MPB paralajmëron qytetarët: Dy ditët e ardhshme pritet ulje temperaturash, reshje shiu e bore

23 Mars 2016, 18:24Sociale TEMA

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se gjatë dy ditëve në vazhdim pritet një përkeqësim i fortë i motit, që do të shoqërohet me ulje temperaturash dhe reshje intensive shiu dhe bore.

Sipas buletinit të Institutit të Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) moti, në të gjithë territorin e vendit pritet të ketë reshje shiu, ndërsa në zonat mbi 600 metra mbi nivelin e detit, parashikohen edhe reshje bore.

Në qarqet Shkodër, Vlorë dhe Korçë parashikohet të ketë reshje më intensive se qarqet e tjera.

Për t’u paraprirë situatave të vështira e problematike, MPB ka udhëzuar prefektët dhe përfaqësuesit e pushtetit lokal që kanë përgjegjësi për parandalimin dhe përballimin e situatave emergjente, të marrin masat e duhura në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve.

Sipas udhëzimeve të dhëna, Zyrat e Emergjencave në bashkëpunim me Prefektin do të kontrollojnë gatishmërinë e forcave dhe mjeteve të subjekteve shtetërore dhe private në fushën e shërbimeve për komunitetin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje