rregull, paç fat).
Ndahem, me lote ne sy, me motren e me nipin . – « Paç fat or vella , – me thote motra se une do te kthehem. Kam burrin ne Shqiperi e tri vajzat. E bera detyren time. Mirupafshim o Milva e ju prifte e mbara ». Hipim bashke me Milven ne Xhipsin e meparshem ku ndodhej shefi i hetuesise se Shkupit bashke me Sakip Kularin e pas 10 minutash, ndodhemi ne komisariatin e Dibres se Madhe. Nuk na dergojne ne biruca, por na lene ne sallen e policevet te sherbimit, ne nje divan, ku kaluam tri nete. Ate nate ne darke, na therret, ne gjuhen shqipe, nje polic. Ishte shqipetar. Na merr e na fut ne nje biruce e na thote : « Isha ne Makdonald dhe ju bleva, me parate e mia, dy racione. Jeni shume dhe nuk mund ta bej kete gje per te gjithe ». Pastaj vazhdon : – « More Astrit, ne jepnin jeten tone per xhaxhin Enver. Ku e dinim ne se ju hanit nje buke qe as qeni s’e ha ketu »! Pastaj na tregon buken, ate buken e zeze me kashte e me gure qe kercellonte e te thyente dhembet, buke qe e kishte gjetur, gjate kontrollit ne torben e nje te riu dibran, ardhur aty, pak me pare, nga Klenja.
Diten e dyte vazhdoi hetuesia dhe diten e trete, na nxorren ne gjyq e na denuan, si Milven, ashtu dhe mua, me 17 dite burg per shkelje kufiri pa leje. Diten e katert, na derguan ne burgun qendror te Shkupit, prane Vardarit. Pas 17 ditesh burg, na hipin ne nje autoburg qe nuk kishte shume ndryshim me ata tanet e na dergojne ne Beograd, ne kampin famekeq te refugjatevet, Padinska -Skela. Te nesermen e arritjes tone ne kamp, takoj nje punonjes te Komisariatit te larte per refugjate ne Beograd (HCR). Pasi me degjon, me propozon te punoja si perkthyes per HCR.
Me 26 qershor 1991, pas 24 vjetesh, kthehem perseri ne France, por kete radhe, pergjithmone.
Me 5 shtator 1991, me operojne ne zemer e me vene nje valve mitrale mekanike. Rifilloj nje jete tjeter, larg frikes, larg spiunevet e deshmitarevet Destan RAZA e Shefki RAZA etj, larg hetuesit mizor Mark NIKA (xhaxhai i te ndjerit, Aleks NIKA) qe, si shulme te tjere, u shndrua ne avokat i popullit. larg prokurorit Ksenofon Peçi qe kerkoi te me denoi me 10 vjete heqje lirie e qe e emeruan me 1996, ne kohe te demokracise, Minister te Drejtesise, etj, etj… !
sa bukur!
si heroizmat e fatbardh pikalishit duken kto story
Mbaruar studimet e larta ne paris ne vitet 197-1975? Mund te genjehet cdo njeri nen moshen 40 vjecare,por ne ate kohe ka qene vetem privileq i njerezve te situr mire nga shteti komunist! Biografia besueshmeria …provat ..etj lidhje te dukeshme e te pa dukeshme me sistemin! Me vjen keq per denimin, por tregoje si te erdhi e jo perradha familjare..e e inate e mllefe ndaj njerezve vetem sipas teje! Dhe jeton ne Paris !!! Njeriu kudo te jetoje tregon vlerat e veta !