Ministria e Arsimit bllokon 51 agjenci, u bënin trajnim fiktiv mësuesve

24 Mars 2016, 15:05Sociale TEMA

Ministria e Arsimit ka pezulluar 51 agjenci private të cilat merreshin me trajnimin e mësuesve, por që cilësia e tyre linte për të dëshiruar.

Në jo pak raste mësuesit, kundrejt një pagese dhënë këtyre agjencive, janë pajisur me çertifikatën që i bën ata përfitues të krediteve pa frekuentuar programin e trainimit.

“Ministria e Arsimit ka bërë dhe një ndërhyrje paraprake, duke pezulluar veprimtarinë e 51 agjencive që realizonin trainimin e mësuesve. Jo të gjitha ato vepronin konform standardeve për të cilat ishin akredituar, por vepronin si agjenci shit-blerje kreditesh”, deklaroi ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.

Niveli i ulët e përgatitjes së mësueve u reflektua dhe në rezultatin e testimit të afro 17 mijë e 600 mësuesve të sistemit parauniversitar, ku 10.7% u vlerësuan dobët, 63.9% në nivel mesatr dhe 24.7% rezultuan të kishin përgatitje të mirë profesionale, raporton TCH.

Ministrja Nikolla theksoi se, tanimë do të ketë një skemë të re të kualifikimit të mesuesve, e cila do të ndërtohet në bazë të këshillave dhe sugjerimeve të ekspertëve ndërkombëtare që janë duke zhvilluar një konferencë shkencore me ekspertë shqiptarë të arsimit në Tiranë.

4 komente në “Ministria e Arsimit bllokon 51 agjenci, u bënin trajnim fiktiv mësuesve”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Kualifikimi i mësuesve ka ecur me ritme shume me te shpejta se detyrimet e Ministrisë se Arsimit per paisjen me labratore te shkollave !

  2. mero i bazit te canes says:

    jepeni edhe kualifikimin me koncesion, mundesisht ndonje burri a vellait tuj !
    Pse ere, nuk u mjaftoka diploma mesuesve po duhet te votojne te te gjithe delenxhinjte, injorantat dhe xhahilat qe marrin ministrine nje here ne 4 vjet !

  3. Sofra says:

    Sa na kushtoi financiarisht ky eksperiment?

  4. Shoku shpati says:

    Keto agjensite i Kane nda paret me ju
    Se juve nuk ju shpeton as dhjami i pleshtit
    ATA Jane mesuesit qe keni futur ne Pune me pare.
    3000-5000 euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje