120 familje të një pallati në Lagjen 9, në Durrës, i cili gjendet në zonën prapa Poliklinikës së Specialiteteve, që prej vitit 2002 nuk kanë mundësi të regjistrojnë pronën e tyre pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.
Shkak është bërë një konflikt i hapur ndër vite midis një prej pronarëve të truallit me subjektin ndërtues, duke sjellë kështu edhe pasoja për banorët dhe biznesin.
Dje, përmbaruesit gjyqësorë, të mbështetur edhe nga Policia e Shtetit, kanë shkuar dhe kanë zbatuar me forcë një titull ekzekutiv, duke hapur me forcë qepenin e një dyqani në të cilin pretendohej pronësia e një pjese të sipërfaqes së tij.
Sipas banorëve të pallatit dhe përfaqësuesve të subjektit ndërtues, kunata e presidentit Bujar Nishani, e quajtur Teuta Nishani, është ajo që pretendon një pronësi në këtë pallat. Madje, banorët dhe përfaqësuesit e subjektit ndërtues thonë se pretendimi i saj mbështetet mbi dokumenta false.
Kallëzuesja Brikena Balla ne cilesine e porositesit, ka lidhur kontraten e Sipermarrjes te dates 20.08.2007 me Shoqerise “ Rajfi” sh.p.k., ne cilesine e sipermarresit, me qellim perfitimin e nje ambjenti te zerit ndertimor Dyqan, me siperfaqe 44.5 m/2, ne pallatin qe eshte ndertuar nga shoqeria, ne Lagjen Nr.4 Rruga “ Enver Zazani” Durres.
“Ne kushtet kur une kallëzuesja kam permbushur te gjitha detyrimet, nga shoqeria me eshte bere dorezimi i ambjentit, ne perputhje me kontraten e Sipermarrjes.
Me shkresen me nr. 245/24 Prot te dates 15.03.2016, me Lenden Njoftim, une kallëzuesja jam njoftuar nga Permbaruesi Gjyqesor Helidon Xhindi, ne lidhje me kryerjen e veprimeve permbarimore te cilat sipas tij kryheshin ndaj debitorit Ramadan Gugashi, per llogari te kreditores Teuta Nishani. Nga permbajtja e shkreses e cila me njoftohej mua kallzueses, sqarohej se kreditores do ti vihej ne posedim siperfaqet prej 159.2 m/2 ambjent banimi, 16 m/2 siperfaqe lokali dhe 29.5 m/2 siperfaqe garazhi.
Nga permbajtja e shkreses, nuk konstatoja asnje lidhje mes meje kallzueses dhe kreditores teuta Nishani, nderkohe qe edhe pershkrimi I ambjenteve te cilat do ti viheshin ne posedim kesaj te fundit, nuk perputheshin me lokalin ne pronesine time. Po keshtu sqaroje, se une kallzuesja nuk kam qene ne asnje rast, pjese e asnje procesi gjyqesore, ne cilesine e pales se paditur, dhe per rrjedhoje nuk kam per asnje shkak ligjore, cilesine e debitores, ndaj shtetases Teuta Nishani. Po keshtu nga konstatimi i permbajtjes se njoftimit qe me ka derguar permbaruesi gjyqesor, konstatoj se ky detyrim qe rrjedh nga vendimi Gjyqesor Nr. 1912 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres, i lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Durres, njeh si debitor jo shoqerine Rajfi sh.p.k., por z. Ramadan Gugashi, me te cilin une kallzuesja nuk kam kryer asnje veprim juridik, dhe nuk kam as cilesine e kreditores dhe as te debitorit, pasi detyrimi im ka qene perkundrejt shoqerise Rajfi sh.p.k., dhe per me teper eshte nje detyrim te cilin une e kam permbushur qe ne vitin 2006.
Permbaruesi gjyqesor ka ekzekutuar detyrimin daj pasurise se nje personi i cili nuk eshte debitor, dhe as posedues i pasurise se debitorit, por pronar i nje pasurie te cilen e ka fituar konform ligjit me ane ten je veprimi juridik, te vlefshem.
Permbaruesi gjyqesor nuk ka bere pozicionimin e vendodhjes se siperfaqeve mbi te cilat do te shtrihet ekzekutimi i detyrueshem, te cilat pa me te voglin dyshim nuk mund te jete pjese e siperfaqes dyqan prej 44.5 m/2.
Permbaruesi nuk ka verifikuar gjendjen juridike e te pasurise, dhe ne vijim nuk ka bere vendosjen e sekuestros mbi pasurine e debitorit, pasurie e cila duhet te ishte ne baze te vendimit e Ramadan Gugashit, por asnjehere e kallzueses.
Permbaruesi nuk ka bere individualizimin e siperfaqeve qe ai kerkon te vere ne dispozcion te kreditorit, duke mos percaktuar se ku ndodhen konkretisht keto siperfaqe, cka per rrjedhoje mund te passjelle, ekzekutimin mbi objekte te cilat kane kaluar ne pronesi te te treteve;
Permbaruesi nuk ka bere regjistrimin e ketyre pasurive ne ZVRPP-ne Durres, ne emer te kreditorit, qe per efekt te natyres qe ka sendi mbi te cilin kryhet ekzekutimi, pasuri e paluajtshme, do te duhet ti paraprinte lirimit te objektit dhe dorezimit tek kreditori;
Permbauresi Gjyqesor eshte duke vepruar ne kundershtim me nenin 560 te K.Pr.Civile, ku parashikohet, se perpara ekzekutimit te detyrueshem, ne lidhje me pasurite e paluajtshme, duhet fillimisht te procedohet me venien e sekuestros mbi sendit. Vetem pasi te jete vene sekuestroja procedohet me verifikimin e faktit nese mbi sendin rendojne detyrime ne favor te te treteve, dhe vetem pasi te konstatohet nje fakt I tille, pra qe sendi nuk eshte i barresuar nga te tretet, apo qe sendi nuk eshte ne pronesi te te treteve, procedohet me ekzekutimin e detyrimit”, thuhet në ankesën e Brikena Ballas.
Me titullin ekzekutiv në dorë, përmbaruesit gjyqësor janë përplasur dje me pronarin dyqanit, ku kërkon pjesën e saj zonja në fjalë.
Ndërkohë, Aranit Roshi, përfaqësuesi ligjor i subjektit ndërtues të pallatit, në një prononcim për mediat, denoncoi shkelet ligjore që janë bërë nga pronarja pretendente e truallit.
Une jam banor i vjeter i Durresit.
Pikerisht ne ate vend eshte trualli qe i perket
familjes Nishani.Pronar i truallit eshte
Fatmir Nishani qe Presidentin e ka djale
xhaxhai.
Ne video duket qarte pronari firmes ndertuese
qe ka te gjithe dekumentacionin e familjeve
qe dhane truallin per ndertim dhe besoj se eshte
ndonje loje e tij qe te nxjerr me gisht ne goje
familjen e Fatmir Nishanit,familje qe perbehet
vetem nga Teuta dhe e bija mbasi Fatmiri ka kohe
qe pati nje vdekje tragjike.
NIshanet dhe soji sorollopi i tyre kane bere kerdine me pronat me doumenta fallco. Besoj se dhe ketu eshte e njenjta metode.
Shkoni me kujdes cfare kane bere fisi Odetes ne Elbsan me pronat cfare skandalesh jane bere.
Kur Nishani ishte minister gjykatesve i vinin njerez te posatshem nga ministria ti tregonin cfare ceshtje duheshin gjykuar dhe si duheshin gjykuar.
Ti Alpin ja fut kot si gjithmon.
Shtoj se pallati ndodhet ne Lagjen NR 4.
Teuta Nishani eshte nje hajdute qe kerkon te legjitimohet me dokumenta fallso.zoteria qe duket ne video eshte Bardhi Subashi ai eshte pronar i truallit.Dhe kerkoni dokumentat dhe do gjeni qe teuta nishani vazhdon te jete ne gjyqe me pronaret e truallit.
O Alpin MOS u lodh
ATA s’ duan te shkoje prima te i Zoti
Se 80% Jane pa prona.
Po si i perket familjes nishani kur keta jan gjirokastrit?!kush ja u dha tokat ne durres syt e vet qe ti pellcasin
Do vije shume shpejt fita qe ky vjedhes pronash dhe vjedhesit nga familja e gruas se toj ti lthejne mbrapsht nje nga nje te gjitha pronat e vjedhura dhe te tjetersuara…
Alpin ,une jam banor i Durresit.Qe te te besoj se vertet je durrsak,bej publik emrin tuaj dhe mbiemrin.Ndryshe je alpin vertet.
Kasem loqja emrin ta thone..
Po kjo Nishani mos eshte gje valle gruaja e gjykatesit apo prokurorit me sakte – vella i Nishanit ne Durres?
Ky vellai i presidentit Nishani u ka qire nonen me themeli tere pronareve te vjeter te Durresit, ne dobi te kartelit te droges. Pyesi, germoni, investigoni, – ju gazetaret e demokracise – te durrsaket e vjeter, jo te mocaloret, dhe do te me besoni.
?????????
Po te ishte ne ndonje vend tjeter, ky pseudo president do ishte shkarkuar me ceremoni. Ky eshte dora dhe truri i Sali Berishovicit, antishqiptarit me te madh te te gjitha koherave.
Keshtu bejne lamashet kur u vjen orari I ikjes.. Pas meje, qameti.. Sic trajtuan buxhetet e invalideve, sipermarresve etj etj, tani jane kthyer te mbarojne punet e tyre personale se e dine qe do ikin me gisht ne goje dhe s’kthehen me mbrapa.. Zhvatje deri ne palce per kete popull te renuar.. Ahh moj mazhorance qe ke kartonat dhe rri urte e I nenshtrohesh nje grusht njerezish…
Zoti Baze,nje pyetje kisha une…ja e nxorret si lajm…vetem kaq???ME cfare lexova me lart mu rrenqeth mishi…si eshte e mundur ta shkaterrojne njeriun keshtu dhe askush nuk reagon.Me kete nuk cuditem qe nje dite mund te na bjere seicilit nga ne i njejti hall.Zoti na ruajte!!!!
Po se je nga gjirokastra nuk do te thote se nuk ke prona,edhe gjirokastritet jane martuar ne Durres,e pikerisht me durrsak me mbiemer Subashi,
Po e kujt eshte prona e Ramadan Gugashit? banoret e hershem qe kane jetu aty e dine shume mire se e kujt eshte prona.Edhe vete Teuta ka jetuar per shume vite ne ate shtepi per te cilen behet fjale,po me firmat ndertuse gjithmon keto probleme kane pronaret e tokes.
Me vjen keq per ato me siper,Teuta nuk eshte gruaja e asnjerit te vellezerve te presidentit.Nuk thoni shume mire qe zbatohet ligji,shkon prona tek i zoti ,por i jepni ngjyra sipas politikes,Gazetarja, Klodi , qe mori ne pyetje avokatin duhet te kishte mare ne pyetje edhe palen tjeter, sic duket jane interesa te tjera ne mes,Te gjitha keto vertetohen me dokumenta.
Konfliktin Teuta nuk e kishte me banoret e pallatit,por me firmen ndertuse,Rajfi Shpk,ramadan Gugashi.
Investigoni z.Baze se do te shihni se si gjithshka eshte e stisur me shume kujdes. Ti Bora meqe e njihke zonjen duhet ta dish edhe fillin e verrete te historise. Po paté interes te tregoj edhe per documentato fallco te kopsitura qe Teuta Nishani ka bere per te perfituar padrejtesisht
O Bora mos e ke rastesisht Teuta emrin…..Ns po ti e di me mire se ne te gjithe se me ke e ka konfliktin Teuta…….une jam nga durresi dhe halla ime jeton te ai pallat…keshtu I di aq mire gjerat dhe nuk flas kot.Isha aty dhe quhem Eri me shikon dhe me video….po keta kameramanet jane te njeanshem,pse nuk e nxjerrin pjesen kur ulurinte Teuta sa te kem Bujar Nishanin nuk e rruaj per njeri.Me falni per fjalorin po duhet ndonjehere
Teuta eshte vajza e xhaxhait te nje emri te besuar te saliut fatos dervishi dikur prokuror