Rriten frikshëm me 439% kërkesat për azil nga shqiptarët në 2015, ikin të rinjtë

24 Mars 2016, 10:36Sociale TEMA

Numri i kërkesave për azil të shqiptarëve në vendet e Bashkimit Europian ka shënuar një rritje të frikshme në vitin 2015. Sipas të dhënave të Eurostat, numri i azilkërkuesve nga Shqipëria është rritur me 439%, duke arritur në gati 66 mijë në vitin 2015, nga 12.2 mijë që ishin një vit më parë. (Të dhënat e marra nga studimi i Eurostat: http://ec.europa.eu/eurostat/statistics-explained/index.php/Asylum_quarterly_report).

Këtu janë të përfshirë vetëm individët që janë regjistruar si azil kërkues në vendet e BE-së, ndërsa numri total i të larguarve (jo vetëm në BE, por dhe në SHBA) është vështirë të matet, por gjithsesi ai është më i lartë se 66 mijë.

Në pjesën e të madhe janë të rinjtë ata që po ikin. Sipas të dhënave të detajuara të Eurostat, po për vitin 2014 (për 2015 nuk janë publikuar akoma), për Shqipërinë, grupmosha nga 18 deri në 34 vjeç përbënte gati 45% të totalit të azilkërkuesve për Shqipërinë. Shqipëria e ka shumë të lartë dhe përqindjen e fëmijëve që ikin me prindërit e tyre, teksa grupmosha 0-13 vjeç zinte 26% të totalit të azilkërkuesve.

Rritja e numrit të të ikurve në 2015-n pritet të japë ndikim të ndjeshëm në ekonomi duke u bërë jo vetëm një element për uljen e potencialit të rritjes ekonomike të vendit dhe konsumit, por dhe një mungese direkte në ofertën e krahut të punës në Shqipëri. Bizneset, në fakt, kanë filluar të ndiejnë pasojat e largimit të fuqisë punëtore, që në një pjesë të konsiderueshme ka qenë e kualifikuar.

Bizneset e Call Center, ato të fasonit, të industrisë së përpunimit, teknologjia e informacionit po vuajnë pasojat e ikjes në emigracion të forcës së kualifikuar të punës. Sipërmarrjet e rretheve po rezultojnë më të prekura nga fenomeni i emigracionit. Edhe shëndetësia po alarmohet për ikjen e mjekëve.( Lexo:Emigrimi i punonjësve fut biznesin në krizë).
Sipas shifrave të bëra publike nga raporti i Eurostat, në tremujorin e katërt, 70% e azilkërkuesve shqiptar duan që të jetojnë në Gjermani, ndërsa kërkesat e tjera ndiqen nga Franca, Suedia, Hollanda dhe Britania e Madhe.

Muajt e fundit vëmendja e shumë mediave botërore u drejtua te kriza e emigrantëve, një ndër sfidat që ka Europa momentalisht. Në mesin e shtetasve sirianë, afganë dhe irakianë, të shumtë në numër ishin edhe shqiptarët, sikurse edhe fqinjët ballkanas nga Maqedonia, Kosova, Serbia etj.

Edhe pse shteti Gjerman publikoi listën e shteteve të sigurta, ndër të cilat edhe vendi ynë, i cili nuk kishte arsye të kërkonte azil, shqiptarët sërish kanë kërkuar të jenë pjesë e kësaj tokë europiane, si dhe të tjerave, duke iu referuar shifrave sipas tremujorëve.

Ndërsa muaji që shqiptarët kanë kërkuar më tepër azil ka qenë gushti i vitit 2015, me kërkesa rekord prej 9345, ndërsa tremujori i tretë i 2015 (që dominon me kërkesat më të larta për azil) ka në total 26’575 të tilla.

Sa i përket përgjatë gjithë vitit 2015, në Gjermani Shqipëria renditet pas Sirisë për kërkesat për azil, me 12% të totalit të tyre, apo 53 805 kërkesa vetëm në 2015.

Tendenca e kërkesave për azil përgjatë 2015 ka pasur rritje sidomos në tremujorin e tretë në 2015, ndërsa vihet re që periudha më e “vakët’ është tremujori i parë i 2015./ Monitor

4 komente në “Rriten frikshëm me 439% kërkesat për azil nga shqiptarët në 2015, ikin të rinjtë”

  1. Artemisa says:

    Thuaj pastaj, po deshe, qe rinia jone nuk eshte edhe e qorruar edhe shume budallaqe.
    Po a mund te iket nga nje vend , te cilin, Rilindja e ka bere Bahce me lule, ku lulezon mireqenia dhe bolleku, ku mund te besh 2-3 pune pasi vendet e punes jane pambarim.
    A mund te iket nga nje vend ku taksat jane fare simbolike ?
    A mund te iket nga nje vend ku siguria publike eshte ne nivelin maksimal?
    Me siguri keta te rinj jane te indoktrinuar nga propoganda borgjezo-revizioniste dhe kane lene pas dore studimin dhe mesimet e Kongresit te Partise .

  2. kafshati says:

    komb debil!
    kan vendin me te bikur ne europ,nga me te bukrit ne bot.
    kan klimen me t mir ne bot
    kan mal det liqen uj,gur,fush,pyll,perrenj,bor,diell,shi,er,ngroht ftoft,vap,acar,..
    k cdo gjo qe zoti I jep nji planeti per me mshtet jeten e gjallesave. kan naft hekur krom nikel baker bitumm ,…
    kan nji kompakrsi kombtare gjuh unike,zakone tradita te mbara histori,kultur te trashgume,fqinj me karakter antic dhe modern,jan komb I asht ne zonen e lasht qytetnuese.
    jan ne europ..
    jan ne mesdhe,qe esht deti qe ka plazhet me t bukra ne bot,sepse batica dhe zbatica eshte minimale per arsye se esht det liqen gjigand. gjibraltari esht si valvol sigurimi per te shfry presjonin e tepert te bombles se gazit qe quhet Mesdhe.
    ne vendet e tjera batica dhe zbatica e zbulon balten e detit plazheve sikurse kurvari breket e pista te prostitutes. dhe leshterik si lesh pidhi gjithanej
    por jan komb trap dhe I keq. sepse vetem me pak vemendje dhe kujdes minimal mund te zgjidhnin njerzit e duhur si lidera te cilet vetem me pak durim do ta benin shqipnin vendin ku do te donin te emigronin nga gjith bota.
    por shqiptart jan te kqinj. s ja dun te miren shoshoqit duke bo qe te gjejn te keqen per veten e tyre, sipas parimit kush I bo gropen tjerit bje vet ne grop.
    edhe shqiptart historikisht I bejn keq tjetrit dhe mbeten pervete ne nivele ligsije kombtare pasandaj sepse I ligu ligsht ngelet dhe bje ne ligsi.
    ta kishin shqipnin italjont gjermont anglest frankest .. suedest norvegjest do ta kishin bo nji perl mesdhetare..
    edhe kinest do ishin zhvillu me shum sesa shqiptart.
    vetem shqiptart dhe zezakt afrikan kan te njejtin nivel zhvillimi.
    kafsha nuk don zhvillim
    kafsha mjaftohet me hu n kurriz.

  3. taso kume says:

    PO ku i keni FAZONET o ,po pse keta jashteqitja e ekonomise ITALIANE E GREKE do frenojne levizjen e lire te rinise ,me nje muaj pune ne keto ndermarje harijne dot te mbajne familjet SHQIPTARET kur çmimet i kalojne dhe vendeve fqinje, po pse vetem ne SHQIPTARET PASKEMI QENE TE MALLKUAR,25 vjet nje politikan me mut se tjetri,shpellari e mbolli pemen shtrember ,ky tjetri e filloje te ndertoje shtetin e te drejtes nga lakrat e qepet,si su be njeri bure shteti ta fillonte me monopolet nga larte dhe me vone nga poshte nga prakalidhet.

  4. @ says:

    Nje gje eshte e qarte fillimi dihej Por fundi sdihet akoma sa do vazhdoj kjo komedi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje